Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

19 punonjës të Drejtorisë së Policisë Korçë dhe të Drejtorisë së Kufirit e Migracionit janë pezulluar nga detyra këtë të premte, pas një hetimi nga Prokuroria e Korçës.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar në total 21 masa sigurie, ndërsa zbulon identitetet e efektivëve.
AMP prej një viti kishte në hetim dhe me metoda speciale ka arritur që të dokumentojë abuzimin që 19 efektivët e policisë, në mesin e tyre drejtues të lartë të uniformave blu si dhe dy qytetarë, kanë arritur të vjedhin fondet nga FRONTEX.
Ky grup për një periudhë të gjatë kanë falsifikuar dietat duke përfituar shuma në euro. Një dietë ditore e FRONTEX është 50 euro, ndërkohë që për një efektiv apo drejtues janë lëshuar edhe shërbime fiktive me dokumente të falsifikuara edhe për 20 ditë rresht apo edhe më shumë.
Efektivët në këtë mënyrë merrin përmes vjedhjes shuma nga 1000 deri në 2000 euro në muaj kur pretendonin se ishin me shërbim për FRONTEX.
Konkretisht janë pezulluar nga detyra:
1. Drejtues B. T., 45 vjeç, me detyrë Asistent i Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Koordinator lokal i operacionit të përbashkët me misionin FRONTEX, i dyshuar për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
2. Drejtues A. J., 63 vjeç, ish Drejtor i DVKM Korçë, aktualisht me detyrë Asistent i Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;
3. Kryekomisar A. M., 57 vjeç, ish Drejtor i DVKM Korçë, aktualisht me detyrë Asistent i Drejtorit në DVP Elbasan, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;
4. Kryekomisar SH.A., 63 vjeç, me detyrë Shef në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;
5. E. M., 54 vjeçe, me detyrë Specialiste në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, e dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;
6. Nënkomisar D. A., 35 vjeç, me detyrë Përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
7. Nënkomisar A. I., 32 vjeç, me detyrë Specialist për krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
8. Nënkomisar M. A., 27 vjeç, me detyrë Specialist për krimet në Komisariatin e Policisë Korçe, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
9. Inspektor E.S., 46 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
10. Inspektor S.H., 39 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë në kufirin tokësor, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
11. Inspektor E.D. , 43 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
12. Inspektor M.M., 32 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi, operator për sistemin e kamerave në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
13. Inspektor A.B., 36 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
14. Inspektor D.M., 34 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
15. Inspektor E.M., 35 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
16. Inspektor G.H., 38 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
17. Inspektor L.XH., 38 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
18. Inspektor F.M., 40 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
19. Inspektor A. I. (D.), 32 vjeçe, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në DVKM Durrës, e dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Gjithashtu, janë lënë në detyrim paraqitje shtetasit: A.TH., 41 vjeç dhe G.Ç., 47 vjeç, përfaqësues të dy subjekteve tregtare në fushën e hotelerisë, të dyshuar për “Falsfikim të dokumenteve”.
Vendimi i Gjykatës ka ardhur në kuadër të procedimit penal referuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ku nga hetimet disa mujore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës të Jurdiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka rezultuar se këta punonjës policie, nga nivelet e larta drejtuese dhe deri në nivelin zbatues, me veprime të kundraligjshme, nëpërmjet faturave fiktive dhe të falsifikuara, të paraqitura në kohë të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në misionin FRONTEX, kanë përfituar shuma të paligjshme në euro.
Nga hetimet ka rezultuar e provuar se nga punonjësit e policisë në nivelin drejtues, në shpërdorim të detyrës, janë nxjerrë një numër i konsiderueshëm urdhëra transferimi fiktivë në Stacione të ndryshme të Policisë Kufitare, në juridiksionin e DVKM Korçë, me qëllim favorizimin e punonjësve të Policisë në përfitime të paligjshme, ndërsa nga Sektori i Financës në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, në tejkalim të kompetencave ligjore dhe në shpërdorim të detyrës, bazuar në dokumentacionet fiktive të paraqitura nga punonjësit e policisë, janë lëvruar shuma në euro, të cilat përfshinin shpenzime akomodimi, fjetje, apo dieta të ndryshme.
Hetimet vazhdojnë me qëllim nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore dhe të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme./ CNA
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Një shfaqje e ndyrë ishte ajo e Erion Veliajt këtë të ...
Gjykata ka pezulluar nga detyra 19 punonjës të Drejtor...
Laert Haxhiu, i dënuar me burg përjetë nga GJKKO për m...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që është vetëqua...
Përmirësimi i rrugës në zonën turistike të Velipojës ë...
Hetimet e SPAK-ut për megaaferën e inceneratorëve dhe dosj...
Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër disa propo...
Një delegacion nga Kosova ka mbërritur mëngjesin e sot...
Të mërkurën janë zbardhur emrat që kandidojnë për kreu...
Shkrimtari i njohur, Fatos Kongoli, ka marrë pjesë sot...
Shkrimtari Preç Zogaj ka marrë pjesë sot në homazhet q...
GjKKO ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për tre...
Që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm po zhvillohen...
Të mërkurën, në Teatrin e Operës dhe Baletit po zhvillohen...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë...
Një foto e shkrepur mëngjesin e sotëm në sheshin "Skënderb...
Nisin homazhet në Teatrin e Operës dhe Baletit për Ismal K...
Në javën e parë të qershorit, kryebashkiaku i zgjedhur...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...