Shkrumbohet banesa në Maliq
Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Veliternë të Ma...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se Reforma Territoriale e bërë pas ardhjes në pushtet të PS-së, goditi rëndë interesat e qytetarit shqiptarë dhe zhvillimin e vendit.
Berisha tha se kjo reformë kishte kriter vetëm vjedhjen e votën dhe fshiu dhjetëra bashki e komuna. Sipas tij, gjithçka që solli reforma ishte largimi i shqiptarëve nga vendi.
“Reforma apo shkatërrimi që iu bë qeverisjes vendore pas ardhjes në pushtet të partisë së krimit, është një nga goditjet më të rënda që iu dha interesave të qytetarit shqiptar, që iu dha zhvillimit të vendit në mënyrën më absurde që shkon gjer në një krim kombëtar në Shqipëri, vendin që rreth 75-80% të territorit të saj e ka malor dhe kodrinor, u vendos një model që nuk ekziston gjëkundi, as në vendet më të sheshta të botës.
Pra, ky vend me territorin më malor u vendos në një model të fshirjes së popullatës nga këto territore. Dhe sot që kryeinjoranti, dhe jo vetëm një kryeinjorant, por është një armik që bëri këtë reformë, zbaton Paketën e Maleve në Maminas. Se atje ku janë malet, banorë nuk ka më, ose nuk ka shumë banorë. Nuk ka më vlerë asnjë investim atje me këtë akt që ky bëri.
Antireforma që iu bë qeverisë vendore kishte dy kritere themelore: vjedhjen dhe votën. U shuan me një të rënë të lapsit me dhjetëra e dhjetëra komuna dhe bashki kundërshtare, dhe u bënë ndarje të tilla, ku në një korpus prej 1 milion banorësh ka vetëm 4 njësi të qeverisë vendore, dhe në një korpus me 120 mijë banorë ka 7 njësi të qeverisjes vendore. Krahasimi është Tirana dhe Gjirokastra. A mund të imagjinoni ju, në një kohë kur Kashari është qyteti i 9-të në vitin 2011, ka qenë qyteti më i madh i Shqipërisë në banorë, në regjistrimin e vitit 2011. Se regjistrimi i fundit është i falsifikuar, asnjë shqiptar e ftoj të mos i referohet, se janë shifra të gatuara një vit rresht në institutin e mashtrimit të statistikave.
Pra, nuk ka paralel. Në qoftë se merr Zvicrën, një vend malor, ka 2110 bashki. Në qoftë se merr, Austrinë një nga vendet më malore, ka 2095 bashki, apo njësi të qeverisjes vendore. Kurse, Shqipëria me dy pëllëmbë fushë dhe tërësisht mal e kodër, nga 410 njësi të qeverisjes vendore u reduktuan në 60 bashki të vendit. Rezultati është katastrofal.
Në qoftë se shkon në të gjitha territoret rurale, koha është e ndaluar. Ndalon koha kur investohet në infrastrukturë, ndalon koha kur infrastruktura shkatërrohet, ndalon koha kur banorët largohen. Largohen, largohen masivisht. Procesi i urbanizimit është një ligj i zhvillimit, por kur ky ndodh për shkak të kushteve të papërshtatshme jetësore, ky është spastrim etnik. Ata ikin. Sepse çfarë kishte platforma e Çubrilloviçit: mos ndërto rrugë, mos ndërto shërbime, mos ndërto shkolla. Kjo është ajo. Nuk është e tëra: vriti, vriti. Jo, nuk është ashtu. Dhe mërziti që të largohen. Thelbi i platformës së Çubrilloviçit për shqiptarët në Kosovë është të mërziten që të largohen nga vendi i tyre. Edhe këtu antireforma e Edi Ramës është një komponent thelbësor i platformës së Çubrilloviçit për spastrimin e Shqipërisë”, u shpreh Berisha. /CNA
Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Veliternë të Ma...
"Një komb, një zemër, një e ardhme." Ministri për Europën...
Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim të...
Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme ndërprerjen ...
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka prezantuar këtë të m...
Prokuria e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar për pezullimin...
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka prezantuar një skemë...
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbaj...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari gjatë ceremonisë zy...
Pas emërimit në krye të Policisë së Shtetit, Skënder Hita ...
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat ligj...
Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, është li...
Mbi 700 vrapues nga më shumë se 40 vende do të marrin pjes...
Gazetari Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” ka fo...
Aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu kanë depozituar ...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emis...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me anë të ...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar fond ii vi...
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian k...
Aktivisti Aulon Kalaja me anë të një postimi në rrjetet so...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...