“Pengu më i madh nga babai dhe porositë e nënës”/ Emocionon Gjergj Luca
Përtej mesazheve të forta për politikën, apo këshillav...

Lirimi i Brezit Frekuencor 700 MHz (njohur si DD2), nga Autoriteti i Medieve Audiovizive (AMA) është një nga detyrimet që Shqipëria duhet të përmbushë drejt respektimit të afateve të vendosura nga BE dhe Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU).
Për shkak të rëndësisë së këtij procesi, si dhe afateve të afërta në kohë për realizimin e tij, AMA zhvilloi një takim konsultativ me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe përfaqësuesit teknikë të operatorëve kombëtar audioviziv publik dhe privat.
Sekretarja e Përgjithshme e Autoritetit të Medieve Audiovizive (AMA), Romelda Rrapollari deklaroi sot se zhvillimet e vrullshme dhe risitë teknologjike kanë sjellë nevojën për rritje të kapaciteteve të transmetimit sidomos në rrjetet e lëvizshme mobile, çka e vë tregun audioviziv përballë sfidave të reja.
“Prej gati 1 viti, AMA është angazhuar në dhënien e kontributit të saj në dy dokumente të rëndësishëm pjesë përbërëse të komponentit dy, të projektit mbi asistencën teknike në fushën e telekomunikacionit, përfituar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku parashikohet vlerësimi i kostove të migrimit dhe plani i migrimit, në kuadër të lirimit të brezit DD2. Zhvillimet e vrullshme dhe risitë teknologjike kanë sjellë nevojën për rritje të kapaciteteve të transmetimit sidomos në rrjetet e lëvizshme mobile, çka e vë tregun audioviziv përballë sfidave të reja”.
Ajo falenderoi për mbështetjen zëvendësministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj.
Rrapollari shtoi se në zbatim të angazhimeve ndërkombëtare që Shqipëria ka ndërmarrë, por edhe të akteve të brendshme ligjore, jemi të detyruar që të lirojmë brezin 700 MHz nga transmetimet audiovizive dhe dhënien e tij për përdorim për sistemet e telefonisë së lëvizshme me brez të gjerë 5G.
Rrapollari theksoi se hedhja e këtij hapi do të jetë një sfidë për të gjitha palët.
“Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e këtij procesi, pasi vetëm në vitin 2020 së bashku përfunduam kalimin në transmetime numerike, çka pa diskutim është shoqëruar me kosto financiare por edhe me sfida të natyrave të tjera. Por, ndonëse po flasim për një periudhë kohore relativish të shkurtër jemi të detyruar të hedhim edhe këtë hap, i cila do të jetë një sfidë tjetër e Rregullatorit dhe jo vetëm”, u shpreh Rrapollari.
Ajo informoi se gjatë këtij viti, AMA është angazhuar në takime bilaterale dhe multilaterale me vendet e rajonit me qëllim koordinimin e Planit të Ri Frekuencor pa përfshirë brezin DD2.
“Nuk ka qenë aspak e lehtë që të merrej dakordësia e 7 vendeve fqinjë për modifikimin e Planit GE 06, duke konsideruar faktin e reduktimit të ndjeshëm të brezit UHF, numrit të lartë të operatorëve audioviziv kombëtar në tregun shqiptar (në total 7 rrjete numerike ndërkohë që bazuar në marrëveshjet ndërkombëtare si SEDDIF dhe Adriatik dhe Jon, vendet fqinjë kanë parashikuar vetëm 6 rrjete) si dhe papajtueshmërive me vendet fqinje për shkak të ripërdorimit të frekuencave të ngjashme në allotment kufitare. Pas shumë negociatave, në fillim të muajit shtator finalizuam dakordësinë në nivel allotmenti të planit të ri numerik nga të gjithë fqinjët, duke i hapur rrugë hartimit të planit të migrimit”, deklaroi sekretarja e përgjithshme e AMA-s, Rrapollari.
Zyrtarja e lartë tha se në të gjithë këtë proces, AMA ka pasur në vëmendje specifikat dhe kërkesat e operatorëve dhe është përpjekur të ruajë interesin e tyre.
“Pavarësisht faktit se ne jemi përpjekur të akomodojmë të gjitha ndjeshmëritë e operatorëve është e rëndësishme që sot ne të diskutojmë në detaje impaktin e këtij plani tek operatoret si dhe hapat e implementimit të tij”, theksoi ajo./ ATA
Përtej mesazheve të forta për politikën, apo këshillav...
Eksperti i IT-së, Gentian Progni ka folur shpjeguar mb...
Eksperti i IT-së, Gentian Progni, ka denoncuar mbrëmje...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sëri...
Kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e rindërti...
Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar opozitën pas akuzave p...
Në vijim të propjektit “Përshtatja e bujqësisë si sfidë pë...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka pu...
Rusia kërkon ekstradimin e Svetlana Timofeeva, shtetas...
CNA.al ka raportuar me dokumente dhe fakte konkrete se pas...
SPAK kërkon 19 vite burg për Gentian Malindin, të akuz...
Dallëndyshe Bici ka reaguar lidhur me sulmet që prej disa ...
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...
Festat e fundvitit vijnë me shumë kthime prapa në kohë, bi...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka zbardhur vendimet e Qe...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas mbledhjes së qeve...
Pedagogu i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur për ç...
Ditën e sotme është shtyrë sërish gjyqi për Arbër Paplekaj...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, ka nisur hetimet...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...