Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Sanksionet kundër Rusisë dhe lufta në Ukrainë po rrisin çmimet globale të drithërave dhe kjo po ndikon edhe në Shqipëri. Specialistë të bujqësisë shohin si domosdoshmëri rikthimin e mbjelljes së drithërave për të cilat interesi ka rënë gjatë viteve të fundit. Por fermerët kërkojnë mbështetje për të siguruar fitime nga shitja e prodhimit, pasi kostot e kultivimit janë rritur.
Në një rajon që braktiset çdo ditë nga banorët, siç është qarku i Gjirokastrës dhe ku shumica e sipërfaqes së tokës mbetet e papunueshme familja Beqari po kultivon në Luginën e Drinos rreth 500 hektarë, ku shumicën e zënë drithërat.
Me një përvojë mbi 20-vjeçare vit pas viti ferma, që është më e madhja në rajon për prodhimin e drithërave, përballet me sfida që janë bërë edhe më të vështira këtë vit thotë Klintoni, një nga pjesëtarët e familjes.
“Në bujqësi kemi 22 vite, e ka filluar babai dhe ne djemtë duke e ndjekur pas në biznes. Vitet sa vijnë dhe bëhen më të vështira. Edhe koha këtë vit nuk ka qenë shumë e përshtatshme, shirat nuk na kanë ndihmuar. Ne kemi filluar për vaditjen më para se çdo vit tjetër, ndërkohë që ka ndikuar shumë edhe rritja e kostos së kultivimit. Nëse 100 kg ure vitin e kaluar ishte 3 mijë lekë sivjet është 12.000 deri në 15.000 lekë", thotë ai.
“Shpresojmë këtë vit te çmimi i grurit", thotë Klitoni, "pasi nëse ai nuk do të rritet rrezikojnë falimentimin pasi tokat merren me qira”.
“Gruri është një produkt që e kërkon tregu shumë, grurin dhe misrin, kurse tërshëra dhe jonxha janë si plotësim. Bëjmë qarkullimin e tokës, ndaj detyrohemi t'i mbjellim të gjitha. Bujqësia nuk do ta mbjellësh tokën 20 vite misër, misër, misër, por edhe me kultura të tjera që të bëhet qarkullimi bujqësor", thekson ai.
Sanksionet kundër Rusisë dhe lufta në Ukrainë kanë rritur çmimet globale të drithërave. Balil Bineri, specialist në Shërbimet Bujqësore në Gjirokastër, thotë se edhe për fermerët shqiptarë dhe konkretisht në rajon kjo duhet të shihet si një mundësi që t'i kthehen më shumë kultivimit të grurit dhe misrit.
Zoti Bineri thotë se Gjirokastra ka kushte klimaterike dhe mundësitë janë për t'u dyfishuar apo trefishuar kultivimi i drithërave.
“Gjirokastra ka kushte shumë të mira veçanërisht për misrin, pasi ka tokat, ka klimën, ujëmbledhësat dhe një pjesë e madhe e fermerëve zotërojnë fuqi mekanike kështu që të paktën sipërfaqja e drithërave është plotësisht e mundshme për t'u realizuar dy dhe trefish nëse mbështetet bujqësia", thotë ai.
Vetëm në Luginën e Drinos në Gjirokastër mbilleshin mbi 10 mijë hektarë me drithëra para viteve nëntëdhjetë, ndërsa tani një sipërfaqe shumë më e vogël, thotë zoti Bineri.
Në rang qarku mbillen diku 1000 deri në 1300 ha me misër në vit, ndërsa po kaq është dhe sipërfaqja e grurit e cila ka pasur rënie. Por prodhimi i grurit është më i ulët pasi rendimenti është tri herë më i vogël se misri.
Ndërsa Klintoni thotë se një nga vështirësitë lidhet me emigrimin që ka sjellë mungesën e njerëzve për të punuar.
“Nuk ka punëtorë. Forca punëtore sa vete dhe shteron. Ne mundohemi të arrijmë drejt modernizimit, duke marrë mjete, duke filluar vaditjen ta bëjmë me sistem të kontrolluar me impiante. Detyrimisht drejt asaj do të shkojmë", thotë ai.
Në sipërfaqet bujqësore në Shqipëri pamjet nga ajri flasin për një kultivim të drithërave që nisi të rritej sipas specialistëve të bujqësisë me rritjen e çmimeve të grurit gjatë vitit 2020, ku gjatë pandemisë gruri shkoi mbi 600 dollarë për ton nga rreth 450 USD që ishte në vitin 2019.
Por këtë vit sipas specialistëve ka shumë pasiguri nga fermerët nëse do të arrijnë ta shesin grurin me fitim për shkak se kultivimi i këtij viti u ka kushtur shtrenjtë nga rritja e çmimit të karburantit dhe plehrave kimikë.
Deputeti i Parlamentit shqiptar, Erjon Braçe, i kërkoi qeverisë në Parlament mbrojtjen e kultivuesve të drithit deri edhe në blerjen e prodhimit të tyre këtë vit nga shteti.
“Do t'i kërkoj publikisht qeverisë që të kushtëzojë aplikimin dhe më pas përdorimin e garancisë sovrane për të grumbulluar prodhimin vendas të drithërave. Duke nisur nga gruri në çdo gram të tij prodhuar me mund dhe sakrifica gjatë këtij viti e duke përfunduar tek elbi, thekra e çdo gjë tjetër. Është nevojë jetike tani për shkak të konjukturës ndërkombëtare për shkak të përdorimit të drithit si armë, njësoj si raketat dhe artileria e rëndë atje në fushë të betejës”, theksoi zoti Braçe.
Sipas burimeve zyrtare Shqipëria prodhoi në vitin 2020 rreth 684 mijë tonë drithëra nga të cilat rreth 400 mijë tonë ishin misër dhe 233 mijë tonë ishin grurë.
Shqipëria importoi po në vitin 2020 rreth 364 mijë tonë drithëra kryesisht nga Rusia, Serbia dhe Ukraina
Sipas të dhënave zyrtare në tre muajt e parë të këtij viti importet e drithërave nga Rusia ishin 20 mijë ton, me një ulje 21 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2021.
Totali i importit të drithërave arriti për tremujorin e parë të këtij viti në 61 mijë ton, ndërsa gjatë muajit prill u importuan rreth 15 mijë ton grurë nga Serbia./ VOA
Avokati Altin Goxhaj ka dalë në mbrojtje të mjekut Edv...
Mjeku Edvin Prifti ka reaguar pas kontrolleve që ka kr...
Kryeministri Rama gjithmon në periudhën e pikut të ver...
Një 'fakenews' që qarkullon pa ndalim në media. Propag...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përcjellë një mesaz...
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, përmes një reagimi...
Të largohesh nga Facebook-u, tingëllon si gjë e thjesh...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe K...
Ish gjyqtarja e Krujës Enkeleida Hoxha, i është drejtu...
Profesor Artan Fuga i ka dhënë një leksion të fortë mi...
13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative d...
Mbi 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të d...
Me datë 10 Qershor 2022 u zhvillua mbledhja e prokuror...
Në ndeshjen që luhet në “Air Albania” mes Shqipërisë ...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit...
Eksperti i mjedisit Jamarbër Malltezi ka deklaruar se ...
Aurel Vula, një prej mjekëve të dyshuar për trafik ila...
Zgjerohet më tej rrjeti i personave të përfshirë në rrjeti...
Pas analizimit të këtyre marzheve Bordi i Transparencë...
Pak ditë më parë aktivistja Evi Kokalari, e cila prete...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...