Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Pastor Akil Pano, ka reaguar ashpër ndaj togave të zeza, pas vendimit për të dënuar një nënë, e cila kishte vetëm 8 ditë që kishte sjellë në jetë djalin e saj.
Rasti në fjalë i denoncuar në media, nga bashkëshorti i Diana Bahçjas, tregon se gruaja e tij është arrestuar nga policia e Shkodrës duke e shkëputur nga djali i saj vetëm 8 ditësh pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 250 mijë lekësh të rinj duke ia konvertuar një javë më parë, pra pas tri vitesh me burg një muaj e 20 ditë.
Pano përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka kthyer në kujtesë disa raste kur ligji është treguar i ashpër me njerëzit e thjeshtë për mospagesa të faturave elektrike apo kasave.
Sipas Panos, rasti i Diana Bahçjas i tejkalon kufijtë e njerëzores, mes ligjit dhe moralit.
Ndër të tjera u bën thirrje gjyqtarëve që para se të marrin një vendim, të kujtojnë se kanë në dorë jetën e një qenieje njerëzore dhe gjithashtu kërkon që të rishqyrtohet rasti.
Ndër të tjera, Pastori thekson se kur drejtësia nuk merr vendime të tilla për njerëz që vjedhin miliarda, të mos dënojë as nënën, e cila është ndarë nga fëmija i saj 8-ditësh.
Postimi i plotë i Pastor Akil Panos
Më rikujtoi vitin 2014-15. Burg për mospagesë fature të energjisë elektrike tremijëepesëqind lekë të reja (mos gaboj)ndaj kryefamiljarit i cili nga trauma dhe depresioni vrau veten në qeli.
Burgosjen e dy berberëve, për shkak të mungesës së kasës fiskale (kishin plotësuar dokumentacionin dhe ishin në proces rregjistrimi) njërin prej të cilëve e kisha mik.
Tani, kjo historia e gruas lehone me fëmijën tetë ditësh e cila arrestohet për mospagim gjobe 2-3 vjet më parë dhe nuk ka dijeni që gjykata e ka dënuar, i kalon kufijtë mes ligjit dhe moralit; shtetit dhe njeriut.
Nuk do merrem fare me linjën logjike të miliardave që vidhen dhe në fund të vitit deklarohen nga KLSH si dëm financiar i shkaktuar nga punonjës të shtetit dhe askush nuk jep llogari dhe si rrjedhojë as gruaja në fjalë nuk duhet të dënohet, sepse në vendin ku nuk dënohen ata që dëmtojnë shumë, nuk duhet të dënohen as ata që dëmtojnë pak!
Jo, nuk është dhe nuk duhet të jetë kjo logjika e diskutimit, logjikë të cilën e shoh të shpërfaqet me pathos prej komentuesve në median sociale!
Problemi është tjetër dhe më i rëndë. Problemi është njeriu përballë antinjeriut. Problemi është se në rastin në fjalë njeriu është gruaja e dënuar me burg.
Dënimi me burg dhe ekzekutimi i vendimit ndaj kësaj nëne e cila ka vetëm një javë që ka lindur fëmijën e saj, në thelb është antinjerëzor. Një grua lehonë ndahet nga foshnja një javëshe e cila e ka të paundur mbijetesën në kushtet për të cilat flet babai.
Zotërinj që qëndroni pas dënimit dhe pas urdhërit të ekzekutimit të arrestimit të nënës në këto kushte:
- Gjyqtarë; përpara marrjes së një vendimi, kujtoni se keni në dorë jetën e një qenie njerëzore. Vendimi juaj përcakton si do të jetë e tashmja dhe e ardhmja e tij. Në rastin kur gjykoni një nënë, kujtoni se jeta e saj është pazgjidhshmërisht e lidhur me fëmijën. Vendimi që merrni ndaj një nëne, gjithnjë do të ketë pasoja ndaj të miturve të saj.
Për këtë arsye; këshilloni ligjin me moralin, kontekstin dhe rrethanat me nevojën dhe shkaqet. Konsultohuni me ndërgjegjen dhe mendoni se dënimi me burg i një nëne më fëmijë të mitur, është gjithashtu dënim ndaj të miturve të saj. Krahasoni dëmin që kjo nënë ka bërë, me dëmin që vendimi juaj mund të sjellë tek fëmijët e saj në rastin kur vendimi juaj është burg për nênën.
Një mik disa kohë më parë, ndërsa unë ndodhesha perpara një vendimi që duhej të merrja, më tha:
- Pastor, më mirë të gabosh në ‘tokën e hirit’ se të gabosh në vendin e ligjit.
Me fjalë të tjera; në raste specifike si ky i kësaj nënë lehonë më foshnjen tetë ditëshe dhe sikur peshorja e ligjit të anojë nga vendimi i dënimit me burg, ju gjyqtarë më mirë ‘gaboni’ duke dëgjuar zërin e ndërgjegjes, duke iu referuar kushteve, rrethanave dhe dëmit më të madh të efektit zinxhir që do të kishte vendimi juaj. Më mirë gaboni duke e zbutur dënimin (brenda hapësirave ligjore të parashikuara) në kushtet e një gruaje lehonë me foshnjen që s’mund të mbijetojë pa praninë e saj, se sa të gaboni duke tejkaluar masën e vendimit tuaj.
Kur gjykohet një njeri, konsiderohet jo vetëm ligji, por dhe morali, kushtet, rrethanat, efektet e vendimit që lidhen dhe me të tretët, veçanërisht kur janë të mitur.
Me burgimin e nënës keni dënuar foshnjen një javëshe të jetojë në kufijtë e mbijetesës dhe rrezikoni drejtpërdrejtë jetën e saj.
I bëj thirrje Institucioneve përkatëse ta rishqyrtojnë rastin dhe nëna të bashkohet me foshnjen e saj.
Një vend pa zemër = vend i mjeruar!
Në kërkim të zemrës së vendit!/ CNA.al
Këshillit Kombëtar i Territorit ka zhvilluar mbledhjen...
SPAK po heton landfillin e Tiranës SPAK ka filluar he...
Ish-kryetari, humbësi serial i Partisë Demokratike, Lu...
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në festimet që po ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka uruar të...
Bashkia e Tiranës ka njoftuar se devijimi i trafikut d...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka bërë me di...
Sot u prezantua strategjia e zhvillimit të Tiranës në ...
Mirel Mërtiri, i quajtur nga SPAK-u si “truri i incene...
Kompanitë e "call center"-ave të lidhura me një ish-zyrtar...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje, ku tregon p...
Artur Meçollari është shprehur se privatizimi i bazës deta...
Një projekt filloi në Durrës, një projekt në lidhje më një...
Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nis...
Mirel Mërtiri, i quajtur nga SPAK-u si truri i incenerator...
Kreu i PAA, Agron Duka, ka reaguar ashpër pas shkarkim...
Pronari i disa mediave, që e quan veten “Berlusconi sh...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në At...
Në vijim të projektit “Përshtatja e bujqësisë si sfidë...
Presidenti Bajram Begaj ka publikuar fotot me dorën e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...