Braçe “luan” rolin e opozitarit/ “Shigjeton” deputetët: Paguhen se mbajnë karrigen në Parlament
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka luajtur sërish rolin...

Drejtori i OBSH për Evropën, Dr. Hans Kluge, vlerësoi strategjinë e Shqipërisë për krijimin e programeve të reja në kujdesin parësor, për të adresuar çështjet e shëndetit mendor, përmes integrimit të shërbimeve socio-shëndetësore.
Gjenevë, 23 maj - Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me Dr. Hans Kluge, Drejtor Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, gjatë Asamblesë së 76-të të OBSH-së, që po mban punimet në Gjenevë të Zvicrës. Prioritetet për fuqizimin e sistemit shëndetësor si dhe adresimi i sfidave të mobilitetit të mjekëve ishin në fokus të takimit dypalësh.
“Jemi të fokusuar te fuqizimi i shërbimit shëndetësor përmes investimeve në sistem, por edhe programeve të reja që po ndërmarrim në kujdesin parësor për të adresuar çështjet e shëndetit mendor, përmes integrimit të shërbimeve socio-shëndetësore. Strategjia e re e kujdesit parësor që po implementojmë, ka të bëjë edhe me zgjerimin e shërbimeve në kujdesin parësor, duke përfshirë edhe specialitete të tjera në qendrat shëndetësore, si fizioterapistë apo logopedë, për të garantuar më shumë shërbime afër vendbanimit”, tha Ministrja Manastirliu gjatë takimit me dr. Kluge.
Ministrja Manastirliu dhe Drejtori i OBSH-së për Evropën, Dr. Kluge, ndanë së bashku idenë për krijimin e një platforme komunikimi aktive mes vendeve anëtare për adresimin e sfidës së mobilitetit të profesionistëve të shëndetësisë.
“Prioritet absolut është mbështetja e burimeve njerëzore në shëndetësi, që janë shtylla kurrizore e sistemit shëndetësor. Ne po ndërmarrim një plan 2-vjeçar të rritjes së pagave dhe mbështetjes për profesionistët e shëndetësisë. Por për të adresuar çështjen e mobilitetit të mjekëve, e cila nuk i përket vetëm një vendi apo disa vendeve, lipset një platformë aktive komunikimi ndërmjet shteteve, duke shfrytëzuar forma të ndryshme të bashkëpunimit, në mënyrë që të kemi një mbështetje më të madhe për burimet tona njerëzore, për sa i përket trajnimit dhe edukimit të tyre në vazhdim”, tha Manastirliu.
Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, vlerësoi iniciativën e Shqipërisë për ofrimin e shërbimeve socio-shëndetësore si dhe propozimin për një platformë ndërveprimi për sfidën globale të mobilitetit të mjekëve.
“Përmirësimet në qendrat e kujdesit parësor dhe implementimi i shërbimeve socio-shëndetësore janë thelbësore për forcimin e sistemit shëndetësor, duke adresuar edhe sfidën e shëndetit mendor. Gjithashtu e çmojmë të rëndësishme një platformë komunikimi ndërmjet vendeve, që adreson çështjen e mobilitetit të forcës së punës në shëndetësi”, tha Kluge në takimin me Ministren Manastirliu.
Takimi u zhvillua në kuadër të Asamblesë së 76-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, me pjesëmarrjen e drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom, drejtorit të OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, Ministra të Shëndetësisë, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore, ku po diskutohet për sfidat e sistemeve shëndetësore, impaktin e pandemisë në shëndetin e popullatës dhe nevojën për të bashkuar forcat dhe forcuar kapacitetet, për të garantuar përgatitje dhe përgjigje të shpejtë ndaj emergjencave shëndetësore si dhe rolin e teknologjisë dhe inovacionit në aksesin e shërbimeve shëndetësore./CNA.al
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka luajtur sërish rolin...
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka zbardh...
Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 10 persona për vepra...
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka bërë me dije se ka paraq...
Sot, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është pa...
Mirel Mërtiri është konsideruar shpesh në media si “njeriu...
Nesër fillon ndërhyrja për rehabilitimin e shtresave a...
Ashtu si gjykata e Vlorës, edhe GJKKO vendosi masën e ...
Kandidati fitues i koalicionit "Bashkë fitojmë" për Himarë...
Ulet numri i nxënësve në arsimin bazë, parauniversitar dhe...
Pandi Gjiza është një personazh ikonik në qytetin e Ko...
Seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit është shtyrë s...
Sot në Shqipëri u zhvillua stërvitja e përbashkët shumëkom...
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Arbe...
Presidenti Bajram Begaj, është bërë pjesë e ngjarjes së rë...
Në sheshin "Nënë Tereza" po zhvillohet stërvitja "Defe...
Kandidati fitues i koalicionit "Bashkë fitojmë" për Himarë...
Sot në sheshin "Nënë Tereza" do të zhvillohet ngjarja ...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar arrestimin e disa pe...
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër në rr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...