Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...

Prokuria e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar për pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers Sheqeri.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, Sheqeri dhe juristi i IMT-së, E.P., u pezulluan nga detyra pasi lejuan ndërtim pa leje dhe nuk morën masat e duhura ligjore. Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”, të kryer në bashkëpunim.
Ndër të tjera bëhet me dije se Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Ndalim i daljes jashtë shtetit” të administratorit të një kompanie, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:
Lejuan ndërtim pa leje dhe nuk morrën masat e duhura ligjore, Prokuroria Tiranë kërkon masa sigurimi për kryeinspektorin dhe juristin e IMT-së nën akuzë për ‘Shpërdorim detyre’
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u caktuan masat e sigurimit ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasit E.P. dhe R.Sh nën akuzë për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal. Ndërsa për shtetasin P.C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Ndërtim i paligjshëm’, u kërkuan masat e sigurimit ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore parashikuar nga neni 199/a, prg.3 i Kodit Penal.
Në vijim të hetimeve të kryera në lidhje me procedimin penal Nr.337/2026, mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetasi A.A., administrator i shoqërisë “AL OIL 2019”sh.p.k., i cili pretendoi se në pronën e kësaj shoqërie, janë kryer punime që kanë sjellë si pasojë dëmtimin e saj si dhe punime ndërtimi pa leje, rezultoi se për punimet e ndërtimit objekt hetimi ndodhur në Njësinë Administrative Farkë dhe e regjistruar pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-Tirana Rurale 1, është e nevojshme pajisja me leje ndërtimi dhe se shoqëria “Eurocol”sh.p.k. nuk ka qenë e pajisur me një leje të tillë.
Po kështu, rezultoi se punojësit e IMT pranë Bashkisë Tiranë, fillimisht kanë mbajtur Proçes-Verbalin për konstatimin e kundërvajtjes Nr. 8331”, datë 29.12.2025, në të cilin është konstatuar një fakt i tillë, ndërsa më pas, Kryeinspektori i këtij institucioni R. Sh., duke u bazuar edhe në relacionin e përgatitur nga juristi E.P., ka vendosur mbylljen e procedurës, në kundërshtim me ligjin, pa marrë ndaj subjektit ndërtues asnjë nga masat administrative të parashikuara nga Neni 5 i ligjit Nr. 9780, datë 16.07.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”. Në këtë rast ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit R.Sh. dhe E. P., kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Në rast konstatimi të një ndërtimi pa leje, inspektorët e terrenit evidentojnë shkeljen dhe hartojnë procesverbalin përkatës, praktika i kalon sektorit juridik për verifikim dhe përgatitje të relacionit dhe projektvendimit, ndërsa Kryeinspektori, si autoritet vendimmarrës, shqyrton praktikën dhe merr vendimin përfundimtar, duke vendosur masat administrative të detyrueshme, konkretisht pezullimin e punimeve, vendosjen e gjobës dhe prishjen e ndërtimit, veprime që nuk janë kryer nga shtetasit e mësipërm.
Po kështu, nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe konkluzionet e aktit të ekspertimit Teknik, rezulton se shtetasi P.C., në cilësinë e administratorit të shoqërisë “EUROCOL” sh.p.k., ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 199/a, prg.3 i Kodit Penal. Këtë vepër penale ai e ka kryer nëpërmjet veprimeve të kundërligjshme që konsistojnë në ndërtimin e konstruksionit mur – betonarme të përshkruar më sipër pa patur leje ndërtimi për një gjë të tillë.
Ashtu si është sqaruar më sipër, shoqëria në fjalë ka patur një leje punimesh për ndërhyrje në infrastrukturë dhe për vendosjen e barrierave ndaj zhurmave, e cila në mënyrë të shprehur nuk mbulon ndërtimin e objekteve që kërkojnë leje ndërtimi, duke përjashtuar kështu çdo justifikim ligjor për ndërtimin konkret të realizuar. /CNA
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka prezantuar një skemë...
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbaj...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari gjatë ceremonisë zy...
Pas emërimit në krye të Policisë së Shtetit, Skënder Hita ...
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat ligj...
Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, është li...
Mbi 700 vrapues nga më shumë se 40 vende do të marrin pjes...
Gazetari Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” ka fo...
Aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu kanë depozituar ...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emis...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me anë të ...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar fond ii vi...
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian k...
Aktivisti Aulon Kalaja me anë të një postimi në rrjetet so...
GJKKO do të shqyrtojë ditën e nesërme kërkesën e ish-minis...
GJKKO ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës për ndryshimin e m...
Një i dënuar me burgim të përjetshëm ka ndërruar jetë në s...
Zbulo version e ri ultramodern të aplikacionit. Si gjithmo...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka zhvilluar një konfe...
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...