web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pasojat e zjarreve/ Shërbimi Veterinar inventarizon kafshët e bagëtitë e djegura

13 Gusht 2025, 18:09, Aktualitet CNA

Pasojat e zjarreve/ Shërbimi Veterinar inventarizon kafshët e

Zjarret e shumta të ditëve të fundit në vend  kanë nxjerrë në terren edhe Shërbimin Veterinar.

Siç bëhet e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, Shërbimi Veterinar në DRVMB Elbasan, me drejtues Spiro Hunçin, së bashku me stafin veterinar të Zyrës Vendore të Veterinarisë Gramsh, nën drejtimin e përgjegjësit të sektorit veterinar Fatmir Ozuni , janë sot në Njësinë Administrative Skënderbegas, ku po zhvillohet procesi i evidentimit dhe inventarizimit të kafshëve të ngordhura, djegura apo asfiksuar si pasojë e zjarrit.

Mësohet se kjo veprimtari po zhvillohet së bashku me strukturat vendore të emergjencave dhe banorët e zonës.

Në këto zona po kryhet groposja dhe asgjësimi i kontrolluar i trupave të kafshëve, në përputhje me kërkesat e sigurisë veterinare dhe mbrojtjes së mjedisit.

Kjo ndërhyrje e koordinuar synon të parandalojë përhapjen e sëmundjeve dhe të garantojë sigurinë shëndetësore e mjedisore në zonën e prekur./CNA





Lajmet e fundit nga