Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Sot shqiptarët në Kosovë dhe kudo që janë në mbarë botën, festojnë 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si ditën e dytë më të madhe të lirisë së tyre pas Pavarësisë së Shqipërisë. Ne shqiptarët sot krenohemi me këto 18 vite të para në historinë tonë shekullore si një komb në liri, mbasi liria kombëtare është një dhe e pandarë.
Kosova e lirë dhe e pavarur ka në themele, para së gjithash, shpirtin e pamposhtur të qytetarëve të saj ndaj barbarive dhe gjenocidit ciklik serb. Ajo ka luftërat, gjakun, qëndresën epike dhe sakrificën sublime të qindra-mijëra martirëve që luftuan dhe ranë për t’u bërë të pavdekshëm për liri dhe dinjitet kombëtar nga viti 1870 deri në vitin 1999. Ajo ka luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantëve dhe luftëtarëve të lirisë, si faqja më e ndritur në historinë e luftërave të kombit tonë pas atyre të prijësit të përjetshëm të shqiptarëve, Skënderbeut.
Pavarësia e Kosovës është vepër e arkitektit të saj, politikanit mendjendritur të kombit shqiptar, Presidentit Ibrahim Rugova, Gandit të Ballkanit dhe Evropës. Ai thuri te shqiptarët e Kosovës ëndrrën e tyre më të bukur e më fisnike: lirinë dhe pavarësinë. Ai themeloi dhe ngriti, në kushtet e pushtimit më të egër, Republikën e Kosovës, pushtetin e shqiptarëve të shtypur, paralel me atë të pushtuesve barbarë. Presidenti Rugova paraqiti dhe mbrojti me vendosmëri dhe vizion në Shtëpinë e Bardhë dhe në kancelaritë më të mëdha të botës çështjen e drejtë të popullit të Kosovës, duke e shndërruar atë në pikë kryesore të agjendës së SHBA-së dhe vendeve të lira perëndimore. Pas lufte, ai me urtësi hodhi themelet e shtetit të sotëm demokratik dhe pro-perëndimor.
Pavarësia e Kosovës është vepër e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, i cili e shndërroi Prekazin në Krujën e dytë të shqiptarëve. Ai i la kombit kurorën më të ndritur të trimërisë dhe sakrificës mbinjerëzore. Ajo është vepër e heronjve të tjerë të pavdekshëm dhe dhjetëra-mijëra luftëtarëve që me guximin e tyre bënë luftën e fundit çlirimtare në Evropë. Pavarësia është gjithashtu vepër e shqiptarëve në rajon dhe kudo në botë, të cilët nën moton "Një komb, një qëndrim" u bashkuan si një trup i vetëm, ku Shqipëria pas çlirimit nga diktatura hoxhiste luajti rolin e saj të pazëvendësueshëm.
Por Kosova u bë e lirë dhe e pavarur falë mbështetjes së fuqishme dhe rolit përcaktues të SHBA-së, Kongresit Amerikan, Presidentit Bill Clinton dhe Presidentit George Ë. Bush, si dhe vendeve të mëdha të Perëndimit e anëtarëve të NATO-s.
Sot, në këtë 18-vjetor, Kosova na bën krenarë me arritjet e saj mahnitëse. Ajo është një demokraci funksionale dhe shembull për rajonin, me institucione të konsoliduara dhe standarde të larta për të drejtat e njeriut. Ajo u ngrit si Feniksi nga hiri që lanë pushtuesit; sot ka një ekonomi solide dhe infrastrukturën më moderne në rajon. Kosova është bërë e njohur botërisht përmes talentit të rrallë të vajzave të saj në muzikë dhe "mbretëreshave" të saj në sport. Edhe pse është përballur me shantazhet e Beogradit dhe vasalëve të tyre në Tiranë, ajo mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti.
Të dashur miq, duke uruar nga zemra Kosovën dhe qytetarët e saj, autoritetet e saj shtetrore ju ftoj të përulemi me nderimin më të madh para sakrificës së martirëve tanë. Mirënjohje të pakufishme për Presidentin Ibrahim Rugova, Komandantin Adem Jashari dhe falënderime të thella për SHBA-në dhe NATO-n.
Gëzuar! Zoti e bekofte Kosovën! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe miqtë e tyre!
Rroftë Kosova!/ CNA
Sot Igli Tafa u prezantua si drejtori i AKSHI-t pas dorëhe...
Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka dhënë një mesazh pë...
Kryeministri Edi Rama, në prezantimin e kreut të ri të AKS...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e Igli...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel ka dënuar me 25 vjet...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin në orë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aktit të platformës “...
SPAK ka kërkuar 39 vite burg për 7 zyrtarët e përfshirë në...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë v...
Aksi rrugor Qafë Thore–Theth vijon të mbetet i bllokuar dh...
Pas pezullimit nga detyra të Erion Ismailit për dyshime pë...
Trajtimi i ujërave urbane duhet të jetë funksion publik, i...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka përcjellë urimet për...
Reshjet e shiut gjatë natës janë shoqëruar me ulje tempera...
Reshjet intensive të 24 orëve të fundit dhe prurjet e ...
Zëdhënësja e kompanisë Mabco, Ornela Çuçi ka folur në emis...
Gazetari Blendi Fevziu u shpreh sot në emisionin “Të paeks...
Ish-prokurori Eugen Beçi u shpreh sot lidhur me efektet li...
Që prej paradites së kësaj të hëne kanë nisur shkarkimet e...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...