25 ditë protesta/ Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe dhe kryebashkiakët
Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot dy takime të rë...
Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot dy takime të rë...

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, është liruar nga një gjykatë amerikane të mërkurën në ishullin amerikan të Paqësorit, Saipan, pasi u deklarua i fajshëm për shkeljen e ligjit amerikan për spiunazh në një marrëveshje që ia mundësoi atij të kthehet menjëherë si njeri i lirë në vendlindje, Australi.
Lirimi i tij i jep fund një sage ligjore 14-vjeçare, gjatë së cilës ai i kaloi më shumë se pesë vjet në një burg të sigurisë së lartë në Britani të Madhe dhe shtatë vjet të tjera në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku e luftoi ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, pasi përballej me 18 akuza penale.
Gjatë një seance që zgjati tri orë të mërkurën, Assange u deklarua i fajshëm për një akuzë penale, konspiracion për të siguruar dhe publikuar dokumente të klasifikuara të mbrojtjes kombëtare amerikane.
Por, ai tha se kishte besuar se veprimtaria e tij po mbrohej nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane, i cili mbron lirinë e shprehjes.
“Duke punuar si gazetar, unë e nxita burimin tim të më japë informata për të cilat thuhej se ishin të klasifikuara, në mënyrë që t’i publikoja”, tha Assange në gjykatë.
“Besoja se Amendamenti i Parë e mbronte këtë veprimtari, por e pranoj se ishte... shkelje e statutit të spiunazhit”, shtoi ai.
Gjykatësja Ramona V. Manglona e liroi Assange-n pasi ai e pranoi fajësinë, në bazë të marrëveshjes me prokurorët amerikanë, dhe pasi ai i kreu tashmë pesë vjet burgim në burgun e Londrës.
“Ne besojmë fuqishëm se Assange nuk është dashur të akuzohej kurrë në bazë të Aktit të Spiunazhit”, tha avokati i tij amerikan, Barry Pollack, pas seancës.
Ai theksoi se puna e WikiLeaks do të vazhdojë.
Avokatja e tij britanike, Jennifer Robinson, e falënderoi qeverinë e Australisë për diplomacinë e saj shumëvjeçare për ta siguruar lirimin e Assange.
“Është një lehtësim i madh për Julian Assange, për familjen e tij, miqtë e tij dhe mbështetësit e tij, si dhe për ne dhe secilin që beson në lirinë e shprehjes, që ai tani mund të kthehet në Australi dhe të ribashkohet me familjen”, tha ajo.
Assange, 52 vjeç, u largua nga gjykata pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të mbledhur pranë gjykatës.
Ai u largua nga ishulli Saipan me një avion privat dhe pritet të mbërrijë pas disa orësh në kryeqytetin australian Kanberra.
Assange ishte pajtuar të deklarohej i fajshëm për një akuzë penale, sipas dosjes së Gjykatës amerikane të Qarkut në ishujt verior Mariana.
Prokurorët thanë se u vendos që seanca të mbahej në ishullin amerikan Saipan të Oqeanit Paqësor pasi Assange nuk kishte pranuar të udhëtonte në SHBA dhe pasi ishulli ndodhej afër Australisë.
Assange i kaloi më shumë se pesë vjet në atë që gjykatësja Mangola e cilësoi si njërin prej burgjeve më të ashpra britanike, si dhe shtatë vjet i fshehur në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku luftoi kundër akuzave për krim seksual në Suedi dhe kundër ekstradimit në SHBA.
Gjatë qëndrimit në burgun Belmarsh, Assange u martua me partneren e vet Stella, me të cilët bëri dy fëmijë gjatë kohës sa u fsheh në Ambasadën ekuadoriane.
Mbështetësit e vet e shohin Assange-n si viktimë, sepse ai zbuloi prapësi dhe krime të mundshme amerikane, përfshirë konfliktet në Afganistan dhe Irak.
Uashingtoni ka thënë se publikimi i dokumenteve të fshehta nga ai vuri në rrezik jetë njerëzish.
Qeveria australiane punoi për lirimin e tij dhe e ngriti çështjen e tij me Shtetet e Bashkuara disa herë.
“Kjo nuk është diçka që ka ndodhur në 24 orët e fundit”, tha kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, të mërkurën.
“Kjo është diçka që është shqyrtuar, me durim, diçka për të cilën është punuar me kujdes, sepse kështu sillemi ne në Australi”, shtoi ai./ REL
Shqiptarët janë ata që përjetojnë më shumë trishtim, stres...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Pas hetimeve të thelluara të SPAK për aferën e incener...
Avokati Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me skandalin...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se protest...
Mesditën e kësaj të marte iu dha lamtumira dhe u përco...
Kreu i PD-së, Sali Berisha sonte ka sjellë në vëmendje...
Enkelejd Alibeaj, pak ditë më parë, njoftoi largimin e...
Pas shpërthimit të skandalit të mjekëve të Onkologjiku...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për skandalin...
Ministria e Jashtme e Greqisë ka kërkuar nga autoritet...
GjKKO ka dhënë vendimin për të akuzuarit për trafik të lën...
CNA shpesh ka denoncuar skandalet e kompanisë ajrore "...
Media e paguar nga inceneratorët, Top Channel përveçse...
Ditën e sotme është zbuluar një skemë mashtrimi e mjek...
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu është “zgjuar” p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur disa nga ars...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër rekur...
Kryesia e PD-së ka hartuar projektrezolutën e cila pritet ...
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar sa i përket skandal...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Plani për të reformuar sistemin e pensioneve në Gjermani k...
Deri në vitin 2030 në Gjermani pritet të shpenzohen qindra...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...