Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Projektbuxheti për vitin 2024, rezulton në një nivel të ri lidhur me planifikimin e shpenzimeve publike që tejkalojnë 7 miliardë euro.
“Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë mbi 5% të PBB-së, duke mbështetur në vazhdimësi rritjen ekonomike, për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin, si edhe duke nxitur punësimin. Paketa e investimeve mbështet infrastrukturën kombëtare dhe vendore, për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës në rritje të turizmit.”, bëri me dije Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.
Nga një rishikim i projektbuxhetit rezulton se për infrastrukturën dhe energjinë parashikohet vijimi i mbështetjes financiare për projektet ekzistuese madhore si dhe nisja e disa projekteve të reja.
Projektet që do të financohen që janë:
Tuneli i Llogarasë, Porti Detar i Durrësit në Porto Romano, hekurudha Tiranë-Rinas dhe Tiranë-Durrës, zgjërimi i aksit Elbasan-Qafëthanë, reduktimi i mëtejshëm i humbjeve të energjisë elektrike, rritja e prodhimit vendas së energjisë elektrike, rritja e përdorimit të biokarburanteve në sektorin e transportit, etj.
Çfarë është vendosur si prioritetet për Infrastrukturën dhe Energjinë në 2024-2026?
Prioritetet për Infrastrukturën dhe Energjinë në vitet 2024-2026 është vendosur:
-Zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare nëpërmjet, ndërtimit, rehabilitimit dhe sistemimit të rrugëve kombëtare dhe përveç kësaj kalimin në praktikat e mirëmbajtjes së rrugëve bazuar në performancë
-Zgjerimi i aksesit dhe cilësisë së shërbimit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve përmes: (i) një portofoli të investimeve publike; dhe (ii) përmirësimit rrënjësor të menaxhimit të shoqërive aksionere të ujësjellës kanalizimeve, duke standartizuar parimet e qeverisjes së sektorit
-Rritja e efiçencës së energjisë kundrejt konsumit të përgjithshëm final të energjisë nëpërmjet shqyrtimit të programeve për promovimin e tregut, për penetrimin e teknologjive të përparuara si dhe rritjen e përdorimit të energjive të rinovueshme
Rezultatet që synohet të arrihen për periudhën afatmesme 2024-2026 sipas programeve:
1.Programi “Transporti Rrugor”
-Për tre vitet e ardhshme, kontratat koncesionare që do të mbështeten me fonde nga buxheti i shtetit janë
-Kontrata e Koncesionit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit;
-Kontrata e Koncesionit për ndërtimin e Rrugës Milot – Morinë;
-Kontrata e Koncesionit për ndërtimin e Rruges Orikum – Dukat, By Pass-Porti i Jahteve;
-Projektet kryesore për periudhën afatmesme janë sa vijon:
-Ndërtim Tuneli i Llogarasë;
-Porti Detar i Durrësit “Porto Romano”
-Hekurudha Tiranë-Rinas dhe Linja Tiranë-Durrës;
-Zgjerimi i aksit Elbasan-Qafë Thanë;
-3532 km rrugë të mirëmbajtura sipas standardeve në vitet 2024-2026 në të gjithë territorin
2. Programi “Ujësjellës Kanalizime”
-Reduktimi i humbjeve në rrjet në nivel kombëtar në masën 57% në vitin 2026 nga 63% që parashikohet në vitin 2023
-Orët mesatare të furnizimit me ujë të pijshëm synohet të rritet në 19 orë/dite në vitin 2026 nga 16 orë/ditë në vitin 2023
-Orët e furnizimit me ujë në zonat bregdetare synohet të arrihet në 21 orë/ditë në vitin 2026 nga 18 orë/ditë në vitin 2023
-Mbulimi me shërbim furnizimi me ujë të pijshëm zonë Urbane në 95.5% në vitin 2026 nga 94% në vitin 2023
-Mbulimi me shërbim furnizimi me ujë të pijshëm zonë Rurale 67% në vitin 2026 nga 60% në vitin 2023
-Mbulimi me kanalizime në zonat Urbane në 85% në vitin 2026 nga 83.5% në vitin 2023
-Mbulimi me kanalizime në zonat Rurale 18% në vitin 2026 nga 13.5% në vitin 2023
-Sasia e ujit të faturuar synohet të arrihet në 120 litër/ frymë/ditë në vitin 2026
-Mbulimi me shërbimin e ITUN (kanalizime+gropa septike) synohet të arrihet në nivelin 18% në vitin 2026 nga 15.5% në vitin 2023
-Përqindja e mbulimit të kostove të Ujësjellës-Kanalizimeve me të ardhurat synohet të arrihet në vlerën 75% në vitin 2026 nga 64% në vitin 2023
3.Programi “Mbështetje për Energjinë”
-Rritjen e përdorimit të Energjive të Rinovueshme nga 40% në vitin 2024 në 41% në vitin 2025
-Rritja e eficencës së energjisë nga 7% në vitin 2024 në 7.5% në vitin 2025
-Reduktim i mëtejshëm i humbjeve të energjisë elektrike në 20% në vitet 2024-2025
-Rritja e prodhimit vendas së energjisë elektrike me 70% për vitet 2024-2025
-Rritja e përdorimit të biokarburanteve në sektorin e transportit me 10% për vitet 2024-2025
4.Programi “Mbështetje për Rrjetet e Komunikacionit”
-Rritjen e zhvillimit të infrastrukturës broadband në Republikën e Shqipërisë në 55% në vitin 2025 nga 44% që parashikohet në vitin 2024
-Rritja e penetrimit broadband në nivel Republike të Shqipërisë në 65% në vitin 2025 nga 45% që parashikohet në vitin 2024
5. Programi “Transporti Ajror”
-Rritjen e standarteve dhe performancës së Organit Kombëtar të incidenteve /Aksidenteve ajrore nëpërmjet investimeve për forcimin e kapaciteteve
-Numri i investigime të kryera lidhur me parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve ajrore parashikohen 6 investigime për çdo vit
-Integrimi i aviacionit civil shqiptar në sistemet evropiane të transportit ajror, ku synohet përafrimi i legjislacionit 100% në vitin 2026
6.Programi “Transporti Detar”
-Rritja e nivelit të investimeve dhe kapaciteteve përpunuese të porteve në masën 35% për vitet 2024-2025
-Financimi i projektit të ri “Ndërtimi i Portit të ri tregtar Porto Romano Durrës” përgjatë 2024-2026;
7.Programi “Transporti Hekurudhor”
-Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Terminali pasagjerëve Tiranë dhe ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Rinas
-Zgjatim i rrjetit hekurudhor kombëtar në qendrën e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë (Projekti I zgjatimit të linjës hekurudhore terminali i transportit publik – stacioni i trenit Tiranë si zgjatim I linjës hekurudhore Durrës – Tiranë)
8.Programi “Mbështetje për Burimet Natyrore”
-Synohet nxitja e rritjes së sektorit përmes promovimit dhe inkurajimit të zbulimit të burimeve të reja potenciale mineralmbajtëse, nëpërmjet kompanive vendase e të huaja, të vogla dhe të mesme;
-Rritja e lejeve minerare aktive në të cilat zhvillohet aktivitet minerar konform standarteve në 595 leje në vitin 2026 nga 580 leje në vitin 2023;
-Studime mbi burimeve hidrologjike dhe minerare të pashfrytëzuara dhe parandalimin e rreziqeve gjeologo – mjedisore nëpërmjet monitorimit në 25 studime në vitin 2026;
-Përmirësimi i transparencës së biznesit në industrinë nxjerrëse, në mënyrë që të ardhurat nga ky biznes të kontribuojnë më shumë në zhvillimin e vendit
9.Programi “Mbështetje për Industrinë”
-Rritja e nivelit të sigurisë së shfrytëzimit, mirëmbajtjes dhe përdorimit të produkteve/ pajisjeve / instalimeve
-Rritja e standardeve të produkteve dhe sigurisë së pajisjeve / instalimeve me 20% për vitet 2024-2026;
-Reduktimi i rrezikut nga kimikatet e rrezikshme në 15% në vitin 2026.
-Rritja e numrit të mostrave të analizuara të naftës dhe nënprodukteve të saj, të prodhuara në vend dhe të importuara në masën 14 500 në vitin 2026
-Rritja e standardeve të naftës dhe nënprodukteve të saj nëpërmjet përdorimit të aparaturave specifike testuese
10.Programi “Planifikimi Urban”
-Zhvillimi i qëndrueshëm dhe i balancuar i territorit, duke zbutur pabarazinë rajonale, për garantimin e ekuilibrit midis interesave publike dhe private, në zhvillimin e territorit
-Hartimin e rregullave dhe standardeve të projektimit në disa fusha si dhe përafrimit të legjislacionit me standarddet e BE-së./ CNA
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka njoftuar këtë të...
Gazetari, Mentor Kikia ka folur lidhur me zhvillimet e...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli të martën më ...
Lul Basha, njeriu që adhuron byrekun ashtu si paratë r...
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka fol...
Nisma e qeverisë për rritjen e pagave ka ulur numrin e...
Profecitë e serialit të njohur amerikan “The Simpsons” jan...
Kryeministri i vendit Edi Rama ka kërkuar që Bashkimi ...
Tre prej viktimave të aksidentit të rëndë të ndodhur n...
Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin ...
Deputeti i opozitës Saimir Korreshi ka dalë në një deklara...
Ashtu siç dhe ishte paralajmëruar nga ish-kryeministri Sal...
Majlinda Palushi, mësuesja që u dhunua nga nxënësi i s...
Ish-kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi, ka komentuar...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar hapin e radhës du...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për zhvillimet e fu...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fragmente në të ci...
Një grup i zyrtarëve të lartë të SPAK-ut, bashkë me kreun ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar deklaratën e deputetit gjerman ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...