FOTOLAJM/ 47 ditë proteste, qytetarët me pankarta "pikante"
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar projektligjin për portet turistike, duke deklaruar se ligji synon t’u dhurojë porte publike klientëve të qeverisë, duke shmangur konkurrencën e hapur dhe konsultimin publik.
Zhupa tha se ndryshimi i ligjit cenon sigurinë kombëtare, lirinë ekonomike dhe parimet e barazisë për operatorët ekonomikë. Sipas saj, favorizimi i investitorëve strategjikë rrezikon transparencën, krijon monopole lokale dhe mund të ndikojë negativisht në zhvillimin turistik dhe në integrimin europian të Shqipërisë.
Deputetja paralajmëroi se qytetarët do të protestojnë kundër këtij projektligji, duke ftuar pjesëmarrjen në një tubim të organizuar nesër në orën 18:00.
“Në komisionin parlamentar që drejtoj për Turizmin, ka ardhur për shqyrtim edhe projektligji për ndryshimin e Ligjit nr. 9710, datë 03.04.2007 'Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë'.
I ardhur si propozim i deputetes Zamira Sina, ku në fakt, Zamira ka vetëm firmën se siç doli edhe nga intervista e saj nuk e kishte idenë se çfarë kishte ligji. Është një ligj i qeverisë që do të shmangë procesin e konsultimit publik dhe e sjell me emër deputete një projektligj kundër interesit publik, interesit shtetëror. Një ligj që paraqet problematika të theksuara kushtetuese, ekonomike dhe të sigurisë kombëtare, sepse synon dhurimin e porteve për klientët dhe oligarkët pranë qeverisë me titullin 'investitor strategjik'.
Problemet e këtij ligji janë të shumta:
Së pari, portet edhe kur klasifikohen si turistike përbëjnë infrastrukturë kritike kombëtare, e lidhur drejtpërdrejt me sovranitetin territorial, sigurinë detare, kontrollin kufitar, zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e hapësirës bregdetare. Ato janë pjesë e pasurisë publike me regjim të posaçëm juridik dhe, si të tilla, administrimi i tyre duhet të udhëhiqet nga parimi i interesit publik maksimal dhe jo nga përjashtime sipas gjykimeve preferenciale të kryeministrit.
Së dyti, parimi i konkurrencës së lirë dhe barazisë para ligjit kërkon që çdo dhënie e së drejtës për ndërtim apo operim të aseteve publike me vlerë strategjike të realizohet përmes garës së hapur, transparente dhe të matshme. Përjashtimi nga procedura konkurruese:
kufizon mundësinë e shtetit për të përzgjedhur ofertën më të favorshme ekonomike;
ul transparencën dhe llogaridhënien;
rrit rrezikun e konfliktit të interesit dhe të përdorimit joefikas të pronës publike;
cenon parimin e trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë.
Së treti, investitorët strategjikë aktualisht përfitojnë lehtësi të konsiderueshme: procedura të përshpejtuara, asistencë administrative, mbështetje infrastrukturore dhe, në disa raste, përdorim afatgjatë të pronës publike me tarifa simbolike. Shtimi i një përjashtimi nga gara për asete me rëndësi të veçantë si portet përbën një favorizim të disproporcionuar, i cili cenon parimin e proporcionalitetit në politikëbërje. I bën ata shtet mbi shtetin.
Së katërti, në aspektin e së drejtës europiane dhe angazhimeve të Shqipërisë për përafrimin me 'acquis communautaire', standardet e BE-së në fushën e prokurimit publik, koncesioneve dhe ndihmës shtetërore kërkojnë transparencë, mosdiskriminim dhe konkurrencë reale. Përjashtimet e gjera nga gara mund të konsiderohen si devijim nga këto standarde dhe të ndikojnë negativisht në procesin e integrimit europian.
Së pesti, nga këndvështrimi i sigurisë juridike, nuk është e arsyeshme që një ligj i përhershëm sektorial të ndryshohet për t’iu përshtatur një skeme të përkohshme. Kjo qasje cenon stabilitetin e rendit juridik dhe krijon pasiguri për investitorët e tjerë që operojnë në kushte konkurrence.
Së fundi, portet dhe hapësirat bregdetare përbëjnë pasuri të pazëvendësueshme të brezave aktualë dhe të ardhshëm. Çdo vendimmarrje për administrimin e tyre duhet të jetë rezultat i një procesi transparent, konkurrues dhe të justifikuar ekonomikisht. Heqja dorë nga gara nuk përbën thjesht thjeshtim procedure, por reduktim të mekanizmave mbrojtës të interesit publik.
Nga këndvështrimi i zhvillimit turistik, një qasje e tillë mund të rezultojë problematike edhe për vetë industrinë e turizmit. Dhënia e porteve turistike pa garë të hapur rrezikon të krijojë monopole lokale, të kufizojë diversitetin e ofertës dhe të frenojë inovacionin në shërbime. Kur mungon konkurrenca reale, bie presioni për të rritur cilësinë, për të mbajtur çmime të arsyeshme dhe për të investuar në standarde ndërkombëtare të menaxhimit. Për më tepër, përqendrimi i hapësirave bregdetare në pak duar mund të nxisë zhvillim të pakontrolluar urbanistik, betonizim dhe kufizim të aksesit publik në bregdet, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë si destinacion i hapur dhe i qëndrueshëm. Turizmi modern kërkon transparencë, konkurrencë dhe balancë mes fitimit privat dhe interesit publik; në të kundërt, rrezikohet që portet të shndërrohen në enklava ekskluzive me përfitim të kufizuar për ekonominë vendase dhe me ndikim afatgjatë negativ në markën turistike të vendit.
Kjo qeveri e trajton Shqipërinë si pronë private që mund ta ndajë me miqtë e pushtetit, pa pyetur për kushtetutë dhe rregulla, ndaj edhe qytetarët do të protestojnë. Nesër në orën 18:00 kundër uzurpimit të vendit nga një bandë që po e plaçkit çdo ditë dhe pengojne drejtësinë për të mbrojtur veten”, tha deputetja Zhupa./ CNA
Mbledhja e planifikuar e Këshillit Bashkiak të Vlorës ësht...
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Francë, kryetari i Kuvendi...
SPAK-u ka dhënë pretencën për 29 të pandehurit e Universit...
Shoqëria civile e Qarkut Korçë u ka dërguar një letër të h...
Pas shkundjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama ka mbledh...
Në 35 vite, në Shqipëri nuk ka ndodhur që ministrat opozit...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur nd...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaru...
Është caktuar trupa gjykuese që do të gjykojë Erion Veliaj...
Shembja e ndodhur në aksin kombëtar të rrugës Librazhd–Për...
Pas botimit në Fletoren Zyrtare, numri dy i qeverisë do të...
Gazetari Andi Bushati ka komentuar fjalimin e kryeministri...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka reaguar pas n...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar lidh...
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar mbrëmjen e sotme fjal...
Analisti Andi Bushati ka komentuar mbrëmjen e sotme lëvizj...
Rrjeti SafeJournalists (SJN) shpreh shqetësim serioz për f...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar për ndryshimet ...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar lidhur me...
Lëvizje të reja janë bërë mbrëmjen e sotme në kabinetin qe...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...