Alarm për bombë në SPAK/ Policia vihet në lëvizje
Një telefonatë anonime në Policinë e Shtetit, ka njoft...

Partia Demokratike, përmes një deklarate për mediat, ka shënjestruar Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, teksa i ka kujtuar zotimin e tij për të bërë drejtësi për personat që humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit të 2019-ës.
Sipas PD-së, kanë kaluar 3 vjet tashmë nga ai apel dhe zotim i kryeprokurorit, dhe drejtësia nuk është bërë, as për të vdekurit dhe as për të mbijetuarit e shpërngulur nga vatrat e tyre.
Kjo delaratë e PD-së vjen pasi, ditën e djeshme janë shpallur të pafajshëm nga ish-drejtori i ALUIZNI-t Flamur Gjuzi, ish-drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Artur Çela, dhe një i akuzuar për ndërtim të paligjshëm, Artur Terziu.
Deklaratë e zëdhënëses së PD-së, Floriana Garo:
Dje, drejtësia e reformuar dhe e shndërruar në degë të ekzekutivit me reformën e George Soros, shënoi një rekord të zi me vendimet e saj. Kjo drejtësi, në tre vjetorin e vdekjes, dha pafajësi për përgjegjësit e vdekjes së paralajmeruar të 51 banorëve që humbën jetën në rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.
Kryeprokurori i ri Olsian Çela, produkt i reformës në drejtësi, më 7 dhjetor 2019, pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të atij viti, që u mori jetën 51 shqiptarëve dhe la mijëra të pastrehë, deklaronte:
Inserti-video me deklaratën në Durrës të Olsian Çelës
Kanë kaluar 3 vjet tashmë nga ai apel dhe zotim i Kryeprokurorit, dhe drejtësia nuk është bërë, as për të vdekurit dhe as për të mbijetuarit e shpërngulur nga vatrat e tyre. Jo nga tërmeti, por nga dora e zeze e pushtetarëve, ministrave dhe kryebashkiakëve mafiozë të Edi Ramës, ndërtuesve, inxhinjerëve, teknikëve etj.
Zotimi para Prokurorisë së Durrësit i Olsian Celës, dhe evidentimi i fajtorëve nëpërmjet shkeljeve, u shoqërua me emra, por me urdhër direkt të Edi Ramës, që kontrollon çdo qelizë të drejtësisë së kapur, me asnjë të dënuar.
E njëjta situatë edhe në bashkinë më të madhe të vendit në Tiranë. 31 persona u shpallën në kërkim, disa u arrestuan dhe shumica u arratisën. Prokurorja e Tiranës jepte asokohe të njëjtin premtim për hetime.
Gjykimi përfundimtar u dha dje për personat e akuzuar për viktimat dhe dëmet e tërmetit në Durrës. Të gjithë të pafajshëm: që nga ish-drejtori i ALUIZNI-t Flamur Gjuzi, ish-drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Artur Çela, dhe një i akuzuar për ndërtim të paligjshëm, Artur Terziu.Personat e tjerë të akuzuar, në një tallje cinike me viktimat dhe të pastrehët, u dënuan me punë në shërbim të komunitetit.
Te kjo frazë e fundit qëndron edhe pyetja: a i shërbeu drejtësia e re, propaganda dhe shpenzimet për të komunitetit, njerëzve, shqiptarëve.
Viktimat dhe familjarët e tyre, familjet e panumërta që janë ende me qera, në çadra apo forma të tjera të shpërnguljes nga vatrat e tyre, përgjigjen unanimisht: JO.
Ata që mund të quhen ‘vrima e fundit e kavallit’ mbetën pa ndëshkuar. Ata që janë në fakt përgjegjësit kryesorë të tragjedisë dhe të masakrave urbane, kryebashkiakët e Krujës, Durrësit dhe Tiranës, Edi Rama dhe ministrat e tij as u akuzuan, as u morën në pyetje, dhe as u hyri gjemb në këmbë.
Një turp, i drejtësisë që nuk bën drejtësi, që nuk e mbulon asnjë tërmet dhe asnjë përmbytje.
Një krim pa ndëshkim që i vret dy herë viktimat dhe i torturon për së gjalli të afërmit e tyre.
Kujtojmë se familje të tëra, 25 banorë u shuan në pallatet e Thumanës, të bëra të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit 2019, por që u lanë aty që t’ju merrte më vonë jetën tërmeti i nëntorit, dhe askush nuk u gjet fajtor.
Partia Demokratike, në prag të përvjetorit të tretë të tragjedisë së 26 nëntorit, u kujton me dhimbje shqiptarëve se, një drejtësi që nuk punon për ata nën gërmadha, funksionon për ata mbi rrënoja.
Kjo është pamja në sytë e shqiptarëve tre vjet më vonë: një grusht korbash të qeverisë dhe drejtësisë mbi gërmadhat e 26 nëntorit dhe mbi varret e të vdekurve.
Me ta nëpër këmbë Shqipëria është në rrezik. Shqiptarët nuk janë më qytetarë, pro viktima, populli me gomone në krahë që pret të hidhet në dallgët e rrezikut nëpër brigjet e Europës.
Më 12 nëntor, të gjithë bashkë, duhet të japim një shenjë guximi, force dhe shprese, kundër tufës së korbave mbi hartën e Shqipërisë dhe fatet e shqiptarëve.
Një telefonatë anonime në Policinë e Shtetit, ka njoft...
Pasi u tërhoqën nga bojkoti, pedagogët janë ngritur së...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja, ka dhën...
“Nëse do ju hidhnin para gabimisht në llogari nga banka do...
“A do ta pranoni si kandidatin zyrtar të opozitës Lulz...
“Mbreti i kokainës”, siç njihet bosi shqiptar i drogës, ...
Disa ditë më parë bëri bujë një deklaratë e kreut të P...
Ilir Alimehmeti, kandidati për primaret e PD-së në Tir...
Diplomati Marin Meksi në Kampionatin Botëror të Ligës Prof...
Alfred Rushaj, ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, ...
Pak ditë më parë në fshatin Babje të Librazhdit, policia d...
Një alarm i fortë është ngritur në lidhje me helmimin e qe...
851 aplikime janë bërë që prej 1 nëntorit nga familjet...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur lidhu...
“Top Channel” në emisionin e tij kryesor, "Prime Time"...
Komisionari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, Vol...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka shpre...
“Kjo ikje masive e shqiptarëve diktohet nga kjo qeveri që ...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, m...
PS ka përsëritur kërkesën që të hetohet lobimi rus në PD. ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...