Eksperti Hasho: Kodi Rrugor shqiptar, "copy paste" nga Italia dhe me arnime
Eksperti Fatmir Hasho shprehet kritik në lidhje me pro...

Motrat Amelia dhe Amrei Quincke kanë kohë që e presin me dëshirë verën për të kryer udhëtimin e tyre në Budapest. Të paktën disa ditë pa stres! Por gëzimi u shuhet, kur dy ditë para udhëtimit, Eurowings e anulon fluturimin e tyre. Në vend që të fluturojnë sipas planit nga Dyseldorfi në Budapest, të dyja duhet të udhëtojnë me tren. Fluturime alternative nuk ka.
Rreth 7.200 punëtorë mungojnë aktualisht në aeroportet gjermane. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Institutit të Ekonomisë Gjermane. Shumë vetë i kanë kthyer këtij sektori shpinën gjatë pandemisë. Anulimi i fluturimeve dhe radhët e gjata në aerporte janë në rend të ditës. Lufthansa ka anuluar më shumë se 2000 fluturime në sezonin e pushimeve nga aerportet e rëndësishme Mynih dhe Frankfurt mbi Majn. Kësaj i shtohen 900 fluturime të tjera të anuluara në ditët e festave dhe fundjavave në korrik.

Hekurudha nuk ka mungesë personeli
Më ndryshe është situata te hekurudha gjermane, ku nuk flitet për mungesë personeli. Në vitin 2021 në këtë institucion u punësuan në të gjithë Gjermaninë 22.000 punonjës. Por problemet këtu i shkakton një numër i lartë të punësuarish me raport, gjë që në formë rajonale sjell probleme personeli.
Motrat Amelia dhe Amrei mbërrijnë në Budapest pas disa orësh vonesë. Ato përpiqen të shijojnë ditët e pushimeve derisa të shkojnë sërish në aeroport. Kthimi do të bëhet me Eurowings. Që gjatë rrugës në aepoport vjen mesazhi i parë, SMS: Avioni ka 1 orë vonesë. Në aeroport, mesazhi tjetër: Avioni ka edhe 1 orë tjetër vonesë. Pak më vonë edhe 1 orë tjetër vonesë. Avioni do të niset në orën 23:00, vjen një mesazh tjetër: Por pak minuta më vonë papritur vjen mesazhi, se avioni niset në 21:15, po fillon immbarkimi. Motrat ia fusin vrapit.

Aeroportet, në ethe për rekrutimin e personelit
Edhe në aeroportin e Frankfurtit aktualisht ka një qarkullim të dendur të pasagjerëve, që u afrohet shifrave të vitit 2019, para pandemisë. Kësaj i shtohen edhe ndryshime të orarit të fluturimit edhe për shkak të motit apo hapësirës ajrore të mbushur. Për të plotësuar mungesën e personelit, në aerportin e Frankfurtit punohet me intensitet për rekrutimin e personelit, sidomos në shërbimet në aeroport. Në muajt e ardhshëm megjithatë do të ketë radhë të gjata në terminalet e aeroporteve.
Një ndër arsyet për mungesën e personelit janë edhe kushtet e këqija të punës në këtë degë. Shoqëria e fluturimit, Ryanair, nuk i respekton ligjet dhe vendimet e gjyqit, kritikon sindikata spanjolle, USO. Për këtë arsye USO dhe sindikata Sitepla kanë bërë të ditur se do të ketë më shumë greva në aeroporte. Në të gjithë Europën ka pasur dhe janë planifikuar greva të tjera.

Fuqia e huaj punëtore plotëson mungesat
Qeveria gjermane do të mundësojë tani ardhjen e disa qindra forcave punëtore nga jashtë. Deri më tani kjo ishte e vështirë, edhe punësimi i refugjatëve ukrainas kërkonte kalimin e shumë pengesave burokratike. Drejtuesi i Shoqatës së Aeroporteve Gjermane, ADV, Ralph Beisel e sheh pozitivisht angazhimin e fuqisë së huaj punëtore. "Tani duhet të flasim me sipërmarrjet tona mbi detajet e rregullores së posaçme, me qëllim që shërbimet private dhe aeroportet të fillojnë me punësimet." Megjithatë, Lufthansa pret normalizimin e gjendjes vetëm në vitin 2023.

Gastronomia dhe hoteleria, me probleme që para pandemisë
Një sektor tjetër i turizmit, gastronomia dhe hoteleria po ashtu, vuajnë nga mungesa e personelit. Drejtuesja e Shoqatës Federale të Gastronomisë së Sistemit, BdS, Andresa Belegante thotë, se mungesa e personelit ishte e ndjeshme që para pandemisë. Po ashtu ranë këto vite edhe shifrat e shkollimit pofesional të të rinjve. Ky sektor po vepron kundër mungesës së personelit me ofrimin e marraveshjeve të punësimit me sindikatat, me bonuse të ndryshme dhe paketa të shkollimit profesional.
Instituti për Tregun e Punës dhe Shkollimit nuk sheh ndonjë emigrim masiv të fuqisë punëtore nga dega e gastronomisë. Arsyeja e mungesës së personelit, sipas institutit, lidhet me mungesën e rekrutimeve. Në degë të tilla, ka pasur lëvizje të fuqisë punëtore edhe para Koronës. Në rast se për një kohë të caktuar nuk ka rekrutime të reja, bie fuqia punëtore dhe punëtorët shkojnë në degë të tjera.

Shoqata e Hotelerisë dhe Bujtinave, DEHOGA, e përcakton rekrutimin e fuqisë së re punëtore si sfidën më të madhe aktualisht të këtij sektori. Më shumë se 60% e hoteleve dhe bujtinave kërkojnë personel. Nga marsi 2020 deri në vitin 2022, kjo degë ka humbur 75 miliardë euro xhiro fitimi. "Kufizime të reja dhe mbylljet e shumë sipërmarrjeve të kësaj dege nuk do t'i mbijetojnë dot. Sigurimi i së ardhmes së sipërmarrjeve dhe vendeve të punës ka prioritet."
Ameli dhe Amrei pas orësh pritjeje më në fund janë në avion. Pas një fluturimi jo te qetë të dyja motrat mbërrijnë të stresuara në orën dy të mëngjesit në Dyseldorf./DW
Eksperti Fatmir Hasho shprehet kritik në lidhje me pro...
Pushime verore në Glivice, Poloni. Aleksandra Piasecka, Le...
Shkolla e fshatit Mizë, në Lushnjë, më shumë i ngjan një h...
Ekspertë të mjedisit nga Shqipëria dhe Mali Zi janë të...
Peshkimi është një ndër sektorët më të formalizuar në ...
Tre turistët çekë, të cilët u bllokuan sot në kufirin ...
Kreu i Dhomës së Avokatisë Shkodër, Anton Kosteri, ka ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Në Europë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glo...
Presidenti Ilir Meta ka firmosur protokollin për anëta...
Policia rrugore vijon me monitorimin e shkelësve të rr...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave. Sipas t...
Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka humbur jet...
Kancelari gjerman, Olaf Sholc është i mendimit se masa...
Në 2021-shin rezultojnë 2.533 azilkërkues në Shqipëri,...
Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet dhe ka kërkuar...
Kompania franceze rifillon fluturimet drejt Tiranës, 3...
Forcat e Armatosura Shqiptare janë përfshirë në një sk...
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një dokument me anë ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur në Presi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...