Banka e Shqipërisë rrit normën bazë të interesit/ Sejko zbardh vendimet
Banka e Shqipërisë ka rritur normën bazë të interesit në 2...
4iG, investitori hungarez i ALBtelecom dhe ONE mbështet Hungarissimo, i cili sjell Javën e Kulturës Hungareze, me një sërë eventesh unike.

Java e Kulturës Hungareze vjen në disa qytete të Shqipërisë, gjatë datave 2-6 nëntor.
Aktivitetet që nisin më 2 nëntor, me hapjen e ekspozitës së dy artistëve hungarezë përgjatë zonës së Pedonales, do të shoqërohen me një sërë ngjarjesh kulturore për publikun e gjerë.
Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) 2022 është një nismë e Ministrisë së Kulturës, e mbështetur nga Bashkia e Tiranës dhe Tirana Youth Capital, e cila sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e 18 vendeve të botës, ndër të tjera edhe Hungarisë.
Festivali Hungarissimo mbështetet nga Grupi 4iG, i cili është investitori më i madh hungarez në Shqipëri, pas blerjes së ONE Telecommunications dhe ALBtelecom.

Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur sot në Muzeun Historik Kombëtar, z. Robert Budafoki, Zëvendëspresident i 4iG International, në Tiranë, duke u uruar suksese të gjithë artistëve të festivalit, ndër të tjera shtoi:
"Ne kemi kënaqësinë të mbështesim Festivalin Hungarissimo, i cili do të ndihmojë në promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis dy vendeve tona, përmes aktiviteteve të larmishme dhe interesante. Misioni i Hungarissimo është mjaft i ngjashëm me misionin tonë në Shqipëri. Të dy po promovojmë lidhjet midis investimeve dhe ekspertizës hungareze, me burimet e jashtëzakonshme shqiptare. Qëllimi ynë përfundimtar mbetet të ofrojmë shërbimet më të mira për qytetarët shqiptarë dhe mbi të gjitha të promovojmë inovacionin digjital në Shqipëri."
Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, znj. Meri Kumbe theksoi se:
“Javët Kulturore Ndërkombëtare, një nismë e Qeverisë shqiptare dhe e Ministrisë së Kulturës, vjen pikërisht për të celebruar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe rast 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Hungarinë. Synimi ynë është ta kthejmë Shqipërinë në një skenë të hapur ndërkombëtare, ku secili shtet mund të prezantojë ngjyrat e larmishme të kulturës së shtetit të tij, por ndërkohë të krijojmë mënyra komunikimi për komunitetin e artistëve dhe jo vetëm.”

Z. Adam Lovassy, Zëvendësambasador i Ambasadës Hungareze në Tiranë vlerësoi nismën e Ministrisë së Kulturës dhe bashkëpunimin e dy shteteve, të cilat këtë vit festojnë 100 vjetorin e miqësisë.
Përveç Tiranës, Fieri do të jetë një tjetër qytet ku do të prezantohet një program i përzgjedhur artistik, ndërsa nata e 5 nëntorit do t'i kushtohet tingujve të muzikës dhe shijimit të artit dhe kuzhinës tradicionale hungareze.
Kjo seri eventesh do të kulmojë me natën Grand Gala, kushtuar muzikës orkestrale klasike, në teatrin e Korçës, me pjesëmarrjen e shumë artistëve shqiptarë dhe të huaj që performojnë në vende të ndryshme të botës.
Hungarissimo është kthyer tashmë në një festival tradicional, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e përvitshme e njohjes dhe shkëmbimit të traditave, artit, kulturës dhe kuzhinës hungareze./ CNA.al


Banka e Shqipërisë ka rritur normën bazë të interesit në 2...
Pamje të rënda janë publikuar në mediat e Kosovës për ...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 232.000 lekë të pr...
Pedagogët janë të vendosur të mos tërhiqen, por të për...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karbura...
Muslim Murrizi është shprehur se figura e kreut të SPAK-ut...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të sekre...
Kryeministri Edi Rama nuk ndalet në demaskimin dhe përgënj...
Historia e një zonje 44-vjeçare tronditi opinionin publik,...
Artan Hoxha së fundmi ka folur lidhur me luksin e shqiptar...
Një 16-vjeçare nga Fieri është raportuar e humbur. Mësohet...
Pjesëmarrësit e “Civil Society & Think Tank Forum 2022” që...
“Top Channel” dhe Vjollca Hoxha, sot kanë dalë më zbul...
Pas marrëveshjes për ndryshimin e ligjit për informim mbi ...
Policia e Shtetit në kuadër të dy operacioneve “Cash dhe G...
Konfuzioni mbi identitetin e një biznesmeni indian me bazë...
Ditën e djeshme pedagogët njoftuan se sot do të nisnin gre...
Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë, ku një familje ng...
Laert Haxhiu është i shpallur në kërkim për masakrën e Lus...
Presidenca ka kërkuar rreth 490 milionë lekë më shumë në b...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...