SPAK dha pretencën për fraksionin e dosjes “Meta”/ Ish-presidenti reagon nga burgu
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Prej disa ditësh në Shqipëri kanë nisur takimet me instancat ligjzbatuese, drejtuar nga Arben Cara, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi. Paraditen e sotme, u mbajt takimi i rradhës në qytetin e Korçës, ku morën pjesë të gjithë drejtuesit e shërbimit zjarrfikës, kryetarët e bashkisë, si edhe drejtuesit e policisë dhe komisariateve të qarkut juglindor. Në fokus të këtij takimi ka qenë ndërmarrja e masave parandaluese për personat që shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme në kullota e pyje, duke marrë parasysh edhe rastet që ka patur vitet e fundit në shkaktimin e vatrave të shumta të zjarreve në të gjithë këtë qark.
Drejtuesi i këtij shërbimi në të gjithë Republikën e Shqipërisë, ka treguar situatën aktuale të zjarreve, duke u shprehur se ka vatra aktive thuajse çdo ditë, por situata momentalisht mbetet nën kontroll edhe për faktin se 25% e efektivit është në gatishmëri dhe fatmirësisht ka përballuar me sukses këto vatra zjarri.

"Jo vetëm në Korçë por në të gjithë Shqipërinë, situata paraqitet normalisht nën kontroll. Kemi vatra zjarri aktive thuajse çdo ditë, por drejtoritë vendore dhe sektorët e Mzsh janë të angazhuar maksimalisht me efektivë të plotë, me 25% të efektivit në gatishmëri dhe i kanë përballuar me sukses vatrat e zjarrit në të gjithë territorin e Shqipërisë. Po ashtu edhe në Korçë, jo vetëm në pyje dhe kullota por edhe në zonat urbane, vatrat e zjarrit kanë qenë të kontrolluara pasi në qarkun juglindor ne kemi drejtues me një eksperiencë shumë vjeçare të cilët e njohin në gjenezë shërbimin dhe kjo na bën të ndihemi më të qetë dhe për këtë shkak e kemi lënë inspektimin dhe trajtimin e gjithë gjërave në fund të këtij turi që kemi marrë në gjithë qarqet e Shqipërisë."
Cara pranon se ka mangësira jo vetëm në shërbimin zjarrfikës por edhe në kapacitetet njerëzore e logjistike, megjithatë sipas tij, duhet vlerësuar që kapacitetet aktuale të çdo bashkie janë në gjendje pune dhe mund të përballojnë situatat e zjarrit.

"Absolutisht pranojmë që si në shërbimin zjarrfikës, edhe në organizatat e tjera ligjzbatuese ka mangësira qoftë në kapacitetet njerëzore e logjistike, por duhet vlerësuar që bashkitë i kanë kapacitetet në gjendje pune dhe në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat e vatrave të zjarrit që ne na janë paraqitur, si edhe për t’u ardhur në ndihmë turistëve që i kemi të shumtë në numër. Kjo vlen për t’u përshëndetur edhe nga kryetarët e bashkive por edhe nga forcat e MZSH, të cilët 24 orë në 24 kanë qenë pranë qytetarëve për t’i përballuar këto situata me sukses."
Në përfundim të fjalës së tij, Cara ka drejtuar një apel jo vetëm kundrejt instancave shtetërore, por kryesisht drejt qytetarëve dhe fermerëve, që të mos ndezin zjarre sado të vegjël në përmasa pasi ka rrezik të përhapjes së tyre në këto temperatura të larta që kanë përfshirë vendin. Sipas drejtorit, edhe pastrimi i parcelave të fermerëve do të bëhet në mënyrë të kontrolluar nga shërbimet zjarrfikëse sipas zonave përkatëse.

"Jo vetëm instancave shtetërore sepse e patë në këtë tryezë janë të mirëorganizuara për të bashkëpunuar me njëra tjetrën për të përballuar këto situata. Apeli im do të ishte për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për çdo fermer, që t’i bashkohet shërbimit zjarrfikës në këto ditë të nxehta duke mos ndezur vatra zjarri, qoftë edhe për të pastruar një parcelë të tyre pasi edhe me aktin nënligjor që kemi nxjerrë muajin e kaluar, do të vihemi në dispozicion që pastrimin e këtyre parcelave të bëhet në mënyrë të kontrolluar duke mos shkaktuar dhe dëme që mund të sjellin pasoja të rënda për jetën e njeriut, por edhe dëme ekonomike të cilat janë jo të pakta në shumicën e rasteve, të plantacioneve pyjore që janë jo pak por me kilometra katrorë pyje, frymëmarrje, oksigjen i gjithë këtyre njerëzve në fund të ditës."
Takimi i sotëm u mbajt në ambjentet e bibliotekës së qytetit, ku u diskutua gjatë për situatën aktuale të vatrave, ndonëse momentalisht nuk ka situata në juglindje por janë marrë masat për të shmangur zjarrvëniet, apo edhe në rast të krijimit të vatrave, shërbimi zjarrfikës është në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës./ CNA
Gjatë ceremonisë së varrimit të gjeniut të letrave shq...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e ...
Drejtorët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Taula...
Drejtuesi i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elba...
19 punonjës të Drejtorisë së Policisë Korçë dhe të Drejtor...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Një shfaqje e ndyrë ishte ajo e Erion Veliajt këtë të ...
Gjykata ka pezulluar nga detyra 19 punonjës të Drejtor...
Laert Haxhiu, i dënuar me burg përjetë nga GJKKO për m...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që është vetëqua...
Përmirësimi i rrugës në zonën turistike të Velipojës ë...
Hetimet e SPAK-ut për megaaferën e inceneratorëve dhe dosj...
Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër disa propo...
Një delegacion nga Kosova ka mbërritur mëngjesin e sot...
Të mërkurën janë zbardhur emrat që kandidojnë për kreu...
Shkrimtari i njohur, Fatos Kongoli, ka marrë pjesë sot...
Shkrimtari Preç Zogaj ka marrë pjesë sot në homazhet q...
GjKKO ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për tre...
Që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm po zhvillohen...
Të mërkurën, në Teatrin e Operës dhe Baletit po zhvillohen...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...