web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapi tender për të ndërtuar urën për familjarët/ SPAK shpall pretencën për ish-kryebashkiaken e Tropojës

12 Maj 2026, 14:13, Aktualitet CNA

Hapi tender për të ndërtuar urën për familjarët/

Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për ish-kryetaren e Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, të akuzuar për korrupsion dhe për ndërtuesin Rrok Gega.

SPAK-u ka kërkuar 4 vite shërbim prove për Zyra Ismailajn, e cila akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa ndërtuesi për korrupsion aktiv.

Ndërkohë ka kërkuar 2 vite shërbim prove për ndërtuesin Rrok Gega, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike“.

Ismailaj u mor e pandehur nga SPAK në muajin shtator të vitit të kaluar për tenderin e rikonstruksionit dhe ndërtimit të disa urave në Bashkinë e Tropojës njëra prej të cilave me ndërhyrjen te biznesmeni Rrok Gega, do të ishte e personalizuar mbi përroin që kalon fare pranë shtëpisë së motrës së saj. /CNA





Lajmet e fundit nga