Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka dhënë një mesazh për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë dhe të begatë të Ramazanit.
Në mesazhin e tij, Myftiu u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë begati dhe mirësi në këtë muaj të shenjtë.
Ai lutet që Zoti të pranojë agjërimin e të gjithë besimtarëve, ndërsa shprehet se gjatë këtyre ditëve nuk duhen harruar ata të cilët kanë nevojë për ndihmë.
Mesazhi i plotë:
Bismilahi Rrahmani Rrahim
Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të nderuar besimtarë, më 19 shkurt 2026, fillon muaji i begatë i Ramazanit, një muaj i shenjtë që na fton në reflektim të thellë dhe pastrim shpirtëror.
Me këtë rast kam kënaqësinë dhe nderin të uroj të gjithë besimtarët myslimanë të Qarkut të Korçës: Gëzuar muajin e begatë të Ramazanit.
Thotë i Lartësuari në librin e Tij fisnik:
“Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë,.”(El-Bekare, 185).
Të nderuar vëllezër dhe motra!
Trokitja në derë e këtij mysafiri të nderuar është një sihariq i mirë për të gjithë myslimanët, të cilët i kaplon gëzim i madh. Gëzimi nuk është vetëm i të rriturve, ai njësoj i kaplon edhe ata më të vegjlit, për të cilët akoma nuk është obligim agjërimi i këtij muaji. Ditët e këtij muaji kanë një shije të veçantë, një shije të ëmbël, të këndshme, të lezetshme dhe qetësuese; zemrat e të devotshmëve lakmojnë mirësitë dhe begatitë e Krijuesit. Muaji i Ramazanit është muaji i durimit, i lutjes, i Kuranit, i bujarisë, është muaji i dashurisë, vlerave njerëzore, respektit dhe dorëzimit ndaj Krijuesit. Gjatë këtij muaji të rizgjojmë ndjenjat e bukura, të ndezim shpresat, të pastrojmë ndërgjegjet dhe të lutemi. Feja Islame i ka dhënë një rëndësi të madhe xhematit, adhurimeve të përbashkëta në grup, por Allahu i ka dhënë mundësinë njeriut që ta adhurojë Atë edhe individualisht. Kjo vlen edhe për Ramazanin.
Të nderuar motra dhe vëllezër, Ramazani është një ftesë hyjnore e përvitshme drejt njohjes së përgjegjësive tona në raport me Zotin, me veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë. Të mos harrojmë gjatë këtyre ditëve edhe ata të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë. Në iftaret tona të përvitshme të mos mungojnë familjet në nevojë dhe shtrimi i iftareve për ta.
Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, kudo që gjendeni, lus Allahun të na e pranojë agjërimin, adhurimet dhe veprat e mira, ky muaj na sjelltë begati, mirësi, paqe në familjet tona, dhe në mbarë shoqërinë.
Agjerim të lehtë e të pranuar! /CNA
Kryeministri Edi Rama, në prezantimin e kreut të ri të AKS...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e Igli...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel ka dënuar me 25 vjet...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin në orë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aktit të platformës “...
SPAK ka kërkuar 39 vite burg për 7 zyrtarët e përfshirë në...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë v...
Aksi rrugor Qafë Thore–Theth vijon të mbetet i bllokuar dh...
Pas pezullimit nga detyra të Erion Ismailit për dyshime pë...
Trajtimi i ujërave urbane duhet të jetë funksion publik, i...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka përcjellë urimet për...
Reshjet e shiut gjatë natës janë shoqëruar me ulje tempera...
Reshjet intensive të 24 orëve të fundit dhe prurjet e ...
Zëdhënësja e kompanisë Mabco, Ornela Çuçi ka folur në emis...
Gazetari Blendi Fevziu u shpreh sot në emisionin “Të paeks...
Ish-prokurori Eugen Beçi u shpreh sot lidhur me efektet li...
Që prej paradites së kësaj të hëne kanë nisur shkarkimet e...
Prokurorët federalë kanë kërkuar burgim të përjetshëm për ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në një takim...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...