Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...

Mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur të propozojë për postin e anëtarit të Komisionit të Konkurrencës, që pritet të mbajë edhe detyrën e kryetarit, kandidaturat e Denar Bibës dhe Eldian Ballës.
Mazhoranca ka propozuar dy kandidatura alternative, por, sipas burimeve nga Kuvendi, besohet se kandidati i përzgjedhur për t’u votuar përsëri në krye të Autoritetit të Konkurrencës do të jetë Denar Biba.
Në prezantimin e kandidaturës së tij para Komisionit Kuvendor për Financat, Ekonominë dhe Punësimin, kryetari aktual, Denar Biba, vendosi theksin te puna e bërë për forcimin e institucionit dhe kërkoi mbështetjen për vazhdimësinë e konsolidimit të mëtejshëm të tij.
Në vizionin e tij për të ardhmen, ai përmendi si objektiva kryesorë mbylljen e kapitullit VIII e procesit të integrimit në periudhën 2026-2027, transformimin e institucionit nga polic i tregut në partner të ekonomisë kombëtare dhe zhvillimit dhe projektimin e instrumenteve ligjorë analitikë dhe specifikë të ekonomisë dixhitale.
Kandidati Eldian Balla vjen nga bota akademike, me përvojë në mësimdhënie universitare, kërkim shkencor dhe menaxhim të marketingut në sektorin privat. Prej tetorit 2010, ai është është lektor me kohë të plotë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Fakulteti i Biznesit.
Në prezantimin e tij para Komisionit, ai vendosi theksin te nevoja për qasje proaktive, nëpërmjet analizave dhe monitorimeve të vazhdueshme për tregjet strategjike. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e forcimit të dimensionit analitik në vendimmarrje dhe forcimin e ndërgjegjësimit të publikut mbi rregullat e konkurrencës.
Shpallja e vendit vakant në Komisionin e Konkurrencës u bë në fund të muajit janar, në prag të përfundimit të mandatit të anëtarit dhe kryetarit aktual, Denar Biba.
Kriteret kryesore për kandidatët në proces është që të jenë shtetas shqiptarë, të kenë vjetërsi pune në profesion jo më pak se 15 vjet dhe të jenë, prej jo më pak se 5 vjetësh, pjesëtarë të trupit akademik universitar ose të mbajnë titullin apo gradë shkencore në fushën e ekonomisë ose të drejtësisë, në specialitetin “E drejtë civile/ administrative”, si edhe të mos jenë larguar nga puna ose nga shërbimi civil me masë disiplinore.
Sipas ligjit, anëtarët e Komisionit të Konkurrencës zgjidhen nga Kuvendi. Një anëtar propozohet nga Presidenti i Republikës, dy anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave dhe dy anëtarë propozohen nga Kuvendi.
Ligji parashikon që anëtarët e Komisionit zgjidhen me shumicë votash, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për një periudhë 5-vjeçare. Mes tyre, Kuvendi i Shqipërisë emëron edhe Kryetarin e Komisionit./Monitor.al
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë pë...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rikthimin në burg të ish-k...
Provimi i shtetit, njohja e diplomave të fituara jashtë ve...
Deputeti Erion Braçe ka reaguar pas vetofrimit për të kand...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregon se ...
Jamarbër Malltezi ka deklaruar se Gjykata Europiane për të...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë sërish rekurs...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën që pritej të mbahej di...
Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar lidhur me sulmin kibe...
Hakerët e "Homeland Justice" kanë kryer sulm kibernetik nd...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj s...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se Reforma ...
Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Veliternë të Ma...
"Një komb, një zemër, një e ardhme." Ministri për Europën...
Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim të...
Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme ndërprerjen ...
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka prezantuar këtë të m...
Prokuria e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar për pezullimin...
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka prezantuar një skemë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...