Ali Ahmeti për protestat: Nuk mbroj Ramën, armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka r...
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka r...

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka folur ditën e sotme lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, të cilat u miratuan në seancë plenare.
E ftuar në "Syri TV", ajo tha se këto ndryshime rrisin ndëshkimet dhe përdorin ligjin penal për të frikësuar qytetarët dhe për të fshehur dështimet e kësaj qeverie.
“Absolutisht, një qasje e tillë e lë median të pambrojtur dhe e ekspozon atë ndaj sulmeve, presioneve dhe ndërhyrjeve indirekte. Sot, në Kuvend, mazhoranca miratoi ndryshimet në Kodin Penal që rëndojnë padrejtësisht mbi qytetarët dhe median, edhe pse u paraqitën si përafrim me ligjet e Bashkimit Europian. Në të vërtetë, këto ndryshime rrisin ndëshkimet dhe përdorin ligjin penal si mjet frike dhe kontrolli politik.
Përjashtimi nga përgjegjësia penale parashikohej vetëm për gazetarët e regjistruar ose të njohur, në një kohë kur në Shqipëri nuk ka dhe nuk duhet të ketë një sistem ligjor për regjistrimin e gazetarëve, sepse vendosja e një regjistri të tillë do të binte në kundërshtim me standardet europiane të lirisë së shprehjes dhe do të hapte rrugën për kontroll dhe kufizim të ushtrimit të profesionit.
Kjo qeveri, në vend që të zgjidhë problemet reale, pra, siç ishte edhe shembulli më absurd, kriminalizimi i parkimit të dyfishtë me dënim deri në tri vite burg, gjë që nuk ka të bëjë fare me sigurinë publike, por shërben për të mbuluar dështimet e kësaj qeverie. Sepse kjo qeveri, në vend që të zgjidhë problemet reale që prekin sot qytetarët shqiptarë, si mungesa e parkimeve dhe kaosi urban, shkon dhe zgjedh rrugën më të lehtë: burg për qytetarët dhe amnisti për përgjegjësit.
Një parkim i gabuar nuk mund të barazohet me krime të rënda që rrezikojnë rendin shoqëror. Ligji penal po përdoret, pra, dhe këto ndryshime të futura në Kodin Penal po shërbejnë si mjet frikësimi për qytetarët, për të maskuar dështimet institucionale të kësaj qeverie. Këto ndryshime e kthejnë Kodin Penal nga një ligj që mbron shoqërinë në një instrument presioni dhe frike ndaj qytetarëve. Pra, ti dënon qytetarin për një parkim të dyfishtë dhe mbron korrupsionin galopant të Belinda Ballukut. Ky është standardi që ka sot kjo mazhorancë”, u shpreh deputetja.
Hoti tha ndër të tjera edhe lidhur me protestën e 24 janarit, ndërsa tha se protesta është forma për t’i treguar qeverisë se regjimi është populli.
Ajo shtoi se shqiptarët do të vijojnë të protestojnë për shkak se jetesa po bëhet çdo ditë më e papërballueshme.
“Protesta është forma për t’i treguar këtij regjimi se sovrani është populli. Protesta është e vetmja rrugë që u ka mbetur shqiptarëve përballë një regjimi. Siç e pamë edhe në protestën e datës 24, shqiptarët u ngritën në këmbë kundër korrupsionit, kundër një kryeministri i cili është i implikuar në korrupsion dhe nuk ka më legjitimitetin të quhet kryeministër i qytetarëve shqiptarë, por avokat i një sistemi të kalbur, ku, kudo në botë, kur një kryeministër kapet në korrupsion, ai largohet.
Por ne kemi një kryeministër që po e mban me thonj pushtetin për të mbrojtur veten dhe të korruptuarit e tij. Shqiptarët kanë 1001 arsye pse protestojnë dhe do të vazhdojnë të protestojnë, për çmimet e rritura, sepse jeta po bëhet çdo ditë e më e papërballueshme; protestojnë për pasigurinë në shkolla, ku çdo prind jeton me ankth për fëmijët e tij; protestojnë për arsimin e rrënuar; për të rinjtë që të vetmen rrugë kanë ikjen, sepse ky shtet i ka braktisur.
Protestojnë për një kryeministër i cili ka marrë peng drejtësinë, ka shndërruar shtetin në pronë private, dhe protestat do të vazhdojnë. Nuk na ndalin dot as gazi lotsjellës, as dhuna e ushtruar nga ushtari Ilir Proda i bandave dhe krimit të organizuar; nuk na ndal dot as propaganda e kësaj mazhorance, e cila në rrjetet sociale shfaq një Shqipëri me pamje 3D, ndërsa realiteti i vështirë ku ndodhen sot qytetarët shqiptarë shihet dhe preket nga të gjithë.
Revolta e popullit ka vazhduar, do të vazhdojë dhe nuk e ndal dot më askush. Ne do të vazhdojmë të protestojmë derisa kjo qeveri të largohet dhe Shqipëria të kthehet në shinat e demokracisë; që shqiptarët të vazhdojnë të jetojnë në vendin e tyre, të kenë siguri për jetën dhe për fëmijët e tyre. Shqipëria është e të gjithëve, nuk është vetëm e një grushti individësh që e kanë marrë peng dhe po e zhvasin për interesat e tyre personale”, tha ajo. /CNA
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest me bug M. N., 56 vjeç...
Aksidentet shënuan rënie të numrit gjatë vitit 2025 me një...
Drejtori aktual i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet në lidhje...
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar këtë të mërkurë...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, ka nd...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burg Moisi Habilajn...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ankimuar masën...
Mbledhja e Këshillit të Mandateve për mandatin e Ballukut ...
Mali i Zi dhe Shqipëria janë të parët në radhë për anëtarë...
Gazetari Mentor Kikia ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari tha sot në Kuvend...
Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaroi në Kuvend...
Deputeti i opozitës, Bujar Leskaj ka kritikuar ashpër në K...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar përmes një postimi në rrj...
CNA ka siguruar pamjet e konfliktit para gjykatës së Tiran...
Gjykata e Tiranës ka zbutur masat e sigurisë për 19 protes...
Tensione në Gjykatën e Tiranës. Një person është konfliktu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...