Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...

Ministria e Infrasktrukturës ka shpallur fituesin e garës së hapur ndërkombëtare për transformimin e autostradës Lekaj Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko Jonian.Ministria e Infrastrukturës, në përfundim të garës së hapur ndërkombëtare, ka shpallur fitues të këtij segmenti, bashkimin e 8 kompanive shqiptare të kryesuara nga kompania e ndërtimit Fusha.
Një nga investimet më strategjike për zhvillimin e turizmit. Ky është një investim që do të sjellë një lëvizje më të madhe drejt Jugut të vendit në lidhje me turizmin.Korridori Adriatiko Jonian ndryshe i quajtur dhe Korridori Blu, duket se tashmë po fillon hapat e sigurt.

Pas segmentit Kashar-Thumanë, tashmë një tjetër segment do t’i japë një frymë të re jugut të vendit, do të rrisë shpejtësinë e lëvizjes së mallrave të njerëzve, do t’i jap një fluks të madh turizmit në aksesin nga veriu në jugun e vendit.Ky segment është i gjatë 46 km dhe është pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian dhe pritet që falë këtij investimi të transformohet autostrada duke krijuar një standart të ri, si ai i segmentit Fier-Vlorë.

Parashikohet që autostrada të zgjerohet në kategorinë B, mbyllja në të dy anët e saj me guardriela mbrojtëse, duke eliminuar hyrje-daljet vend e pa vend dhe aksidentet e shumta që kanë ndodhur deri tani.Të gjitha rrethrrotullimet në segmentin Rrogozhinë-Lushnje dhe kryqëzimet në kuotë në segmentin Lushnje-Fier do të eliminohen tërësisht dhe për këtë është parashikuar transformimi i tyre në nyjë me standard si mbikalime apo nënkalime për automjetet dhe këmbësorët.
Numri i këtyre veprave të reja mbikalimesh apo nënkalimesh, sipas projektit paraprak, llogaritet në rreth 20 të tilla në 46 kilometrat e saj. Projekti parashikon dhe ndërtimin e disa kilometra autostradë të re si rezultat i eliminimit të kthesave që nuk përshtaten me standardin e kërkuar, si dhe disa ura të reja përfshirë dhe atë mbi lumin Shkumbin për rrugën dytësore.

Ky bashkim operatorësh do të ndërtojë rreth 90 km rrugë të reja me nga 2 korsi. Rrugët dytësore do të lidhin zonat e banuara në të gjithë gjatësinë dhe nëpërmjet mbikalimeve do të lidhen me njëra-tjetrën të dy krahët e autostradës.
Nga ky investim, asnjë banor nuk do të jetë i detyruar të paguajë për qarkullimin. Gjithashtu, parashikohet që pagesa për përdoruesit e autostradës do të vendoset vetëm pasi të jenë ndërtuar rrugët paralele dhe mbikalimet që bëjnë të mundur qarkullimin e të gjithë banorëve të zonave në të gjithë gjatësinë e kësaj autostradë.
Vlera që do të investojnë 8 kompanitë shqiptare do të jetë 320 milionë euro dhe do ta operojnë për 35 vjet për t’ia transferuar shtetit në përfundim të kontratës. Pagesa për kalimin në trupin e autostradës do të jetë 0,040 euro për kilometër dhe do paguhet për aq kilometra sa do të përdoret nga automjetet ndërsa automjetet që do ta përdorin në të gjithë gjatësinë prej 46 kilometrash do të paguajnë 1.84 euro.

Transformimi i kësaj autostradë bashkë me ndërtimin e të gjithë rrugëve dytësore dhe veprave të artit, do të realizohet vetëm për 30 muaj, sipas propozimit të konsorciumit të 8 kompanive shqiptare.
Ministria e Infrastrukturës është në fazë shqyrtimi të ofertave të kompanive për ndërtimin e autostradës Kashar-Pezë-Lekaj me një vlerë investimi prej 475 milionë euro dhe të asaj Milot-Thumanë me vlerë 45 milionë euro, të cilat bashkë me koncensionin e Kashar-Thumanë që po ndërtohet nga kompania Gener 2, mbyll të gjithë gjatësinë me autostradë të kategorisë së lartë nga Miloti deri në Fier./ CNA.al
Eksperti i aksidenteve rrugore, Fisnik Zicishti, ka bë...
Plagosja e Kryetarit të Bashkisë Divjakë, Prokuroria L...
Dua Lipa do të mbajë një koncert falas në Tiranë për 1...
Gazetarja Klodiana Lala, ishte sot në një intervistë ndrys...
Kauza e inceneratorëve është një nga çështjet më të më...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka vijuar me akuza për Portin ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehet se Port...
Policia ka zhvilluar një aksion në zonën e Qafë-Kasharit, ...
"DW": Cili ishte qëllimi i vizitës tuaj zyrtare, njëdi...
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e ...
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e ...
Mëngjesin e sotëm dyshohet se në një kishë në Korçë, është...
Gjykata e Lushnjës ka vendosur masën arrest me burg për sh...
Një foto që sjell anën tjetër të deputetit, të Lulzim Bash...
Analisti Fatos Lubonja është një nga emrat që përpiqet të ...
Popullsia e botës sot i ka kaluar tetë miliardë njerëz, nj...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e sheh fu...
“Çifti i luksit”, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta,...
A është vërtet diplomacia vazhdimi i luftës me mjete të tj...
Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të fort...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...