Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Pas mbledhjes, Sinodi i Shenjtë ka zgjedhur Mitropolitin e ri të Korçës, zotin Anastas.
Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Joan, u mblodh sot, më 16 shtator 2025, në Qendrën Sinodike të Kryepiskopatës së Hirshme të Tiranës, në përputhje me Statutin e Kishës, dhe kreu zgjedhjet e mëposhtme:
Zgjodhi me vota të plota si Mitropolit të Gjirokastrës, Hirësinë e tij, Mitropolitin e deritanishëm të Amantias, z. Nathanail. Fronëzimi i Mitropolitit të ri do të bëhet më 20 shtator 2025, në orën 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Gjirokastër.
Zgjodhi me vota të plota si Mitropolit të Korçës, Hirësinë e tij, Episkopin e deritanishëm të Krujës, z. Anastas. Fronëzimi i Mitropolitit të ri do të bëhet më 27 shtator 2025, në orën 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Korçë.
Në vijim, dy Mitropolitët e sapozgjedhur dhanë mesazhin e madh në paraklisën e Qendrës Sinodike.
Mitropoliti i Korçës z. Anastas (Mamaj)
Hirësia e tij, Mitropoliti i Korçës, z. Anastas (Mamaj), lindi në Vlorë, në vitin 1979. Ai kreu studimet në Departamentin e Gjuhës Greke në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Athinës (1999), u diplomua në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës dhe mori diplomë në Administrim Biznes (MSc) (2001-2005). Më vonë ndoqi studimet në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” (2017) dhe në Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës në Kolegjin Universitar LOGOS, ku mori diplomë (BSc) në Studime Teologjike Sociale dhe Shkenca Fetare (2023).
Në vitet 2005-2009 ka mbajtur poste me rëndësi në Bankën Italo-Shqiptare dhe nga viti 2009 deri në vitin 2017 ka pasur poste drejtuese në Union Bank. Nga viti 2006 deri në vitin 2014 ka qenë anëtar i Këshillit Kleriko-Laik të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mitropolitit të ndjerë të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, z. Ignat.
U hirotonis dhjakon më 22 janar 2018 nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi z. Anastas, u hirotonis prift më 20 tetor 2019 dhe mori titullin e Arkimandrit më 9 gusht 2020.
Nga viti 2017 deri më sot kontribuon në administrimin e pasurisë kishtare dhe aktiviteteve ekonomike të Kishës së Shqipërisë. Është Drejtor Ekzekutiv i Institucionit Universitar “LOGOS”, përfaqësues i Kryepiskopit në Këshillin Ekzekutiv dhe anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit “Klinika Orthodhokse Ungjillëzimi”. Gjithashtu, është këshilltar në Institucionin Arsimor “Frymë Dashurie” dhe nga data 3 dhjetor shërben si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës dhe Durrësit. Përveç gjuhës amtare, flet gjuhën greke dhe italiane./ CNA
Prokuroria e Dibrës ka dhënë pretencën për Islam Metën, du...
Ditën e sotme është mbledhur Sinodi i Shenjtë i Kishës Ort...
Gjyqtarja Etleva Deda ka caktuar datën 29 shtator në orën ...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar pas deklaratës q...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Sot, Shqipëria do të hapë katër kapituj të tjerë të negoci...
Gazetari Basir Çollaku i ftuar në emisionin “Tast Force” n...
Gjykata e Lartë ka caktuar datën se kur do të shqyrtojë kë...
Një vatër zjarri ka rënë pasditen e sotme në Parkun e Butr...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka pritur sot ...
Këshilli i Lartë i Prokurorëve do të hapë garën për drejtu...
Ka përfunduar raundi i parë i regjistrimeve në universitet...
29 ditë mashtrim publik nga Erion Veliaj dhe Mero Baze. E...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK-ut dhe kalon ...
Nesër Shqipëria do të hapë katër kapituj të tjerë të negoc...
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 57 pasuri: 33 apartam...
Politikani famoz, Pëllumb Pilinçi, tha se nuk është një kr...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca paraprake për d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është pa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paraqitet në...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...