
Jamarbër Malltezi ka reaguar lidhur me akuzat e bëra ndaj tij se ka marrë mijëra metra katrorë tokë, por që nuk i janë paguar shtetit.
Ai ka përmendur disa argumente që hedhin poshtë akuzat e bëra në shkrimin e Carlo Bollino “SPAK zbulon edhe mijëra metra katrorë që dhëndri dhe trashëgimtarët i morën dhe s’i paguan Shtetit”.
Ai thotë se Edi Rama e përdori token për të cilën bëhet fjalë për të ngrohur xhepin e mediave të tij, konkretisht pronarit Carlo Bollino, i cili e mori këtë dhuratë me çmimin e dhimbshëm prej 1 euro.
Reagimi i Jamarbër Malltezit:
Në përgjigje të shkrimit të Karlo Bollino Partizanit, “SPAK zbulon edhe mijëra metra katrorë që dhëndri dhe trashëgimtarët i morën dhe s’i paguan Shtetit”, të datës 28 tetor 2023, sqaroj se:
1. Prokuroria nuk ka bërë asnjë ekspertizë për deklarata e mësipërme. Në dosje, nuk citohet asnjë eksperti i marrë nga prokuroria, i cili të ketë kryer ekspertizë sipas ligjit. Si një prokurori politike ajo ka përdorur konkluzionet e diktuara nga Mimi Kodheli dhe Edi Rama të kontrollit që ata i bënë në 2013 privatizimit të KP.
Ky kontroll nuk nxorri asnjë provë se kishte shkelje në procesin e privatizimit të klubit.
Konkluzioni mbi sipërfaqet, që përmendet në këtë kontroll, siç duket nga dëshmitë e dosjes, bazohet jo mbi akt ekspertimi, e ca më pak akt ekspertimi zyrtar, por mbi vleresime të bëra nga kqyrja e dokumenteve të marra në rrugë “shoqërore” (fq.97).
2. Sipërfaqet e privatizimit nuk i caktojnë pronarët. Nuk i cakton as AKKP, as qeveria dhe as ministria titullarët e pronës. Ligji ka përcaktuar mekanizma kontrolli dhe balance dhe sipërfaqja e pronës për privatizim caktohej nga bashkia. Bashkia Tiranë, e drejtuar nga Edi Rama, ka përgatitur dhe konfirmuar gentplanin sipas zyrës së Urbanistikës GIS Kadastrës. Ky gentplan përcakton vendndodhjen e objekteve, sipërfaqet dhe llojin e tyre. Në bazë të këtij gentplani të paraqitur, që është edhe gjurma ligjore e objektit që do të privatizohet, kanë vijuar procedurat e privatizimit përsa i përket sipërfaqes dhe gentplanit të konfirmuar.
Pronarët nuk mund të marrin tokë tjetër veç asaj që caktohet në gentplan. Pronarët kanë paguar dhe kanë marrë pikërisht atë tokë që ka caktuar organi kompetent për gentplanet – Bashkia Tiranë.
3. Përveç argumentit ligjor, pretendimin absurd e hedh poshtë edhe argumenti praktik. KP nuk është privatizuar nga familja Begeja, por nga 5 familje, të cilat në atë zonë, të gjitha bashkë, kanë 67 mijë m2 pronë, pra shumë më tepër sesa sipërfaqja e KP. Pronat e tyre janë vijuese me njëra-tjetrën, pa hapësira në mes. Ngado që të lëvizin, ato kanë mjaftueshëm hapësirë për të rënë përsëri mbi pronën e tyre.
4. E vërteta është se në po atë zonë, pronarët i falën shtetit mijëra metra2 tokë për t’u përdorur për ndërtimin e një gjimnazi për komunitetin prej 60 mijë banorësh që nuk e kishte një të tillë. Edi Rama e përdori këtë tokë për të ngrohur xhepin e mediave të tij, konkretisht pronarit Karlo Bollino, i cili e mori këtë dhuratë me çmimin e dhimbshëm prej 1 euro.
Sot po ky altoparlant i qeverisë, i kthen borxhin Edi Ramës duke akuzuar pronarët për përvetesim të paligjshëm, të njëjtët pronarë mbi truallin e të cilëve ai ka ngritur mediat e tij që majmen nga pushteti./ CNA
Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi është kërcënuar nga nj...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur shqetës...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 1 nënt...
Deputet i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka rea...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një arti...
Partia Demokratike ka paditur në SPAK deputetin e Part...
Fakulteti i rikonstruktuar i Gjeologji-Minierave dhe një m...
Ish-deputeti Muslim Murrizi ka reaguar me nota ironie ndaj...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
Ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlli...
Grupi parlamentar i CDU/ CSU në Bundestagun gjerman ka...
Ka nisur në orën 13:00 mbledhja e Konferencës së Kryetarëv...
Dy fëmijë të mitur të moshës 8 dhe 10 vjeç u raportuan...
Është shtyrë data për marrjen në pyetje nga SPAK-u të krye...
Gjykata pritet të japë masën e sigurisë për ish-depute...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u ka akorduar "Me...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se...
Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho, ka denoncuar se ja...
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashk...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...