Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Në një demokraci parlamentare pushteti ekzekutiv përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave përbën një nga tri shtyllat kryesore të shtetit. Në sistemin tonë politik, bazuar në hierarkinë e kompetencave faktike, sidomos pas 2008, kryeministri është figura kryesore politike dhe vendimmarrëse. Në rastin tonë kur kryeministri është edhe kryetari i partisë në qeveri dhe kështu edhe kryetar i mazhorancës në parlament, dhe referuar një sërë raportimesh të ekspertëve të ISP-së, de facto dhe de juro është njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri. Pushteti ushtrohet përmes akteve ligjore dhe mekanizmi i vetëm i kryeministrit në dispozicion janë aktet e Këshillit të Ministrave apo aktet e ndërmarra me cilësinë e kryeministrit dhe të deputetit.
Sipas Kushtetutën e RSH, neni 100 dhe 101, “Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore”, “Kryeministri përfaqëson Këshillin e Ministrave dhe kryeson mbledhjet e tij”, si dhe ai ka edhe kompetencën “bashkërendon dhe kontrollon punën e anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe të institucioneve të tjera të administratës qendrore të shtetit” si dhe “zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ministrave”. Bazuar në ligjin 9000/2013 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, neni 5, zv/kryeministri “zëvendëson Kryeministrin, në kuptimin e pikës 1 të nenit 34 të Kodit të Procedurave Administrative”. Ai/ajo kryen detyra që i ngarkohen nga Këshilli i Ministrave ose nga Kryeministri.

Të dhënat e monitorimit formal të vendimmarrjeve të Këshillit të Ministrave gjatë vitit 2022, kryer nga stafi i Institutit të Studimeve Politike (ISP) tregojnë se pushteti ekzekutiv dhe kompetencat e nenit 101 të Kushtetutës janë ushtruar jo nga kryeministri, por nga zëvendëskryeministri. Konkretisht, 29 nga 48 mbledhje të Këshillit të Ministrave ose 60% e tyre janë drejtuar nga zv/kryeministri dhe jo nga kryeministri.
Pasqyra e të dhënave krahasuese tregon se dy muaj, korrik dhe nëntor 2022, të gjitha mbledhjet e qeverisë janë drejtuar nga zv/kryeministrat. Praktika e drejtimit me zv/kryeministër ndodh kryesisht kur kryeministri ka pamundësi të përkohshme shëndetësore apo ka udhëtime të rëndësishme pune jashtë vendit, por jo në kushte normale pune, kur nuk ka vizita të rëndësishme dhe as probleme shëndeti.
Duke krahasuar datat e mbledhjeve të qeverisë dhe agjendën e kryeministrit në këto data rezulton se në pjesën më të madhe të tyre nuk ka pasur ngjarje të rëndësishme diplomatike apo vizita zyrtare dhe as zhvillime më të rëndësishme sesa mbledhja e Këshillit të Ministrave. Fakti që kryeministri zgjedh që në 58%-60% të rasteve të mos marrë pjesë dhe as të drejtojë mbledhjen e qeverisë që kryeson, përbën largim nga përgjegjësitë, neglizhencë ndaj detyrimit kushtetues, devijim nga praktikat e mira të qeverisjes, si dhe investim serioz në dobësimin e institucionit dhe në dëm të kulturës politike e institucionale.
Situata të tilla, krijojnë shqetësime të tjera me funksionimin e vetë Këshillit të Ministrave. Nëse kryeministri nuk drejton mbledhjet dhe as vendimmarrjet, si arrin ai të konceptojë dhe paraqesë drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe përgjigjet për to (Kushtetuta, 102/b), të sigurojë zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të miratuara nga Këshilli i Ministrave (Kushtetuta, 102/c), të bashkërendojë dhe të kontrollon punën e anëtarëve të Këshillit të Ministrave (Kushtetuta, 102/ç), të zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ministrave (Kushtetuta, 102/2), “në zbatim të kompetencave të tij, të nxjerr urdhra (Kushtetuta, 102/3) apo t'u kërkojë ministrave përgjegjës shpjegime, relatime dhe verifikime administrative (ligji 9000/2003, pika 1/b, neni 2)?
Shqipëria ka pasur praktika të ndryshme, – nga kryeministra që drejtonin qeverinë rregullisht dhe në mbledhje të mbyllura, kryeministra që drejtonin rregullisht, por me fjalime mbi vendimet para se ato të diskutoheshin e të vendoseshin, kryeministër që zhvillonte deri në 10 mbledhje në muaj për të ndikuar me akte në forcimin e bazës ligjore dhe administrative të vendit apo kryeministër që zhvillonte 2-3 mbledhje në muaj, siç edhe kemi tashmë një model tjetër referues, kryeministër që nuk drejton Këshillin e Ministrave. Kushtetuta, modeli demokratik i qeverisjes, standardet perëndimore që duam të arrijmë, sensi e përgjegjësisë dhe i integritetit vendimmarrës, detyrimi moral ndaj premtimeve elektorale, cilësia e lidershipi, etj, ISP sugjeron kthimin e institucionit në praktikat kushtetuese dhe bashkëkohore, në institucion që respekton germën dhe frymën kushtetuese, kulturën e shtetit dhe atë institucionale, në qeveri që drejtohet dhe mirëqeveris me transparencë, përgjegjësi, angazhim dhe llogaridhënie./ ISP
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, T...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga aksi rru...
Është një personazh mjaft i komentuar në rrjetet sociale, ...
Reshjet e dendura të shiut në Shkodër kanë sjellë përm...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka pasqyruar situatën në aksin ...
Xhaxhai i Aleks Nikës, një prej protestuesve të vrarë në p...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas një shkrimi të pub...
Pas 5 orësh është zhbllokuar situata në Qafën e Murriz...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur për udhëtimet ...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur për ngjarjen e 21 Janar...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përkujtuar ish Presiden...
Gazetari Mentor Kikia, në një reagim në rrjetet social...
Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer përjetimin e familjarëve t...
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamje nga momenti ku bab...
Ish-komandant i njësisë speciale të Gardës së Republik...
Si pasojë e reshjeve të dëborës, aksi rrugor Klos-Qafë Mur...
Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka bërë disa qytete...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i ka bërë thirrje organe...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar pas prov...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...