Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Tani që kanë shpartalluar përfundimisht opozitën, gazetarët e oborrit janë futur në garë se cili mban më shumë anë në luftën e brendëshme në PS. Nuk kishte surprizë se italo – shqiptari Karlo Bolino do të zgjidhte Erion Veliajn. Dhe pikërisht në ditët e tij më të vështira, pikërisht kur emri i del i njollosur në dosjen e SPAK për inceneratorin e Tiranës. Këtë impikim e bëri të ditur edhe një media që për kolegët e vet quhet serioze, por për PD-në e Berishës konsiderohet si sorosiane, agjensia BIRN. Ajo botoi një artikull që i referohej dosjes së SPAK, sipas të cilit Veliaj është i përfshirë edhe si nismëtar edhe si nxitës edhe si financues i inceneratorit të Mërtirit, Zotos dhe Gugallës.
Pikërisht në këtë kohë, kur kryebashkiaku i Tiranës ka më shumë nevojë, Bolino ka vendosur ti vërë gjoksin lartësimit të figurës së tij. Këtë nuk po e bën vetëm duke i kërkuar llogari organizatave ndërkombëtare të lirisë së shtypit, që etiketohen tek Shqiptarja.com si berishiste, pasi kritikojnë sjelljen e Veliajt me gazetarët. Këtë mision e ka marrë përsipër duke e shpallur personalisht Lalin si “një figurë e fuqishme në brezin e ri të socialistëve”.
Në një kolumne ku analizonte rezultatin e zgjedhjeve të përsërituara në Rogozhinë dhe humbjen e thellë të opozitës Berisha-Meta, Bolino kishte gjetur rastim të shpallte dhe Veliajn “figurë të fuqishme”. Aq me shpejtësi dhe urgjencë e kishte bërë, sa në shkrimin që si gjithmonë ai e shkruan fillimisht në gjuhën e nënës, përkthyesi nuk kishte pasur kohë që fjalën “area” ta përkthente në shqip në rajon apo “zonë”.

Në artikull Bolino shpjegonte se Berisha dhe Meta janë humbës kronikë që elektorati nuk i do, pa u lodhur të hulumtojë se si ndryshuan afro 2 mijë vota në dy muaj. Ai shkruante: “Kjo, pa i hequr asnjë meritë triumfit personal të Erjon Veliajt, i cili e drejtoi vetë në Rrogozhinë fushatën zgjedhore, duke shpartalluar edhe këtë herë “Bashkë fitojmë” ne zonën qe drejton dhe duke u rikonfirmuar një figurë e fuqishme në brezin e ri të socialistëve”.
Opozita në vend i ka denoncuar gjithnjë si të dyshimta lidhjet e Bollinos me Veliajn duke botuar herë pas herë edhe foto të tyre familjarisht duke vizituar Alberobello, në “area” të Puljes. Në fund para fushatës edhe rivali i Veliajt, Belind Këlliçi akuzoi Veliajn se qëndronte pas financimit të dyshimtë që Klodian Zoto i inceneratorit të Tiranës i pati bërë Report TV dhe Shqiptarja.com para zgjedhjeve të vitit 2021. Sepse mediat e Bollinos janë nga ato që kanë marrë reklamë nga një kompani korruptive, e cila operonte pa konkurencë në treg.
Por, të gjitha këto janë thjesht akuzat e opozitës. Tani, kur kjo e fundit është e pashpresë, loja po luhet për ekuilibrin e forcave brenda shumicës qeverisëse. Dhe në këtë lojë, Veliaj tani ka më shumë nevojë se kurrë, pasi i ka dalë emri në dosjen e SPAK për inceneratorin. Prandaj dhe ushtari italo-shqiptar Bolino është hedhur në sulm duke shfrytëzuar si pretekst Rogozhinën, për ta shpallur atë “një figurë të fuqishme në brezin e ri të socialistëve”./Lapsi.al/
CNA ka siguruar pamje nga situata në landfillin e Vlorës. ...
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në qytetin e Vlo...
GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën, nip...
Analisti Fatos Lubonja, e ka quajtur një tragjikomedi situ...
Petro Koçi u dorëhoq pak ditë më parë nga posti i tij si n...
Deputeti socialist Petro Koçi ka folur mbi urdhër arrestin...
Javën e kaluar, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikoi ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka deklaruar se një n...
Në Kraps të Fierit është riaktivizuar vatra e zjarrit. Mës...
Gjykata e Lartë ka vendosur lënien në fuqi të masës së sig...
Të martën, Roland Ilia ka marrë detyrën si kryetari i ri i...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një taki...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke se i ka "larë du...
Vula tashmë është kthyer në "mollë sherri" brenda grupit t...
Kreu i Partisë së Lirisë ka zbarkuar sot në zyrën e ish-kr...
Qindra miq dhe familjarë po përcjellin për në banesën e fu...
Kreu i Komisionit Zgjedhor të PD-së së vulës, Jemin Gjana,...
Ina Zhupa, deputetja e Partisë Demokratike, në një konfere...
Irfan Hysenbelliu, njeriu që ka shpallur veten si “Berluco...
Çrregullimet mendore po përparojnë me shpejtësi në populla...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...