Dalin mesazhet/ Deputetët e PD-së kundër bojkotit të seancës në Kuvend
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se ka nisur reformimi i Universitetit të Korçës, "Fan.S.Noli".
Peleshi ndan lajmin se Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, me mbështetjen e Fondacionit Shqiptar-Amerikan për Zhvillim AADF, ka kontraktuar 3 ekspertë nga diaspora shqiptare në SHBA me përvojë si profesorë dhe kërkues shkencorë në disa universitete të SHBA-së, për të përkrahur procesin e reformimit të universitetit "Fan.S.Noli".
Një tjetër zhvillim është takimi me ministren Anila Denaj për hapjen e laboratorit të analizave të tokës, lidhja e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore me fakultetin e Agronomisë dhe mbështetja e qendrave të kërkimit shkencor të lidhura me nevojat e fermave të rajonit do të jenë objekt i punës së një grupi pune që po ngrihet për këtë qëllim në MBZHR.
Ministri gjithashtu tregon se Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur procedurën për restaurimin e ndërtesës historike të ish-senatoriumit dhuruar nga filantropi Thoma Turtulli dhe ndërtimin e një kompleksi të ri të dijes.
Sipas ministrit do të jetë një hapësirë e shtuar për universitetin, për të zhvilluar programet e reja inovative.
Universiteti "Fan.S.Noli", në bashkëpunim me FSHZH dhe Bashkinë Korçë, duhet të punojë paralelisht për të bërë gati programet e reja në partneritet me universitetet e mirënjohura, që do të mbushin me studentë të shkëlqyer hapësirat moderne të këtij kompleksi të dijes.
“LAJME TE MIRA PER UNIVERSITETIN
Sot, sfida më kritike për Korçën si bashki dhe si rajon është demografia. Pra, si ta bëjmë Korçën atraktive për të rinjtë dhe profesionistët.
Ka vetëm një përgjigje: së pari, të krijojmë mundësi shkollimi bashkëkohor dhe të përballueshëm dhe, së dyti, të krijojmë mundësi punësimi për të rinjtë.
Nëse duam ta thjeshtojmë më tepër, mund të lëmë vetëm të parën, sepse e dyta është rrjedhim. Pra, nëse do ti japim vlerë diplomës së universitetit tonë Fan S. Noli dhe nëse do të prodhojmë profesionistë të pajisur me njohuritë e kohës, oferta e punës do të vijë, qoftë përmes industrive që rialokohen aty ku gjejnë staf (sidomos bizneset teknologjike), qoftë përmes mundësisë së artë të punës online. Universiteti, universiteti, universiteti. Aty duhet të përqendrojnë sot të gjitha forcat, lidershipi i universitetit, stafi akademik, bashkitë e qarkut, institucionet qendrore dhe rajonale dhe çdo aktor që ka mundësi të japë një dorë.
Nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të guxojmë të jemi më të mirët. Historia jonë e përbashkët na jep shembuj se si ia dolën të parët tanë.
Tani është rradha jonë.
E dimë në ç'pikë ndodhemi, e dimë edhe ku duhet të arrijmë:
•Universiteti Fan S. Noli - modeli më i shkëlqyer i arsimit të lartë në Shqipëri. •Universiteti Fan S. Noli - universiteti më i ndërkombëtarizuar në vend, me programe të përbashkëta me universitete të njohura ndërkombëtare.
•Universiteti Fan S. Noli - kampioni i kërkimit shkencor dhe zhvillimit të gjetjeve shkencore në bashkëpunim me aktorët e tregut.
Puna ka filluar dhe unë dua të ndaj këtu 2-3 zhvillime pozitive në të cilat kam dhënë mbështetje modeste, krahas shumë përpjekjeve që stafi akademik i universitetit bën çdo ditë:
1. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Ogerta Manastirliu, me mbështetjen e Fondacionit Shqiptar-Amerikan për Zhvillim AADF, ka kontraktuar 3 ekspertë nga diaspora shqiptare në SHBA me përvojë të vyer si profesorë dhe kërkues shkencorë në disa universitete të SHBA, për të përkrahur procesin e reformimit të universitetit Fan S. Noli. Së bashku me ministren zhvilluam një bisedë të parë me ta dhe së shpejti do të fillojë puna në bashkëpunim me lidershipin dhe delartamentet e universitetit.
2. Së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj, zhvilluam një takim të frutshëm me pedagogët e fakultetit të Agronomisë. Hapja e laboratorit të analizave të tokës, lidhja e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore me fakultetin e Agronomisë dhe mbështetja e qendrave të kërkimit shkencor të lidhura me nevojat e fermave të rajonit do të jenë objekt i punës së një grupi punë që po ngrihet për këtë qëllim në MBZHR.
3. Rektori i Universitetit Politeknik, z. Andrea Maliqari, dhe rektori i Universitetit Fan S. Noli, z. Dhimiter Bello, firmosën në fundjavë marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve, që do të jetë kuadri ku do të marrin jetë programe të përbashkëta në profile bashkekohore. Me besim që do të kemi disa surpriza të bukura më vonë.
4. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur procedurën për restaurimin e ndërtesës historike të ish-senatoriumit (dhuruar nga filantropi Thoma Turtulli) dhe ndërtimin e një kompleksi të ri të dijes. Kjo njësi e re do të jetë një hapësirë e shtuar për universitetin, për të zhvilluar programet e reja inovative. Universiteti Fan S. Noli, në bashkëpunim me FSHZH dhe bashkinë Korçë, tani duhet të punojë paralelisht për të bërë gati programet e reja në partneritet me universitetet e mirënjohura, që do të mbushin me studentë të shkëlqyer hapësirat moderne të këtij kompleksi të dijes. Me këtë kompleks, universiteti Fan S. Noli siguron një infrastrukturë moderne dhe të mjaftueshme për të akomoduar jo vetëm studentët korçarë, por edhe të tjerë nga Shqipëria dhe vendet e rajonit.
Gjithçka është e mundur nëse besojmë dhe punojmë të gjithë dhe çdo ditë. Sëbashku Për Korçën”, deklaron Peleshi./ CNA
Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho, ka denoncuar se ja...
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashk...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar publiki...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të hetohet kon...
Pas përplasjeve në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ...
Pas përplasjes mes opozitës dhe mazhorancës në mbledhj...
Tensionet vijojnë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve...
Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi, ka kallëzuar penalisht...
Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, edhe p...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, thotë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka ngritur alarmin se...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vlerësuar angazhim...
Avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Gen...
Gazetari Julian Kasapi, i cili shkoi në Izrael për të ...
Projektbuxheti për vitin 2024, rezulton në një nivel t...
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka njoftuar këtë të...
Gazetari, Mentor Kikia ka folur lidhur me zhvillimet e...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli të martën më ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...