Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Disa politikanë portretizohen në media për gafat e shumta që kanë bërë gjatë daljeve për media, fjalimeve në Kuvend, apo edhe statuseve në rrjetet sociale.
Disa nga politikanët që kanë bërë gafa dhe që kanë bërë xhiron e rrjetetit janë Erion Veliaj, Jorida Tabaku, Lulzim Basha, Grida Duma, Bora Muzhaqi, Majlinda Halilaj dhe shumë të tjerë.

Disa javë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inaugurimit të Kopshtit Zoologjik tha se Tirana po rritet me nga 30 mijë vetë çdo ditë.
"Midis dëshirës për të jetuar pranë natyrës edhe gjithmonë një kërkesë që ne kemi të jemi pranë natyrës, por dhe nevojës për urbanizim në një qytet që është bërë kaq i madh dhe që rritet me nga 30 mijë vetë çdo ditë", u shpreh Veliaj.

Edhe deputetja Jorida Tabaku ka bërë një gafë më 22 shkurt, kur ngatërroi deputetin e PD në qarkun e Elbasanit, Lefter Gështenja me ish ministrin e Mjedisit në qeverinë “Rama 1”, Lefter Koka.
“Zoti Koka, zoti Koka nuk do flisni", tha fillimisht Tabaku.
“Zoti Gështenja sepse Koka është në burg, është në burg…”, shtoi Tabaku dhe nisi të qeshte.

Lulzim Basha po ashtu njihet për gafat e shumta. Pas “7x7=42”, Basha ka bërë një sërë gafash me shifra matematikore, ku një ndër ta është edhe numri i lagjeve të Tiranës.
Edhe pse ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës për 4 vjet, Basha e cilësoi Astririn si njësinë 16, kur në fakt Lulzim Basha nuk e di që zona e Astirit është Lagjja 14 dhe se Tirana nuk ka as Lagje 16, as Njësi 16. Njësia 16 nuk ekziston, përveçse në mendjen e kreut të PD.
Një tjetër perlë e Bashës është ajo e datës së ngritjes së flamurit.
“Flamuri i Kastriotëve u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944”, tha ish-kreu i PD-së, ndërkohë që data e saktë është 28 nëntor 1443.

Një tjetër politikane që mbahet mend për gafat është ministrja e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi.
Gjatë fjalimit në ceremoninë e shpërndarjes së medaljeve për studentët ekselentë në prill të 2021-shit, Muzhaqi tha se ka parë të atin të lotojë kur ai takoi prindërit e saj në gjimnaz.
“Babai im kur isha e vogël, mbaj mend vetëm njëherë e kam parë që të lotojë, ishte dita kur takoi prindërit e mi në gjimnaz. Dhe pasi i thanë disa fjalë për mua, ishte hera e parë që e shihja që i shpëtuan lot dhe përpiqej shumë fort që t’i fshihte. Jam shumë e bindur që edhe gjithë prindërit tuaj janë po kaq krenarë për ju. Po dua të shtoj që edhe ne jemi edhe akoma më krenar për juve,”- u shpreh Muzhaqi duke mos e sqaruar edhe ngatërresën që bëri”, u shpreh ajo.
Edhe gjatë fjalë në Kongresin e Partisë së Socialiste në prill të këtij viti, ministrja bëri një gafë. Ajo kërkoi falje për diellin.
“Ndjesë për diellin e tepruar?”, tha Muzhaqi në mbyllje të fjalës.

Një tjetër gafë ndërkohë është regjistruar nga deputetja Grida Duma. Në shtator të 2021-shit, gjatë një interviste për mediat, Duma u shpreh se Rama duhet të respektojë autonominë e Kosovës dhe se Kosova duhet të jetë shtet autonom, megjithëse Kosova ka shpallur pavarësinë që më 17 shkurt të vitit 2008-ës.
Edhe në korrik në vitit të kaluar, deputetja uroi besimtarët myslimanë dhe ngatërroi festën e Bajramit të Madh, që ndryshe quhet Fitër Bajrami me Bajramin e Vogël, që ndryshe quhet Kurban Bajrami.
“Kurban Bajrami, falja e namazit herët në mëngjes, vizitat tek fqinjët e të afërmit për t’i uruar dhe ndjenja e të qenit pranë njëri-tjetrit na jep dritë dhe qetësi shpirtërore.
Bajrami është festa e cila bashkon njerëzit. Përtej një tryeze të shtruar mirë, sot më shumë se kurdoherë na duhet besimi dhe shpresa”, uronte Duma asokohe.

Por gafa epike që e mbajnë mend të gjithë është ajo e ish-deputetes së PD-së, Majlinda Halilaj gjatë diskutimeve në Kuvend për “Koorporatat e investimeve”.
Halilaj doli në foltoren e Kuvendit për të lexuar atë që kishte shkruar në letër dhe përveç gabimeve të shumta në një fjalim të kopjuar, ndër to tërhoqi vëmendjen shqiptimi i fjalës “Koorporatë” si “Kopëratë”.
Si për të ndrequr gabimin e bërë në Kuvend, pasi videoja u bë virale, ish-deputetja tentoi të justifikohej duke lënë gafa edhe më të mëdha.
“Gabimet janë për njerzit çdo kush gabon nuk është perfekt …por çdo gabim ka një arsyje…nuk gjykohet njëri nga gabimet por nga mendimet që ka…sot për arsyje shëndetsore të problemit me syri nuk isha e qart për qytetarët”, shkruante Halilaj në rrjetet sociale, ku bëri njër sërë gabimesh drejtshkrimore./ B.A. – CNA.al
Në fillim të vitit të ardhshëm shumë biznese mund të falim...
Pedagogu i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ngriti shqetësi...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka paralajmëru...
Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, iu bashkua ...
Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kra...
Fundjava që lamë pas ka regjistruar fluks në hyrje-dal...
Profesor Artan Fuga shkruan se propaganda më e keqe ës...
Popullsia e botës pritet të arrijë në tetë miliardë banorë...
Motrat Amelia dhe Amrei Quincke kanë kohë që e presin ...
Eksperti Fatmir Hasho shprehet kritik në lidhje me pro...
Pushime verore në Glivice, Poloni. Aleksandra Piasecka, Le...
Shkolla e fshatit Mizë, në Lushnjë, më shumë i ngjan një h...
Ekspertë të mjedisit nga Shqipëria dhe Mali Zi janë të...
Peshkimi është një ndër sektorët më të formalizuar në ...
Tre turistët çekë, të cilët u bllokuan sot në kufirin ...
Kreu i Dhomës së Avokatisë Shkodër, Anton Kosteri, ka ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Në Europë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glo...
Presidenti Ilir Meta ka firmosur protokollin për anëta...
Policia rrugore vijon me monitorimin e shkelësve të rr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...