
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për dënimin e sulmit terrorist nga serbët.
Në këtë Rezolutë të punuar nga Grupet Parlamentare, kërkohet nga faktori ndërkombëtar që të ushtrojë ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me mbështetjen që i ka bërë këtij grupit terrorist, nga sulmet e të cilit ka vdekur një polici i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të sanksionojnë dhe të dënojnë Serbinë për agresion ndaj Kosovës më 24 shtator.
Ai para deputetëve të Kosovës tha se nëse kalon Serbia e pandëshkuar ajo mund të përsërisë krimin.
“Për këtë akt të agresionit ndaj Kosovës, Serbia duhet të sanksionohet dhe ndëshkohet ndërkombëtarisht. Nëse kalon e pandëshkuar ajo atëherë do të përsërisë krimin. Armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake që i kishin profesionistët serbë të cilët sulmuan në Banjskë të dielën janë që të gjitha nga Serbia dhe të freskëta në kohë”, tha Kurti.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, tha se në këto ditë sfiduese për shtetin dhe integritetin territorial gjejnë kurajën të shikojnë përtej vijave politike dhe të tregojnë unitetin karshi sulmeve.
“Në këto ditë sfiduese për shtetin dhe integritetin territorial për vendin tonë, në ditë të dhimbjes dhe krenarisë për Policinë e Kosovës dhe familjen Bunjaku, gjejmë forcën dhe kurajën të shikojmë përtej vijave politike dhe të tregojmë unitetin karshi sulmeve të cilat synojnë të shkatërrojnë krejt çfarë është ndërtuar me mund, djersë, gjak ndër gjenerata. E diela që lamë pas shpërfaqi një plan të organizuar dhe të dirigjuar direkt nga Beogradi, për të ndezur zjarrin e një konflikti të ri në Kosovë. Asnjë fakt nuk çon në ndonjë përfundim tjetër. Prej mjeteve logjistike, ushtarake, transportimi dhe armatimit, i tëri ishte skenar i përgatitur në kampet e trajnimit të Serbisë, për të cilat autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë ka muaj që kanë paralajmëruar”, deklaroi ajo./ CNA
Ish-prokurori Eugen Beci ka folur për çështjen e ish-a...
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihal...
Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi i kis...
Ish-nënkryetari i Bashkisë Librazhd, Andri Çota, është...
Pak ditë para mbylljes së regjistrimeve në Universitetin e...
Kryeministrit Edi Rama i "ka shkuar gjuha aty ku i dhemb d...
Kryeministri Edi Rama ka abuzuar arsyen pse nuk do të ...
Kryeministri Edi Rama thotë se pa BE-në dhe pa SHBA-në Kos...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më herët ka dekla...
Kryeministri Edi Rama në deklaratë për mediat u pyet nëse ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për raportin me kryeministr...
Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka k...
Kryeministri Edi Rama e ka bërë edhe njëherë të qartë se f...
Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha ...
Edmond Nika, njëri prej të akuzuarve për vrasjen e ndodhur...
Vetëm në 48 orët e fundit, në Shqipëri kanë ndodhur tr...
Kryeministri Edi Rama u mikprit sot nga Kryeministrja e Re...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur...
Mesditen e sotme është aktivizuar sërish vatra e zjarr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...