Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Prokurorina pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në kuadër të Procedimit Penal Nr.227 të vitit 2020, pas një hetimi të kryer me metoda speciale të hetimit, dërgoi për gjykim dhe dha konkluzionet përfundimtare të procedimit penal, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a-25 i K. Penal dhe Veprën Penale “Moskallëzim i krimit” parashikuar nga neni 300/1 i K.P.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se të pandehurit kishin ngritur një skemë mashtrimi me pesë kompani, me qëllim shmangien e pagesës së TVSH-së dhe të Tatim Fitimit, nga e cila ka rezultuar se është shmangur një detyrim tatimor në vlerën totale 571,175,889 lekë. Ndërkohë autorët e veprës penale, kanë mundur që të terheqin parat cash nga bankat e nivelit të dytë, në vlerën totale prej 619,048,206 lekë, ku qëllimi i tërheqjeve ka qënë shmangia dhe mos pagimi i detyrimeve të lindura nga aktiviteti fiktiv tregtar i subjekteve objekt hetimit.
Pas kërkesave të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës nga ana e Gjykatës u vendos:
1- Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Xh. për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar" parashikuar nga neni 114/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit A.Xh. i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si edhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 10(dhjetë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.M. për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar" parashikuar nga neni 144/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit R.M i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyre tjetër qe ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.A. për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar" parashikuar nga neni 144/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tri) vite e 6 (gjashte) muaj burgim.
- Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit A.A. i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit T.A., për kryerjen e veprës penale të "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar parashikuar nga neni 144/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (vjet) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
- Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit T.A. i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 5 (pesë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Xh. për kryerjen e veprës penale të "Moskallzimi i krimit" parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit E.Xh i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.C., për kryerjen e veprës penale të "Moskallëzimi i krimit" parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) muaj burgim.
-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal te pandehurit B.C., i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tri) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.A., për kryerjen e veprës penale të "Moskallzimi i krimit" parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal te pandehurit R.A., i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tri) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.
8. Deklarimin fajtor të të pandehurit, personit juridik "S.L." për kryerjen e veprës penale të "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar" parashikuar nga neni 144/a-25 të K.Penal dhe dënimin e tij me "Mbarimin e personit juridik", duke urdhëruar procedurat e likujdimit të tij nga organet kompetente, sipas ligjit. Pjesa e të ardhurave dhe e pasurive që, në përfundim të procedurës së likuidimit të detyruar të personit juridik, rezultojnë të jenë mjete apo produkte të veprës penale duhet të konfiskohen.
- Në zbatim të të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurve i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, pas shqyrtimit te çeshtjes me gjykim të shkurtuar.
Konfiskimin e mjeteve apo produkteve të veprës penale të sekuestruara.
Sendet e sekuestruara me anë të procesverbalit të sekuestrimit datë 16.11.2021 të cilat janë asete të shoqërisë A.N., Korçë në pronësi të shtetasit A.A. dhe konkretisht.
1. Një automjet i tipit kamion i markës DAF, kokë tërheqje me ngjyrë të bardhë.
2. Një automjet tip kamion i markës MAN koke tërheqje me ngjyrë të bardhë.
3. Një automjet tip Fadrome i markës CASE me ngjyrë të verdhë.
4. Një automjet tip kamion i markës MAN me ngjyrë të bardhë,
5. Një automjet tip kamion "botë uji" i markës IVEKO me ngjyra të bardhë dhe të kuqe.
6. Linjë prodhimi dhe pastrimi për inerte e pa montuar për punë me ngjyre gri jeshile dhe të verdhë.
7. Produkt i gatshëm për shitje "hekur-nikel" sipas procesverbalit të sekuestros mbi 300 (treqindë) ton.
8. Pasuria e regjistruar në rregjistrin hipotekor me adresë Dhërmi, Vlorë, objekti hidrocentral sëbashku me truallin në sipërfaqe e përbërë nga 619,5 m2 në pronesi të shtetasit A.Xh./CNA.al
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka mundur të sigurojë ...
Presidenti Bajram Begaj ka deklaruar se nuk është aspa...
Në Komisionin e Ekonomisë, ka pasur debat mes deputeti...
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët e ...
Pas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit mbi alarmi...
Punimet në segmentin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, janë kthyer...
Partia Demokratike, përmes një deklarate për mediat, ka sh...
Një telefonatë anonime në Policinë e Shtetit, ka njoft...
Pasi u tërhoqën nga bojkoti, pedagogët janë ngritur së...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja, ka dhën...
“Nëse do ju hidhnin para gabimisht në llogari nga banka do...
“A do ta pranoni si kandidatin zyrtar të opozitës Lulz...
“Mbreti i kokainës”, siç njihet bosi shqiptar i drogës, ...
Disa ditë më parë bëri bujë një deklaratë e kreut të P...
Ilir Alimehmeti, kandidati për primaret e PD-së në Tir...
Diplomati Marin Meksi në Kampionatin Botëror të Ligës Prof...
Alfred Rushaj, ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, ...
Pak ditë më parë në fshatin Babje të Librazhdit, policia d...
Një alarm i fortë është ngritur në lidhje me helmimin e qe...
851 aplikime janë bërë që prej 1 nëntorit nga familjet...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...