
Prokuroria e Tiranës njoftoi të martën më 9 prill marrjen në hetim të Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, për veprën penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”, pasi akuzohet se ka eksportuar bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit, një vit më parë. Po ashtu, prokuroria ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit personal “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Në njoftim sqarohet se hetimi ndaj Muçës ka filluar bazuar në referimin e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në vitin 2023, lidhur me kopjimin e paligjshëm të të dhënave të sistemit TIMS.
“[…]Nga hetimi i procedimit penal rezulton se, në datën 02.08.2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, E.M. Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin”, citohet në njoftim
Në vijim bëhet e ditur se hetimi është shtrirë në pyetjen e tërë personazheve të përfshirë në ditën e ngjarjes, por njëkohësisht edhe në kryerjen e ekspertimeve përkatëse. Po ashtu, janë kryer verifikime mbi vërtetimin e besueshmërisë së Muçës në raport me pozicionin e tij Drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin, prej nga janë gjetur disa probleme.
Nga verifikimet ka rezultuar se Muça në vitin 2007 është raportuar si përgjegjës për veprat penale të “dokumenteve false kryer nga persona privatë” dhe “përdorimin e një akti të rremë”. Në shtator të vitit 2008 atij i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së qëndrimit të marrë nga shtabi i policisë në Bari.
Nga hetimi ka rezultuar se Muça është këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërkohë që është edhe Drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin në Policinë e shtetit. Sipas prokurorisë, ligji për Policinë e Shtetit ndalon veprimtari të dyta përveç mësimdhënies, ndërkohë që Muça nuk e ka deklaruar këtë veprimtari të dytë në dokumentet aplikues për pozicionin që mbante. /Reporter.al
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga institucioni i KMS...
Gazetarja Anila Hoxha në një intervistë televizive ka ...
Drejtori i Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Sht...
Detaje të reja kanë dalë për Ervin Muçën, drejtorin e ...
Katër punonjës të Bashkisë së Korçë, zyrtarë të Drejto...
Mëngjesin e së mërkurës është thirrur në SPAK, ish-kry...
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe thirret në S...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar për Fitër Bajram të gji...
Në qytetin e Korçës, pas përfundimit të muajit të shen...
Gazetarja Ola Xama ka zbuluar një tjetër abuzim të kryebas...
Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimt...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca, në prag të festës...
Besimtarët myslimanë falin namazin në Sheshin Skënderbej p...
Mbrëmjen e sotme është përmbyllur muaji i shenjtë i Ramaza...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar urdhrin e Pr...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Besimtarët myslimanë këtë të mërkurë do të festojnë Fi...
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shq...
Noterja Rezarta Koçi, e arrestuar më 4 shkurt 2022 për...
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë marrëves...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...