Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë reagim në rrjetet sociale lidhur me tensionet e regjistruara paraditen e sotme në kantierin e aeroportit të Vlorës, ku kamionë të “2A Group” kishin bllokuar hyrjen.
Pacolli shkruan se ky tashmë nuk është vetëm një konflikt biznesi, por një çështje më e thellë.
Ai shkruan se shteti duhet të ndërmarrë veprime kur një aktiviteti i ligjshëm bllokohet, sipas tij, me roje private dhe mjete të rënda.
Biznesmeni shton se është vënë në pikëpyetje autoriteti i shtetit dhe ekzistenca e shtetit ligjor.
Ai thotë se punonjësit e "Mabco"-s po përballen prej javësh me pengesa dhe se sot u pa hapur, sipas tij, moszbatimi i ligjit dhe privimi i së drejtës për veprim dhe lëvizje.
Postimi i plotë:
Grupet kriminale prapë kanë bllokuar aksesin në Aeroportin e Vlorës, ku Mabco ka investuar mbi 310 milionë euro!
APELOJMË TE SPAK QË TË FILLOJË HETIMIN E THELLË.
Nuk është qështje konflikti, ështe qështje më e thellë!!!
A është KRIM bllokimi i një aktiviteti të ligjshëm me roje private, mjete të rënda dhe vetëgjyqësi?
Nëse po, pse nuk po vepron askush?
Nëse secili në këtë vend mund të marrë disa roje private, të bllokojë hyrje-daljet, të pengojë zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe të imponojë vullnetin e tij me forcë, atëherë a jetojmë në Republikën e Shqipërisë apo në Republikën e Rojeve Private?
Çfarë roli kanë rojet private në këtë vend?
Si është e mundur që një kompani private të vendosë se kush hyn dhe kush nuk hyn në një kantier, pavarësisht vendimeve të Asamblesë së Ortakëve, pavarësisht vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe pavarësisht kërkesave të institucioneve shtetërore?
Si është e mundur që një kompani sigurie private të bllokojë fizikisht hyrjen në një aset strategjik kombëtar dhe askush të mos mbajë përgjegjësi?
Nëse çdo kompani në Shqipëri mund të marrë disa roje private, të vendosë kamionë në hyrje dhe të shpallë veten mbi ligjin, atëherë:
• Për çfarë na duhen gjykatat?
• Për çfarë na duhen institucionet?
• Për çfarë na duhet shteti?
Sot nuk po diskutojmë më për një konflikt biznesi.
Sot po diskutojmë për ekzistencën e shtetit ligjor. Sot është vënë në pikëpyetje autoriteti i shtetit. Sot shtrohet pyetja themelore: a zbatohen vendimet e Gjykatës së Lartë në Republikën e Shqipërisë apo jo?
Sepse, nëse një vendim i formës së prerë i Gjykatës mund të bllokohet nga një grup njerëzish me kamionë dhe roje private, atëherë problemi nuk është më Aeroporti i Vlorës.
Problemi është vetë shteti ligjor.
Prej muajsh, Mabco po përballet me pengesa të vazhdueshme dhe të papranueshme. Prej javësh po shohim vandalizëm, bllokime, dëmtime të pronës dhe pengim të punimeve.
Sot po shohim moszbatim të hapur të ligjit para syve të të gjithëve, si dhe privim të së drejtës për veprim dhe lëvizje.
Ku janë institucionet që duhet t’u japin përgjigje qytetarëve?
Kjo nuk është më një çështje vetëm e Mabco-s apo e 2A-së.
Kjo është një çështje që prek çdo qytetar.
Kush i zbaton ligjet në këtë vend?
Ligjin për shoqëritë tregtare?
Vendimet e Gjykatës së Lartë?
Apo rojet private? /CNA
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka denoncuar sërish pro...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuven...
Pas letrës publike, protestuesi Erlis Sina i është kundërp...
Janë kryer disa emërime të reja në strukturat vendore të P...
Shpallen fituesit e drejtuesve të policisë në qarqet Kukës...
Prej trei netësh radhazi një grup protestuesish kanë qëndr...
Në kantierin e aeroportit të Vlorës vijojnë tensionet mes ...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Gi...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh të gjatë dre...
Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci në një dalje televizive ...
Mijëra qytetarë u grumbulluar këtë të hënë që prej orës 19...
Për rreth një orë protestuesit vijojnë marshimin në rrugët...
Aktivisti Andi Tepelena në një prononcim live për emisioni...
Protestuesit në ditën e 23-të të protestës kanë nisur mars...
Në ditën e 23-të të protestës vijojnë fjalimet e protestue...
Në ditën e 23-të të protestës, njëra nga të pranishmet tha...
Pasditja e kësaj të hënë, e shoqëruar edhe me reshje kalim...
Aktivisti dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ka pub...
Në ditën e 23-të të protestës kundër qeverisë dhe kryemini...
Gazetari Basir Çollaku tha sot se sipas disa informacionev...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...