Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...

Shefja e Agjencisë Federale të Punë, Andrea Nahles, bën thirrje për më shumë emigracion në Gjermani. "Për shkak të ndryshimit demografik, nuk ka asnjë skenar ku mund t'ia dalim pa emigracion të madh”, tha Nahles për gazetën "Süddeutsche Zeitung". "Gjermania është një vend imigrimi." Republika Federale ka nevojë për rreth 400.000 punëtorë shtesë dhe punëtorë të kualifikuar në vit, shtoi ish-shefja e Partisë Socialdemokrate (SPD), tani drejtuese e Agjencisë Federale të Punës.
Nahles: Ende shumë pengesa për punëtorët e huaj
Punëtorët e huaj ende duhet të kapërcejnë një numër relativisht të madh pengesash për ardhjen në Gjermani. Kjo fillon me pengesat në lëshimin e vizave dhe kalon përmes zyrave të imigracionit me staf të pamjaftueshëm e deri tek njohja e diplomave dhe barrierat gjuhësore. Prandaj, politikanët duhet të veprojnë dhe t'i lehtësojnë gjërat, mendon Nahles. Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është çështja qendrore e tregut të punës.
Në të njëjtën kohë, kreu i Agjencisë Federale të Punësimit paralajmëroi se edhe potenciali i brendshëm i punëtorëve duhet të shfrytëzohet më mirë. "75 për qind e grave janë të punësuara, por shumë punojnë me kohë të pjesshme. Të rinjtë me prejardhje migrimi duhet të mbështeten më shumë se më parë," tha ajo. Gratë me prejardhje migrimi kanë shpesh më shumë pengesa në tregun gjerman të punës. "Edhe të moshuarve apo të papunëve nuk u janë dhënë mundësi të mjaftueshme deri më tani."
Schnitzer: Lehtësimi i marrjes së shtetësisë "absolutisht i mirëpritur"
Në këtë kuadër, kryetarja e ekspertëve ekonomikë, Monika Schnitzer, mbështeti reformën e ligjit të shtetësisë të planifikuar nga qeveria federale. Marrja më e lehtë e shtetësisë forcon integrimin e të huajve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, tha për gazetat e grupit Funke kryetarja e këshillit të ekspertëve, duke folur për zhvillimet e përgjithshme ekonomike. "Në funksion të ndryshimit demografik dhe mungesës në rritje të punëtorëve, në veçanti punëtorëve të kualifikuar, kjo është padyshim për t'u mirëpritur."
Shoqata Federale e Bizneseve të Mesme (BVMW) gjithashtu mbështet këto plane. Reduktimi i pengesave burokratike në natyralizimin e inxhinierëve të softuerëve si dhe personelit të infermierisë mund të jetë një avantazh i rëndësishëm për ardhjen dhe mbetjen e tyre në Gjermaninë në terma afatgjatë, tha Drejtori i rrjetit editorial Gjermani (RND) Markus Jerger.

Qeveria federale dëshiron të ulë pengesat ligjore për marrjen e shtetësisë gjermane. Në të ardhmen, duhet të jetë e mundur të merret shtetësia pas vetëm pesë vjetësh qendrimi në Gjermani, në vend të tetë vjetëve siç është tani. Në rastin e "arritjeve të veçanta të integrimit" kjo duhet të jetë e mundur pas tri vjetësh. Partitë e Unionit e refuzojnë projektin, e rezerva ka edhe një pjesë e partisë liberale në pushtet, FDP.
Zyra Federale e Statistikave: Emigracioni më i lartë neto që nga viti 1990
Ndërkohë, Enti Federal i Statistikave njoftoi se në gjysmën e parë të vitit 2022, më shumë se një milion njerëz me shtetësi të huaj kanë ardhur në Gjermani. Emigracioni neto nga janari deri në qershor ishte 1.046.000, sipas zyrës me seli në Wiesbaden. Kjo është vlera më e lartë brenda një gjysmë viti, që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.
Popullsia në Republikën Federale u rrit me 2.9 milionë nga fundi i vitit 2014 deri në mes të vitit 2022. Por numri i njerëzve me shtetësi gjermane është zvogluar, thonë statisticienët. Rritja është kryesisht për shkak të migrimit të refugjatëve nga rajonet e përfshira në luftë dhe dhunë, si në Siri, Afganistan dhe Irak në 2015/2016. Por numri këtë vit është shtuar veçanërisht për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë, e flukse mjaft të mëdha ka edhe nga vendet e BE-së, si Rumania, Bullgaria dhe Polonia./DW
Ish-prokurori i krimeve të rënda, Eugen Beçi, ka komentuar...
Kasem Hoxha është aktori dhe producenti shqiptar, që shoqë...
Një zyrtar i lartë i Katarit, i ngarkuar me organizimin e ...
Gazetarja Anila Hoxha ka zbërthyer deklaratat e ambasa...
Historiani Neritan Ceka është shprehur se Lufta Nacion...
Kryetari Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe të Përndjek...
Faik Martinaj, xhaxhai i Ervis Martinajt, i cili rezul...
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ndau me të gjith...
Gazetarja Anila Hoxha nuk ka kursyer SPAK-un, teksa ka...
Zyra e Prokurorit Publik Evropian, në bashkëpunim me a...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar ...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur për...
Xhaxhai i Ervis Martinaj, Faik Martinaj ka folur ditën...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është ...
Analisti Fatos Lubonja ka zbuluar skenrain duke tregua...
Analisti Fatos Lubonja i ka vlerësuar si hipokrizi fes...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë një reagim të ashp...
Dimri ka ‘trokitur’ në fshatin Dardhë të Korçës, i cil...
"Daily Mail" i ka kushtuar artikull atmosferës që krijuan ...
Viti i Ri është koha në të cilën një vit i ri kalendarik f...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...