Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...

Denisa, një vajzë 17-vjeçare, tregoi jetën e saj të mundimshme këtë të dielë në “Ka një mesazh për ty”.
Ajo rrëfeu se babai nuk kishte qenë dakord për lindjen e saj dhe i kishte kërkuar abort nënës së saj, e cila nuk kishte pranuar dhe e kishte sjellë në jetë.
Por, për shkak të kushteve të këqija të jetesës, Denisa tha se e kishin dërguan në “Shtëpinë e Foshnjes” në Durrës, ku qëndroi rreth një vit e gjysmë dhe u kthye sërish te prindërit.
“Mami u desh të martohej, me shkuesi u martua, gjeti një burrë. Dhe linda unë, që e falenderoj shumë. Kur kanë dashur që të më sillnin mua në jetë, që mami ka qenë shtatzënë, babi ka qenë dhe sëmurë dhe nuk ka dashur që unë të vija në jetë. I ka thënë që të më dështonin mua. Mami me kokëfortësinë e saj tha që “unë nuk e heq fëmijën, do ta mbaj sido që të jetë, me bukë pa bukë, dikush do të më ndihmoj”.
Erdha unë në jetë, si bekim i mamit. Mamit iu desh që të më çonte mua për të më sjellë në jetë, në Tiranë, që pasi të lindja unë, të shkoja në “Shtëpinë e Foshnjës” Shkozet të Durrësit. Që mami të mos më mbante sepse nuk kishte as banesë, as kushte ekonomike, as shëndetësor, nuk kishte me çfarë të më ushqente. Më çuan atje, më lanë për një vit – një vit e gjysmë.
Ka ardhur mami pas katër muajsh që më ka gjetur, kur u bë babi që u shërua. Ka dhe një foto, ku mami kur më ka parë mua, ka qarë atë ditë. I kanë bërë foto se nuk e dinte sesi unë isha sepse nuk kishte asnjë lloj informacioni. Qe fati që as unë nuk u birësova, si motra ime”, u shpreh ajo.
Denisa tregoi se prindërit e saj kishin ndashur të bënin të njëjtën gjë edhe me motrën e saj më të vogël, por që nuk mundën ta rikthenin sërish në familje.
“Po, pas tre viteve, erdhi në jetë motra ime. Edhe mami përsëri tha që “do lind në Tiranë që të shkoj përsëri tek e njëjta ‘Shtëpi e Foshnjes’, ku qe goca e madhe”. Dhe tha që “do ta marrë pas tre viteve kur të bëhet tre vjeçe”, se nuk kishte as kushte të mira ekonomike, as shëndetësore. Pasi e çoi motrën atje, kaluan tre vite me sfida dhe gjithçka. Mami diagnostikohet nga kanceri i gjirit. Me gjithë ato peripeci, mamit iu desh që të shkonte të kryente operacionin, me kimioterapi, rreze. Dhe mua më la tek të afërmit e mi. Unë e ndieja shumë mungesën e mamit sepse isha 6 vjeçe. Nuk e di sesi më dukej jeta sepse isha mësuar me praninë e mamit”, theksoi 17-vjeçarja./ CNA
Në Shqipëri, në këtë fundvit, një numër i madh familjesh g...
Një lajm i hidhur vjen në prag të Krishtlindjes nga Greqia...
Papa Françesku i ka dërguar një letër kardinalit Ernes...
Në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, mijëra emigrant...
Në prag të Krishtlindjes së këtij viti, Ipeshkvi i Rrëshen...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë disa pamje nga shkolla e ...
Policia e Shtetit ka bërë publik planin e masave për g...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar për op...
Ardit Abria, vëllai i Drejtorit të Përgjithshëm të Bur...
Jul Deda ka kujtuar të atin e ndjerë, Zef Dedën, përme...
Gjermania po merret me 770,301 vende të lira pune, sip...
Radhë të gjatë automjetesh në autostradën Tiranë-Elbasan, ...
Unaza e Elbasanit është përballur me një trafik të rënduar...
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka folur lidhur me ...
Në prag të festës së Krishtlindjes, raportohet fluks n...
Kompozitori Spartak Tili ka komentuar festivalin e 62-të t...
Strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka dalë...
Policia e Shtetit ka bërë me dije se 3 shtetas, në kërkim ...
Pemët moderne të Krishtlindjeve kanë origjinën në Evro...
Ish-shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, ka bër...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...