Dalin mesazhet/ Deputetët e PD-së kundër bojkotit të seancës në Kuvend
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho, ka denoncuar se janë investuar 2 milionë euro për godinat e qeverisë.
Në deklaratën e saj për mediat, Xhixho u shpreh se gjithashtu janë shkurtuar fondet për investim në arsim.
Xhixho theksoi se arsimi nuk ka qenë kurrë një prioritet i kësaj qeverie dhe për këtë arsye sot ka 43% më pak studentë se në vitin 2011.
Po ashtu është ulur buxheti për arsimin, i cili nga 5% që duhet të ishte, është 2%.
Deklarata e plotë e Erisa Xhixhos:
Qeveria tregoi edhe një herë paaftësi dhe klientelizëm me aktin e fundit normativ. Për të disatën herë, në Kuvend vjen një akt normativ që injoron shtresat në nevojë, sepse është hartuar me urdhër të klientëve të qeverisë.
Prekja e sektorëve shumë delikatë nga njëra anë dhe fryrja me para e tenderave të ndërtimit dhe shpenzimeve operative për zyra luksi nga ana tjetër tregojnë që buxhetin e shtetit, kjo qeveri e konsideron kuletën e vet private, ku mund të fusë dorën sa herë të dojë, për të kënaqur orekset e atyre që do ajo.
Në fakt, 7.5 miliardë lekët shtesë në buxhet nuk janë rezultat i performancës pozitive në realizimin e të ardhurave tatimore, por burojnë nga rritja e të ardhurave të tatimit mbi fitimin, nga të ardhurat personale dhe sigurimet shoqërore. Thënë ndryshe, janë para që kanë dalë nga portofoli i biznesit vendas.
Me aktin e ri normativ, qeveria ka vendosur të injorojë mijëra familje të varfra që përballen me dyfishimin e çmimeve. Asnjë paketë mbështetëse për asnjë prej kategorive në nevojë.
Akti normativ i qeverisë « Rama » nuk parashikon rritje të pagave, por parashikon ulje të fondit të pensioneve, pasi prioritet për qeverinë mbetet rritja e fondeve operative për shpenzime luksi si dhe shpenzimet kapitale.
Ndërsa nuk ngurron të shkurtojë investimet në strehim, arsim dhe shëndetësi, qeveria ndan mënjanë 2 milionë euro për investimet në godinat e veta.
Dua të ndalem në mënyrë të veçantë te arsimi, sepse më mirë se kudo aty shihet se çfarë nuk i intereson kësaj qeverie.
Fondet për investimet në arsim janë shkurtuar me 8.5 milionë euro.
Qeveria e ka parë të udhës t’ua heqë fëmijëve tanë këto fonde, për t’i kaluar në luksin e zyrave të veta.
I keqfinancuar dhe me një buxhet sa gjysma e normës, arsimi goditet sërish.
Arsimi është sërish kurbani i kësaj qeverie që pedagogët, mësuesit dhe studentët e këtij vendi i ka injoruar dhe përbuzur sistematikisht vitet e fundit.
Njësoj si në mars të vitit të kaluar (fondet e arsimit u shkurtuan me 13 mln euro), kur Europa u kërcënua nga kriza e energjisë, qeveria “Rama” sakrifikon të parat fondet e arsimit.
Pasi u mori peng me ligj diplomat studentëve të mjekësisë, pasi detyroi një në tre maturantë të largohet nga vendi, pasi mashtroi mijëra të tjerë me bursat e degëve prioritare, qeveria e Ramës vendos t’u heqë edhe paratë e investimeve institucioneve arsimore të vendit.
Përtej propagandës bajate të qeverisë këto janë faktet kokëforta që dëshmojnë edhe një herë se arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj qeverie.
Fatkeqësisht, sot në universitetet e vendit ka 43% më pak studentë se në 2011. Projeksionet flasin për përgjysmim të këtij numri brenda dekadës.
Interesi për degët e arsimit ka rënë në 6% të totalit të studentëve, buxheti i arsimit është vetëm 2% e GDP, ndërkohë që duhej të ishte të paktën 5%, fondet për shkencën janë gati inekzistente, 0.084% e PBB ndërkohë standarti i BE është 1%PBB, po ashtu 94 programe studimi janë në rrezik mbylljeje.
Dhe ndërsa këto shifra ulërasin për krizën ku ndodhet arsimi shqiptar, qeveria shton buxhetin e luksit të vet. Mbi 4 miliardë lekë do të paguajmë për kopshtin e Edenit në Kryeministri, afërsisht aq sa duhen për të trefishuar bonusin e bebes e për t’u ardhur në ndihmë familjeve që sjellin në jetë fëmijë.
Kjo qeveri e ka injoruar dhe keqpërdorur arsimin, i ka injoruar dhe përbuzur pedagogët, studentët, mësuesit e edukatorët.
Drama e shpopullimit të vendit nuk luftohet as me pengmarrje diplomash, as me kërcënime të stafeve pedagogjike, por me përgjegjeshmëri, me vendimmarrje të guximshme, me politika të qenësishme për arsimin duke e bërë atë realisht prioritet kombëtar.
Këmbanat e alarmit kanë kohë që bien, por kjo qeveri nuk ka veshë për të dëgjuar dhe aspak vullnet për të reflektuar.
Sot më shumë se kurrë, ajo po rrezikon të rrënojë të ardhmen e të rinjve tanë, ndaj duhet ndalur sot, jo nesër!
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashk...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar publiki...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të hetohet kon...
Pas përplasjeve në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ...
Pas përplasjes mes opozitës dhe mazhorancës në mbledhj...
Tensionet vijojnë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve...
Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi, ka kallëzuar penalisht...
Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, edhe p...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, thotë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka ngritur alarmin se...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vlerësuar angazhim...
Avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Gen...
Gazetari Julian Kasapi, i cili shkoi në Izrael për të ...
Projektbuxheti për vitin 2024, rezulton në një nivel t...
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka njoftuar këtë të...
Gazetari, Mentor Kikia ka folur lidhur me zhvillimet e...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli të martën më ...
Lul Basha, njeriu që adhuron byrekun ashtu si paratë r...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...