Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Tiranës do t'i shtohet dhe një tjetër kullë. Bëhet fjalë për një projekt që ka marrë dritën jeshile edhe nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe do të mbijë në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, në hyrjen e Liqenit Artificial.
Godina ikonike e Tirana Bank pranë hyrjes së Gardës së Republikës do të shembet dhe aty kompania "X One" do të ndërtojë një qiellgërvishtëse 40 kate.
Ajo do të quhet “Grand Park Skyline” dhe shumë shpejt pritet të nisë puna për ndërtimin e kullës më të lartë në këtë zonë. Parku i Madh i Liqenit të Tiranës po rrethohet vit pas viti nga projekte shumëkatëshe betoni, të cilat nëse vazhdohet me këto ritme, duket se do të gllabërojnë dhe të vetmen hapësirë të gjelbër që i ka mbetur kryeqytetit.

Kompania "X One" është themeluar në vitin 2021 me kapital 10 milionë lekë të vjetër, nga ortakët Çesk Ivanaj 50% dhe Ylli Ujka 50%. Në shkurt të këtij viti, ortakët themelues Çesk Ivanaj dhe Ylli Ujka shesin 26% të kuotave të kapitalit (individualisht secili shet 13%) në favor të Ilir Trebickës, kundrejt çmimit total 260.000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë.
Përbërja e shoqërisë pas transferimit është: Çesk Ivanaj 37%, Ylli Ujka 37% dhe Ilir Trebicka 26%.
Mania për të betonizuar çdo skaj të Tiranës nuk ka kursyer këtë herë as zonën pranë Liqenit te Tiranës, në hyrje ku ndodhet dhe godina ikonike e bankës së nivelit të dytë që mban emrin e kryeqytetit, Tirana Bank. Për më tepër, janë vetë indtitucionet ato që me lejet e tyre po lejojnë shkatërrimin.
Ylli Ujka është një sipërmarrës i suksesshëm në Itali, me origjinë nga qyteti i Lezhës. Gjithashtu, ai është një nga anëtarët e fisit Prelivanaj të vendosur prej shekujsh në Malin e Rencit mbi Ranën e Hedhun në Shëngjin, ku Ylli Ujka ka njoftuar një vit më parë se do të ndërtojë një resort me vlerë 300 milionë euro.
Ai është rikthyer kohët e fundit në Shqipëri dhe aktualisht është edhe president i ekipit të "Besëlidhjes" në Lezhë. Dy javë më parë, Ylli Ujka u telefonua nga një grup mashtruesish që pretendonin se ishin Pjerin Ndreu dhe i morën 15 mijë euro. Rasti përfundoi në polici.

Për sa i përket Ilir Trebickës, ai është një ndër ndërtuesit e hershëm të njohur në Tiranë, që tashmë e ka shtrirë veprimtarinë e tij edhe në jug të vendit. Ai është mik i kryeministrit Edi Rama që kur të dy luanin basketboll dhe në Shkodër njihet dhe si ndërtuesi i stadiumit "Loro Boriçi".
Ilir Trebicka ka marrë pesë vite më parë statusin e investitorit strategjik dhe një leje për një fshat turistik në zonën e Dhërmisë. Kompleksi turistik “Thymus” që ai do të ndërtojë përmban 2 hotele dhe një fshat turistik me 38 vila dy-trekatëshe, të cilat janë në fazë karabinaje aktualisht.
Për aksionerin tjetër të "X One", Çesk Ivanaj, informacionet janë të pakta. Megjithatë, "Newsbomb.al" mëson se ai është lidhje e afërt me biznesmenin Ylli Ujka dhe të dy janë aksionerë në kompaninë e prodhimit dhe tregtimit të letrës "Sole Mio".
Po ashtu, redaksia mëson se Çesk Ivanaj është edhe president i një kompanie që ofron shërbime marketingu "online" në Itali dhe në botë, ku ortak është edhe sipërmarrësi lezhjan Ylli Ujka. Edhe vetë Ivanaj është me origjinë nga Lezha dhe jetesën e ndan mes Italisë dhe Shqipërisë./ Newsbomb.al
Aeroporti i parë ndërkombëtar në jug të vendit pritet të p...
Erion Veliaj ka paralajmëruar auditimin e Bashkisë Tir...
Ditën e djeshme u përfshi nga flakët Parku Arkeologjik i F...
Policia ka shpallur në kërkim ish-banoren e “Big Broth...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar të martën e 6 gu...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Shqipëria është një ndër vendet me nivelet më të larta në ...
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gon...
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu, ka dhënë detaje në l...
Banorët e Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës kanë dalë sëri...
Për të 18-in vit radhazi do të zhvillohet Festa e Birrës n...
Drejtuesja e “Top Channel”, Lori Hoxha prej vitesh ësh...
Zjarri i regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në parkun...
Sipas Studying-in-Germany, shuma e kërkuar për dëshmin...
Mesditën e sotme, flakët kanë përfshirë parkun arkeologjik...
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar ka shpallur r...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën "arrest në burg" për Ri...
Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës, ku qindra q...
Në protestën që po zhvillohet sot para Bashkisë së Tir...
Qindra qytetarë të revoltuar dhe të zemëruar ndodhen sot n...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...