Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Një rrugë thuajse e pakalueshme dhe sfilitëse lidh fshatrat e Dibrës me Skavicën në Kukës, aty ku pritet të ndërtohet hidrocentrali aq shumë i debatuar këtej pari. Natyra ka qenë dorëlëshuar në këtë pjesë të verilindjes në Shqipëri, ku gjen diell, erë dhe ujë me bollëk. Por pavarësisht të gjitha këtyre burimeve të energjisë së rinovueshme, qeveria ka zgjedhur të ndërtojë një vepër energjetike duke shfrytëzuar sërish lumenjtë e vendit. Këtë herë, mbi lumin Drin, parashikohet të ngrihet një digë me lartësi 147 metra, rezervuari i së cilës do të përmbyste rreth 15 mijë hektarë tokë bujqësore dhe pyje si dhe më shumë se 30 fshatra të luginës së Dibrës.
Majlinda Hoxha e kaloi fëmijërinë e saj duke dëgjuar për hidrocentralin e Skavicës, i planifikuar për t'u ndërtuar nga shumë qeveri shqiptare, që nga diktatura e deri më sot. Fshati i saj Çidhën është një nga dhjetëra fshatrat që do të vuajnë pasojat nëse projekti gjen zbatim. Xhaxhai i saj është një ndër të parët qëndrestarë të kësaj kauze dhe traditën e familjes po e çon përpara Majlinda. Shpeshherë, ajo dhe banorët e tjerë janë akuzuar se protestojnë për arsye politike, por këto fjalë nuk e zmbrapsin. "Kemi më shumë se 20 vite që protestojmë dhe nuk kemi asnjë agjendë. Ne do të kundërshtojmë çdo kompani private dhe çdo nismë që planifikon përmbytjen e Dibrës, shuarjen e historisë së Dibrës dhe vështirëson jetën e dibranëve” – thotë ajo për "Deutsche Welle".
Por banorët që jetojnë aty nuk janë të vetmit që protestojnë. Edhe përtej kufijve, ata janë organizuar e kanë ngritur zërin në mbrojtje të kauzës. Një prej tyre është edhe Agron Damzi, emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në 4 nëntorin e një viti më parë, së bashku me qindra të tjerë, ata protestuan para zyrave qendrore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në qershorin e këtij viti, marshuan sërish, më të shumtë në numër. "Ne nuk do të ndalojmë së protestuari, deri në anulimin e këtij projekti që zhduk dhe varros përfundimisht Dibrën” – thotë Damzi.
"Skavica”, nga "duart” e BE-së te SHBA-ja
Ndëkaq në Skavicë, kompania amerikane Bechtel pritet të nisë së shpejti punën. Kostoja e projektit nuk është ende e përcaktuar qartë, por qeveria shqiptare ka përmendur shumën prej 500 milionë eurosh. Skavica u mbështet fillimisht nga Fondi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Por në janarin e vitit 2021 BE u tërhoq. Në një kërkesë që "Deutsche Welle" i drejtoi Komisionit Europian, zëdhënësja e këtij institucioni, Ana Pisonero, sqaroi se: "Pas informacionit në lidhje me një memorandum mirëkuptimi midis Shqipërisë dhe SHBA-së për financimin dhe zbatimin e projektit të hidrocentralit të Skavicës dhe pas një sërë konsultimesh me qeverinë e Shqipërisë, BE informoi Shqipërinë për vendimin për të përfunduar grantin e Fondit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, mbi përgatitjen e investimit, më 15 janar 2021. Edhe pse i takon Shqipërisë të vendosë projektet që përfshihen në Planin Ekonomik të Investimeve, është e rëndësishme të ruhet qendrueshmëria në përparësitë që investimet e mëdha të zbatohen me sukses. Projekti Skavica u përfshi në Planin Ekonomik të Investimeve për Ballkanin Perëndimor me kërkesën e Shqipërisë, dhe më pas u tërhoq, pas marrëveshjes midis Shqipërisë dhe SHBA”.
Pasi mori përgjigjen e BE-së, "Deutsche Welle" i dërgoi një sërë pyetjesh edhe zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë, në disa kërkesa të ripërsëritura, për të mësuar më shumë rreth tërheqjes nga marrëveshja fillestare me BE-në dhe me fatin që do të kenë banorët e fshatrave të Dibrës që preken nga projekti. Pyetjet tona nuk morën përgjigje.
Deri tani banorët janë krejtësisht të paqartë dhe të painformuar se çfarë do të ndodhë me ta, tokat dhe bagëtinë e tyre. "Po të ndërtohet Skavica, ne na përmbyt tokat, shtëpinë e na përmbyt shpirtërisht të gjithëve” – i tregon DW Hazis Çerpja, banor i Zall-Dardhës, një nga fshatrat e Dibrës që do të preket nga ndërtimi i hidrocentralit. /DW
Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur senacën maratonë mbi disku...
Në datat 08-09.11.2022, është finalizuar operacioni ndërko...
Avokati Altin Goxhaj ka publikuar disa fotografi në "F...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rru...
Përfaqësuesit e SPAK-ut kanë dalë në një konferencë për me...
Ditën e sotme është bërë me dije se është zbuluar një ferm...
Brisida Shehaj ka reaguar në lidhje me mbylljen e hetimeve...
Policia greke ka arrestuar një shqiptar, i cili ishte shpa...
Gjykata penale e Liège-s ka nisur shqyrtimin e dosjes ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Dega Peqin, Mustafa Pa...
Kryeministri Edi Rama është shprehur i shqetësuar për shqi...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në 50-vjetorin e Kon...
Ori Nebiaj së fundmi ka reaguar lidhur me mandatin e deput...
Fermerët kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë për një pë...
Kryeministri Edi Rama, po mban fjalën e tij në Kongresin e...
Policia e Tiranës ka bërë publike rezultatet e operacionit...
Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën për vendimin e s...
Monika Kryemadhi i ka hedhur poshtë zërat se dokumentet pë...
“Të njëjtat kompani, pra, Lumi-06, Elvis 03 Group dhe Elvi...
Ditën e djeshme në Kuvend u përdor një fjalor mjaft i papë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...