"Kishte menduar të më shantazhonte"/ Zbardhet dëshmia e Bill Gates për lidhjet me Jeffrey Epstein
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...

Pushime verore në Glivice, Poloni. Aleksandra Piasecka, Lena Kubisa dhe Kinga Zuvala kanë shkuar në Detin Balltik për pushime, në Gdansk. Një plan, që tri shoqet e kishin përgatitur prej një viti, pra para luftës në Ukrainë, e cila ka ndryshuar edhe jetën e tyre. "Herë pas here mendoj për luftën, dhe më kap një si atak paniku, sepse është shumë afër. Kam ndjesinë, se kjo frikë nuk do të zhduket, për sa kohë vazhdon lufta", thotë Kinga. Ndërsa në familjen e Lenës jeton edhe një familje ukrainase, në apartamentin e gjyshes që për fat ishte bosh. "Sigurisht është një ndryshim i madh. Por natyrisht për këtë familje ndryshimi është edhe më i madh." Aleksandra, Kinga dhe Lena janë rreth 18 vjeç dhe vitin e ardhshëm mbarojnë maturën. Ato nuk janë të vetmet që e vrasin mendjen për të ardhmen në kohë lufte.
Më shumë se 60% e europianëve në moshë të re e perceptojnë luftën në Ukrainë si një kthesë epokash. Këtë e tregon një studim përfaqësues "Europa e Re" e Fondacionit TUI. Instituti i informacionit, YouGov, ka pyetur për këtë në prill 2022 më shumë 6200 të rinj nga mosha 16-26 vjeç në Gjermani, Britaninë e Madhe, Francë, Spanjë, Itali, Greqi dhe Poloni.
Sidomos në Gjermani, Greqi dhe Poloni të rinjtë e vlerësojnë fillimin e luftës në Ukrainë si një kërcënim personal. Dhe të rinjtë tregojnë po ashtu një solidaritet të madh, si familja e Lenës. 68% e të rinjve janë të gatshëm të ndihmojnë refugjatët. "Më parë, para luftës, më të moshuarit thonin, ju të rinjtë e keni kaq të lehtë, por tani kam ndjesinë, se kanë më shumë empati për ne, që ne duhet të mësojmë në këto kushte të vështira, me kaq shumë faktorë stresi."
Lufta e Ukrainës nuk është kriza e vetme që preokupon rininë. Kërcënimi më i madh për të rinjtë mbetet ndryshimi i klimës.

Ndryshimi i klimës tema kryesore
"Ndryshimi i klimës është diçka që na cenon të gjithë ne njerëzve. Prandaj shpresoj që të gjithë të zgjohen dhe të fillojnë të bëjnë vërtet diçka më shumë." Javier Fabra Rodriguez është 25 vjeç dhe ka mbaruar masterin në histori, ai banon në qytetin spanjoll Kadiz. Veten ai e përshkruan si një njeri optimist, dhe më parë mendon se është europian, pastaj spanjoll. Por nëse ulet në një bar me miqtë e tij, gjëja e parë që kthehet në temë është frika, se nuk gjejnë dot punë. E gjithnjë e më shpesh ata flasin edhe për krizën e klimës. "Ne gjithmonë më parë ua kemi dhënë fajin sipërmarrjeve të mëdha që nuk kujdesen për klimën, apo se qeveria duhet të bëjë më shumë. Por një ditë ishim të gjithë të një mendimi, se vetë ne duhet të bëjmë më shumë, për shembull të mos hamë më mish, të riciklojmë, dhe të mos përdorim kaq shumë automjetet."
Vërtet ndryshimi i klimës është ai që do t'i bënte shumë të rinj europianë të ndryshojnë stilin e jetesës. Më shumë se 60% e të rinjve janë të gatshëm të kufizojnë standardin e jetesës. 69% shohin një përgjegjësi të madhe individuale në luftë kundër ndryshimit të klimës. Një shumicë, 58% pret nga shteti më shumë tatime, rregulla dhe kufizime. Gati çdo i dyti i ri i intervistuar është i mendimit, se vendet e BE duhet të kenë më shumë prioritet ndryshimin e klimës se pavarësinë energjitike.
"Europa është për mua vendi ku mund të shpalos personalitetin tim dhe të përmbush ëndrrat e mira. E që të kem të drejta ka rëndësi sidomos me sfondin tim", thotë Daniela Cappuccio, që banon në veri të Italisë. Ajo është gjysmëkolumbiane dhe e ka kuptuar se sa të drejta dhe liri i ofron pasaporta europiane. 25-vjeçarja sapo ka mbaruar studimet e juridikut, punon dhe përgatitet për provimet e licencës si avokate. Prej vitesh ajo angazhohet, që t'u shpjegojë të rinjve institucionet e BE në shkolla.

Për shumicën e të rinjve, 69% që u pyetën në studimin e TUI, BE është para së gjithash një bashkim ekonomik, dhe një hapësirë me kufij të hapur, ku mund të punosh dhe jetosh e lirë. 62% janë të mendimit, se Europa është edhe një aleancë për sigurimin e paqes. Në Spanjë dhe Italia ka shumë të rinj që duan një integrim më të madh të vendeve anëtare në BE. Ne presim nga BE që të zgjidhë problemet e mëdha, thotë Daniela, "por në të njëjtën kohë, nuk duam të dorëzojmë kompetencat kombëtare."
Në mënyrën e zgjidhjes së sfidave të rinjtë në Europë janë pragmatikë. 71% janë të mendimit se duhen bërë kompromise për të pasur sukses në mbrojtjen e klimës. 66% i kuptojnë masat e sotme si sigurim të lirisë së ardhshme. Masat politike si dërgimi i armëve në Ukrainë apo sanksionet ekonomike gjejnë një mbështetje të madhe. "Rezultatet e studimit tregojnë një brez që është realist në analizë dhe konstruktiv dhe pragmatik, kur vjen puna për formësimin e së ardhmes", thotë Thomas Ellerbeck, kreu i bordit të fondacionit TUI mbi rezultatet e studimit.
Gjatë pandemisë shumë të rinj dhanë shenja të depresionit. Më shumë se tre nga pesë të pyetur në studim thanë, se pandemia ka rrezikuar shëndetin e tyre psikologjik. Krizat aktuale kanë ndikuar në ndjenjën e optimizmit të rinisë. Sipas studimit ai ka arritur një pikë të re të rënies. Kausar Vahaazzidi, një 16-vjeçare nga Hamburgu, e cila rrëfen, se gjatë pandemisë njihte shumë vetë që kishin probleme me depresionin, sot angazhohet te grupi rinor i Partisë Socialdemokrate për çështjet e refugjatëve, arsimit dhe klimës. "Ne të rinjtë nuk kemi dikë aty që thotë, ja si ndihen të rinjtë. Më shumë kam ndjesinë se në politikë bëhen më shumë supozime, dhe se si duhet të ndjehen të rinjtë, vendimet merren pa ne."
BE duket se e ka kuptuar se ka një problem me angazhimin e rinisë dhe e ka shpallur vitin 2022 si Vitin Europian të Rinisë./ DW
Shkolla e fshatit Mizë, në Lushnjë, më shumë i ngjan një h...
Ekspertë të mjedisit nga Shqipëria dhe Mali Zi janë të...
Peshkimi është një ndër sektorët më të formalizuar në ...
Tre turistët çekë, të cilët u bllokuan sot në kufirin ...
Kreu i Dhomës së Avokatisë Shkodër, Anton Kosteri, ka ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Në Europë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glo...
Presidenti Ilir Meta ka firmosur protokollin për anëta...
Policia rrugore vijon me monitorimin e shkelësve të rr...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave. Sipas t...
Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka humbur jet...
Kancelari gjerman, Olaf Sholc është i mendimit se masa...
Në 2021-shin rezultojnë 2.533 azilkërkues në Shqipëri,...
Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet dhe ka kërkuar...
Kompania franceze rifillon fluturimet drejt Tiranës, 3...
Forcat e Armatosura Shqiptare janë përfshirë në një sk...
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një dokument me anë ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur në Presi...
Avokati Genc Gjokutaj i konsideron tronditëse provat e...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Evropa Perëndimore po përballet me një valë të fortë të të...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...