Denaj, takim me fermerët në Maliq pas protestave: Ka filluar shpërndarja e subvencioneve
Ministrja Anila Denaj ka zhvilluar një takim me fermer...

16 të rinj nga Dibra përfunduan me sukses një kurs 8-mujor për kodimin, përmes të cilit arritën të zgjeronin njohuritë dhe kompetencat teknike në fushën e programimit, ndërsa realizuan edhe seanca trajnimi me këshilluesit e karrierës.
Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për të rinjtë që ndoqën këtë kurs intensiv ishte e pranishme Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, si dhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.
Në bisedën me të rinjtë, Zëvendëskryeministrja Balluku tha se është e rëndësishme që njohuritë dhe dijet që ata përfituan nga ky kurs tashmë të vihen në zbatim. “Është shumë e rëndësishme që të gjitha dijet që morët t'i vini në zbatim, sepse nuk ka qenë një kurs i thjeshtë disa javor, ka qenë pothuajse një vit i tërë shkollor. Ju jeni impenjuar, keni investuar, qeveria ka investuar, donatorët kanë investuar, ka pasur impenjim edhe nga trajnerët, kështu që ju duhet patjetër që këto dije që morët të filloni t'i vendosni në jetë”, u shpreh Balluku.
Zëvendëskryeministrja shtoi më tej se për Qeverinë Shqiptare inovacioni ka një vëmendje të veçantë. Në këtë drejtim është ngritur edhe Agjencia e Inovacionit e cila tashmë ka nisur të japë edhe rezultatet e para. “Duke pasur parasysh këtë prioritet të Qeverisë Shqiptare për t'i dhënë inovacionit zë, për ta mbështetur me logjistikë dhe infrastrukturë, duke mbushur radhët me të rinj dhe të reja, unë do të thoja që pikërisht kjo nukël prej 16 dibranësh të ketë mundësi që të fillojë dhe të ushtrojë dijet që mori edhe pranë bashkisë, edhe pranë institucioneve shtetërore, edhe vetë ju si individë me ide të reja me start-up”, deklaroi Balluku.
Nga ana e saj Ministrja Muzhaqi, theksoi se përmes këtij kursi tashmë të rinjtë kanë zgjeruar njohuritë e tyre duke pasur mundësi akoma më të mëdha për punësim.
“Fakti që tani kemi 16 të rinj të mirëpërgatitur, që janë gati për tregun e punës, një pjesë e tyre kishin dëshirë për pjesën e teknologjisë, ndërsa një pjesë tjetër donin të provonin një fushë të re dhe tani që kanë pasur këtë mundësi të provës, besoj që do kenë edhe më shumë akses në tregun e punës. E mira e këtij tregu është që edhe nga këtu nga qyteti mjafton lidhja e internetit dhe ti direkt mund të punosh për tregun botëror, nuk është e thënë që të punosh vetëm për tregun lokal që ne jemi mësuar të bëjmë në shumë profesione të tjera”, tha Muzhaqi.
Për kryebashkiakun e Dibrës, Rahim Spahiu bashkia do të mbështesë të rinjtë që kanë ide inovative dhe duan ti venë në zbatim ato./ CNA
Ministrja Anila Denaj ka zhvilluar një takim me fermer...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zgjedhjet në Himar...
Policia ka zbardhur veprimtarinë kriminale të një 34-v...
Prindërit e Giselit, vetëm kur mbushi dy vjeç, e kup...
Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kagan Atay, n...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërgu...
Tiranës do t'i shtohet dhe një tjetër kullë. Bëhet fja...
Aeroporti i parë ndërkombëtar në jug të vendit pritet të p...
Erion Veliaj ka paralajmëruar auditimin e Bashkisë Tir...
Ditën e djeshme u përfshi nga flakët Parku Arkeologjik i F...
Policia ka shpallur në kërkim ish-banoren e “Big Broth...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar të martën e 6 gu...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Shqipëria është një ndër vendet me nivelet më të larta në ...
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gon...
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu, ka dhënë detaje në l...
Banorët e Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës kanë dalë sëri...
Për të 18-in vit radhazi do të zhvillohet Festa e Birrës n...
Drejtuesja e “Top Channel”, Lori Hoxha prej vitesh ësh...
Zjarri i regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në parkun...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...