Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën plenare sipas urdhrit nr. 23, datë 7.4.2026, të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të datës 2 prill dhe me njoftime të ndryshme. Më pas, në rend dite parashikohet një interpelancë me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, e kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
Po ashtu, do të zhvillohet një seancë pyetje–përgjigje me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, me kërkesë të deputetes Erisa Xhixho.
Në fokus të seancës janë edhe disa projektligje të rëndësishme. Deputetët do të shqyrtojnë një shtesë në ligjin për portet turistike, si dhe ndryshime në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Në rend dite janë gjithashtu dy projektvendime për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Njëri lidhet me kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar në investimet rrugore, ndërsa tjetri me funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke përfshirë sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave.
Seanca parashikon edhe votimin për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Në përfundim, deputetët do të kenë hapësirë për diskutime jashtë rendit të ditës, me kohë të kufizuar sipas rregullores së Kuvendit.
Rendi i ditës
Në mbështetje të urdhrit nr. 23, datë 7.4.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.4.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti Erion Braçe. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)
4. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe neneve 90 - 95 të Rregullores së Kuvendit)
5. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
7. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore””. (Në mbështetje të nenit 77 të Kushtetutës, neneve 7 dhe 8 të ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, i ndryshuar”, si dhe neneve 25 dhe 55të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
8. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes të së dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s ””. (Në mbështetje të nenit 77 të Kushtetutës, neneve 7 dhe 8 të ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, i ndryshuar”, si dhe neneve 25 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
9. Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të nenit 44, pikat 2 dhe 3 të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, si dhe të neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)/ CNA
Nesër në orën 9:30 të mëngjesit pritet të mbahet seanca gj...
Pasditen e kësaj së mërkure, që përkon me Javën e Madhe të...
Rreth 25% e mjeteve që janë paraqitur për testim e kontrol...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar kët...
Kanë mbetur vetëm 16 orë nga mbledhja e Kolegjeve të Bashk...
GJKKO ka dhënë sot vendimin për deputetin demokrat Flamur ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Gjykat...
Një raport i Qendrës Burimore të Mjedisit (REC Albania), i...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e kreut të PL-së, ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur të pranojë kërkesën e ish-kr...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur ditë...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar të ushtrohen kontrolle në ...
Procesi zgjedhor brenda Partisë Demokratike po hyn në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për vendimin e ndërmj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në mbledhjen me Grupin Parlame...
Bordi i Transparencës ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga aksioni për liri...
Deputetët e Partisë Demokratike i kanë bërë kërkesë Kuvend...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...