web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manja: Në periudhën janar-korrik, rreth 4 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas

13 Gusht 2025, 14:07, Aktualitet CNA

Manja: Në periudhën janar-korrik, rreth 4 mijë qytetarë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë me dije se gjatë periudhës janar-korrik, mbi 3700 qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas Manjës, ministria u ka qëndruar pranë njerëzve që kanë më shumë nevojë duke u ofruar ndihmë juridike falas.

“Gjatë janar–korrik 2025, mbi 3,700 qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas nga Ministria e Drejtësisë, duke u qëndruar pranë atyre që kanë më shumë nevojë.

Me përkushtim të palëkundur, vijojmë të garantojmë dinjitet dhe akses të barabartë në drejtësi për çdo qytetar!”, thekson Manja./ CNA





Lajmet e fundit nga