
Ditën e sotme, duke nisur që prej orës 11:00, në katedralen “Ngjallja e Krishtit në Korçë” u zhvillua ceremonia e Fronëzimit të Mitropolitit të Korçës, Hirësi Anastasit.
I pranishëm në ceremoni ishte Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani. Gjatë fjalës së mbajtur, Fortlumturia e Tij ka dhënë mesazhe të forta. Një pjesë e fjalimit të tij i ishte dedikuar Korçës si qyteti i kulturës, djepi i arsimit, si qendër e rezistencës shpirtërore ku lindi Rilindja Kombëtare dhe u hap shkolla e parë shqipe.
Kryepiskopi Joan theksoi se sot si në të gjithë vendin tonë, edhe Korça përballet me sfida të mëdha si emigrimi masiv i të rinjve, plakja e popullsisë, vështirësitë ekonomike, ndikimi i sekularizmit, humbja e vlerave tradicionale dhe dobësimi i familjes, e cila është shtylla për të pasur një shoqëri të shëndetshme dhe funksionale.
Kryepiskopi shprehu bindjen se Mitropoliti i Korçës, Anastas, do të gjejë përgjigje krijuese për të gjitha sfidat e lartpërmendura.
“Në momentet e vështira, kujto thjeshtësinë dhe devotshmërinë e atë Kozmait, përulësinë dhe durimin e Hirësi Ignatit, diturinë dhe dashurinë e Kryepiskopit Anastas në veprën e tij të pashoqe në ringritjen e Kishës sonë nga gërmadhat. Por sidomos kujto fjalët e Apostullit: Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon (Fil. 4:13), sepse pa Krishtin nuk mund të bëjmë asgjë (Jn. 15:5).
Nuk je vetëm - pas teje qëndron e gjithë Kisha jonë, Sinodi i Shenjtë, klerikët e nderuar dhe qindra mijëra besimtarë që do të luten për ty. Ki ndërmend gjithmonë se të është dhënë hiri i Perëndisë dhe se Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por frymë force, dashurie dhe urtësie (2Tim. 1:7). Së bashku do të vazhdojmë detyrën e shenjtë që na është besuar.
Le të lulëzojë Mitropolia nën drejtimin tënd! Le të bëhet Korça qendër rrezatimi shpirtëror për të gjithë vendin tonë, model për të gjithë botën orthodhokse”, u shpreh Fortlumturia e Tij.
Të pranishëm në ceremoninë e Fronëzimit të Mitropolitit të Korçës, Hirësi Anastasit, ishin dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse.
Më 16 shtator 2025, Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e Fortlumturisë së Tij, Joanit, zgjodhi Hirësinë e Tij, Anastasin, Mitropolit të Korçës. Më parë, Hirësia e Tij ishte Episkop i Krujës.
Mitropoliti i Korçës, Anastasi, ka mbajtur sot fjalimin e tij të parë pas ceremonisë së Fronëzimit. Hirësi Anastasi tha se Fronëzimi është një ngjarje e kishës, një gur i ri i vendosur në tempullin e gjallë të trupit të Krishtit. Ai theksoi se ky vend që po i besohet nuk është i tij, por i Zotit.
“Etër të dashur, bashkëpunëtorët e mi më të afërt në vreshtin e Zotit, ju jeni zëri i përditshëm i kishës; praninë tuaj e ndien çdo lagje, çdo fshat e çdo shtëpi. Përmes jush predikohet Ungjilli, kremtohen misteret, dhe populli i Perëndisë ushqehet me hirin e shenjtë. Ju jeni duart me të cilat Krishti bekon, buzëqeshja me të cilën Bariu i Mirë ngushëllon, dhe zemra me të cilën ai i mbledh delet e Tij. Pa ju, çdo fjalë e imja do të ishte bosh, çdo përpjekje do të mbetej pa fryt. Për këtë ju falënderoj me gjithë zemër për gjithçka që keni bërë deri më sot", tha Mitropoliti i Korçës, Anastasi.
Po ashtu i pranishëm ishte dhe Atë Mihal Senellari, i Mitropolisë së Korçës. Në fjalën e tij Atë Mihali tha se kjo është një ditë e shenjtë për Mitropolinë dhe Hirësi Anastasit i dorëzohet shkopi baritor për të gjykuar me dashuri.
“I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit, një ditë e shenjtë për Mitropolinë tonë. Në emër të popullit u japim këtë shkop baritor për të gjykuar me dashuri”, tha Atë Mihali./ CNA
Një dialog Harvard–Oxford që zbërthen të ardhmen e aleancë...
Joana Qeleshi është zgjedhur në krye të Shoqatës së Avokat...
Kanë kaluar plot 41 ditë nga mashtrimi publik i Erion Veli...
Kryepiskopi Joan ka dhënë mesazhe të forta në ceremoninë e...
Mitropoliti i Korçës, Anastasi, ka mbajtur fjalimin e tij ...
Fortlumturia e Tij, Joani, po udhëheq ceremoninë e Fronëzi...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se tashmë lumi Vjosa...
Sot në orën 11:00, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në ...
Analisti Andi Bushati tha se pushteti në vend është i lidh...
Patriarkut Ekumenik i Konstandinopojës, Vartholomeu i ka d...
Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje nga mekanizmi i man...
Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla ka nda...
I akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal, kap...
2 superndeshje brenda një fundjave në kampionatin më të bu...
SPAK ka ndarë detaje nga hetimet e thelluara mbi vrasjen e...
Sot shënohen të 40-at e Mero Bazes dhe Erion Veliajt. 40 d...
Prokuroria e Korçës ka sekuestruar hotel “Rich” në Pograde...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përj...
Papa Leo i XIV, i ka dërguar një letër urimi Fortlumturisë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...