"Me një poster vrasim 3 sorra"/ Avokati Altin Goxhaj "përgatitet" për protestën e 12 nëntorit
Avokati Altin Goxhaj ka publikuar disa fotografi në "F...

Në datat 08-09.11.2022, është finalizuar operacioni ndërkombëtar “FRIDA-REFOX”, në kuadër të skuadrës së përbashkët hetimore të koordinuar nga EuroJust me seli në Hagë, Holandë.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Policisë së Shtetit, ekspertët e krimeve kibernetike të policisë spanjolle Guardia Civil dhe Mossos d’Esquadra dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, në Shqipëri u zhvillua operacioni ndërkombëtar i koordinuar me shtetet Bullgari, Finlandë, Gjeorgji, Gjermani, Letoni, Maqedonia e Veriut, Spanjë, Suedi dhe Ukrainë.
Njësia C – Hetimi i Krimit Kibernetik në fillim të vitit 2020 ka regjistruar një procedim penal në bazë të informacioneve të marra nga shteti i Spanjës në fushën e mashtrimit kompjuterik dhe më saktësisht në lidhje me “Call Center”-at të cilat mashtronin nëpërmjet sistemeve kompjuterike, shtetas të huaj, kryesisht spanjollë.
Nga viti 2021 dhe në vazhdimësi SPAK-u ka marrë disa letërporosi në të cilat bëhej fjalë për subjekte të cilat dyshoheshin si të përfshira në këtë aktivitet kriminal dhe se viktimat ishin shtetas europianë nga vende si Gjermania, Spanja, Finlanda, Austria etj.
Pas ekzekutimit të letërporosive, Eurojust lehtësoi bashkëpunimin gjyqësor në këtë rast duke krijuar dhe financuar një skuadër të përbashkët hetimore, e ngritur me kërkesë të autoriteteve suedeze dhe duke përfshirë edhe Shqipërinë, Finlandën, Gjeorgjinë, Gjermaninë, Letoninë, Spanjën dhe Ukrainën.
Nga të dhënat e hetimeve të autoriteteve gjyqësore pjesmarrëse në këtë skuadër të përbashkët hetimore, tregonin për implikimin e shtetasve dhe kompanive shqipëtare. Për këtë arsye SPAK-u ka regjistruar procedimin penal Nr.301 të vitit 2021, për veprën penale “Mashtrim Kompjuterik” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar si vepër penale nga 143/b/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Nga hetimi i përbashkët ka rezultuar se numri i viktimave të këtij mashtrimi të madh në internet llogaritet në qindra-mijëra persona të cilët janë kryesisht shtetas të vendeve europiane.
Të dyshuarit i përkasin një rrjeti kriminal me emërtimin (OCG), që besohet të jetë i përfshirë në fushën e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet sistemeve kompjuterike duke përdorur për vjeljen e të ardhurave, kriptovalutat etj. Rrjeti kriminal përdori dhjetëra qendra telefonike (Call Center) në disa vende dhe qindra platforma në rrjet, për të kryer mashtrimet kompjuterike.
Të dyshuarit u paraqitën si ndërmjetës që do të ndihmonin investitorët të fitonin shuma të mëdha parash me investime të vogla. Në realitet grupi i strukturuar kriminal i mashtroi viktimat, duke fituar besimin e tyre në internet dhe duke ngritur profesionalisht qendra telefonike (Call Center), ose mënyra të tjera të të ashtuquajturës inxhinieri sociale. Kjo i inkurajoi viktimat të investonin nëpërmjet platformave të internetit të kontrolluara nga grupi i strukturuar kriminal, duke shkaktuar humbjen e shumave të mëdha të parave.
Për ilustrim disa nga platformat e përdorura janë: Absolut Global Markets, AurumPro, Finaxis, SNP Broker, CapitalMarketsBanc, FXNobel, Cryptokartal, Centrobanc, GoldmanBank, TopTradePro, GSI-MARKETS etj.
Shkalla e hetimeve të ndjekura në këtë rast është e paprecedentë deri më tani. Sipas hetimeve, qindra mijëra investitorë në të gjithë botën kanë rënë viktima të mashtrimit. Dëmi i shkaktuar llogaritet në rreth 50 milionë euro në çdo tre muaj.
Gjatë këtyre hetimeve janë kryer trembëdhjetë takime koordinuese të mbajtura me qëllim koordinimin e hetimeve kombëtare si dhe për t'u përgatitur për ditën e veprimit. Për më tepër, Eurojust lehtësoi ekzekutimin e urdhër-arresteve ndërkombëtare, urdhrave të hetimit evropian dhe letërporosive për vendet e treta.
Për të mbështetur ditën e veprimit më 8 dhe 9 nëntor 2022, Eurojust ngriti një qendër koordinimi për të mundësuar bashkëpunimin e shpejtë midis autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në këtë operacion.
Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar, në Shqipëri janë kontrolluar qendrat e thirrjeve apo ambiente në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, të cilat gjatë periudhës hetimore kanë pasur dhe ndryshime vendodhjesh, emërtimesh, por dhe bashkime më njëra-tjetrën për efekt të fshehjes nga organet ligjzbatuese.
Janë kryer 11 kontrolle qendrash thirrjeje dhe banesa.
Janë arrestuar/ndaluar 4 shtetas të dyshuar (2 nga SPAK-u dhe 2 në bazë të kërkimit ndërkombëtar) si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë (3 nga SPAK dhe 3 në bazë të kërkimit ndërkombëtar), si organizatorë të këtij aktiviteti kriminal.
Janë sekuestruar:
Rreth 300 pajisje kompjuterike, laptop, usb, hard disqe.
Prova të tjera dixhitale dhe dokumente të shumta.
Portofole kriptovalutash ne vleren aferisht 15.000 USD dhe cash 90.000 euro.
Dokumente identifikimi të shtetasve lituaneze dhe gjeorgjiane, karta banke lituaneze etj.
Në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjyqësore pjesmarrëse në këtë skuadër të përbashkët hetimore, bazuar në provat e sekuestruara, të cilat po analizohen, po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal./CNA.al
Avokati Altin Goxhaj ka publikuar disa fotografi në "F...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rru...
Përfaqësuesit e SPAK-ut kanë dalë në një konferencë për me...
Ditën e sotme është bërë me dije se është zbuluar një ferm...
Brisida Shehaj ka reaguar në lidhje me mbylljen e hetimeve...
Policia greke ka arrestuar një shqiptar, i cili ishte shpa...
Gjykata penale e Liège-s ka nisur shqyrtimin e dosjes ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Dega Peqin, Mustafa Pa...
Kryeministri Edi Rama është shprehur i shqetësuar për shqi...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në 50-vjetorin e Kon...
Ori Nebiaj së fundmi ka reaguar lidhur me mandatin e deput...
Fermerët kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë për një pë...
Kryeministri Edi Rama, po mban fjalën e tij në Kongresin e...
Policia e Tiranës ka bërë publike rezultatet e operacionit...
Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën për vendimin e s...
Monika Kryemadhi i ka hedhur poshtë zërat se dokumentet pë...
“Të njëjtat kompani, pra, Lumi-06, Elvis 03 Group dhe Elvi...
Ditën e djeshme në Kuvend u përdor një fjalor mjaft i papë...
Në Bukuresht, Rumani, u zhvillua në datën 9 nëntor forumi ...
“Një vajzë i prezanton djalin që dashuron familjes së saj,...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...