“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...

Korça do të hapë mbrëmjen e sotme siparin e edicionit të 19-të të ‘Festës së Birrës’, ngjarja që prej vitesh ka fituar statusin e eventit më të madh veror në Shqipëri. Për pesë net me radhë, qyteti juglindor do të jetë destinacioni kryesor i turistëve vendas dhe të huaj.
Sipas nënkryetares së bashkisë, Benila Themeli, ky është një sukses i radhës jo vetëm për institucionin dhe organizatorët, por për të gjithë qytetin, i cili për këto ditë jeton në ritmin e muzikës, festës dhe turizmit.
“Edicioni i 19-të i Festës së Birrës është suksesi i radhës, jo vetëm për bashkinë dhe agjencinë implementuese të eventit, por i qytetit të Korçës që kthehet në pesë ditë në destinacionin e preferuar të verës. Në verën e nxehtë të këtij viti, hotelet e Korçës janë të prenotuara nga shumë vizitorë vendas e të huaj, që do të thotë se bashkia me ideologjinë që nisi 19 vite më parë këtë event, ia ka dalë në këtë rrugë të konsoliduar që është zhvillimi i turizmit, bazuar në krejt potencialin e mrekullueshëm që Korça ka”,-tha Themeli.
Në këtë edicion, risia është pjesëmarrja e tetë kompanive të birrës nga vendi dhe rajoni, si dhe tri kompanive të nënprodukteve të mishit, të shoqëruara nga dhjetëra mbështetës e partnerë të tjerë. Për herë të parë, festa ofron Wi-Fi falas për të gjithë pjesëmarrësit dhe hyrje pa pagesë, duke e bërë edhe më të aksesueshme për publikun e gjerë.
“Risia e këtij viti është se ka një numër shumë të madh të birrave pjesëmarrëse. Janë 8 kompani pjesëmarrëse këtë vit, 3 kompani të nënprodukteve të mishit dhe shumë mbështetës të tjerë të eventit, të cilët i janë bashkuar bashkisë në këtë event që ka marrë trajtën e festës më të madhe verore në Shqipëri. Do të kemi disa surpriza, përveç këngëtarëve të ftuar të huaj dhe programit me emrat më të mirë të muzikës shqiptare. Do të kemi për herë të parë WiFi falas për të gjithë pjesëmarrësit në Festën e Birrës, do të kemi hyrje pa biletë për të gjithë”,-tha Themeli.
Atmosfera festive nuk kufizohet vetëm në sheshin ku mbahet koncerti kryesor. Pazari i Vjetër është shndërruar në një tjetër skenë të gjallë, ku organizohen koncerte çdo natë, ndërsa baret, lokalet dhe klubet e Korçës kanë programe të veçanta për të gjitha netët e festivalit. Vizitorët që zgjedhin të kalojnë këto ditë në Korçë do të gjejnë jo vetëm muzikë nga artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj, por edhe një gamë të gjerë aktivitetesh që e bëjnë qytetin plot jetë dhe energji.
“Ajo që më gëzon është që biznese të tjera në qytet kanë organizime të lidhura me Festën e Birrës, që nga Pazari i Vjetër që bashkia dhe organizatorët kanë instaluar një skenë, e do të kemi koncerte në çdo natë. Edhe në lokale, bare dhe vende ku zhvillohet jeta e natës në Korçë, kanë dedikuar programe të veçanta për të pesta netët e Festës së Birrës. Nëse vjen në Korçë në këto ditë e në fundjavë, ke çfarë të bësh, jo vetëm për kënaqësinë që festa do të ofrojë, por edhe për aktivitetet dhe atmosferën”,-tha Themeli.
Festa e Birrës në Korçë nuk është vetëm një event argëtues, por edhe një motor i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale. Me një ofertë të pasur kulturore, gastronomike dhe muzikore, ky edicion i 19-të pritet të thyejë rekordet e vizitorëve, duke e konfirmuar edhe një herë Korçën si kryeqendrën e verës shqiptare./CNA
Zjarret në Delvinë vijojnë me intensitet në disa zona. Pë...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka ripërsëritur edhe sot thir...
Shqipëria po digjet nga flakët. Prej ditësh pothuajse në t...
Nënkryetari i Bashkisë Delvinë, Filip Xuxi, është dërguar ...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë me dije se gjat...
Situata e zjarreve në Delvinë duket të jetë jashtë kontrol...
Situata paraqitet alarmante edhe në Liqenin e Zi në Zërqan...
Presidenti i KISH, Dom Gjergj Meta, u ka bërë një thir...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikë...
Policia po vepron me dorë të hekurt ndaj personave që kanë...
Të dhëna të reja janë mësuar në lidhje me situatën e zjarr...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se është aktivizuar ...
Situata nga zjarret paraqitet alarmante në fshatin Velçan,...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se për të gjith...
Policia ka arrestuar dy persona të cilët kanë ndezur zjarr...
Gjykata e Posaçme ka vendosur të rrëzojë kërkesën për liri...
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat mbi situatë...
Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje urgjente banorëve ...
Avokati Kujtim Cakrani ka bërë me dije se ka braktisur sea...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me zjarret në S...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...