Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Ka përfunduar raundi i parë i regjistrimeve në universitetin "Luigj Gurakuqi". Rektori Tonin Gjuraj thotë se nisur nga aplikimet ka një rritje të lehtë të numrit të studentëve me 0.5% megjithatë duhet pritur 24 tetori kur të përfundojnë edhe dy raundet e tjera të regjistrimit ndërsa u bëri thirrje maturantëve të veriut, trevave shqipfolëse dhe kudo tjetër që të zgjedhin universitetin e Shkodrës. Infermieri, fizioterapi dhe financë janë degët më të preferuara. E kundërta ndodh me degë si fizika dhe gjuhë letërsia që vijojnë të kenë probleme.
“U bëj thirrje maturantëve që për raundin e dytë me dt. 20-22 shtator t'i drejtohen portalit UAlbania për një tjetër proces aplikimi në universitetin e Shkodrës. Kam një thirrje edhe për ata që kanë përfunduar studimet bachelor për t’u regjistruar në ciklin e dytë të studimeve master. Masteri ka një ofertë më të zgjeruar akademike. Kemi 24 programe studimi në master të shkencave, kemi pasur 17, kemi 3 të reja që i përgjigjen nevojave të tregut të punës, infermieria klinike, marketing inovativ dhe cilësia e ushqimit dhe të ushqyerit që do të jetë vitin tjetër. Kemi 4 programe për gjuhën e huaj për të gjitha gjuhët që janë në universitet, gjermanisht, anglisht, frengjisht dhe italisht. Pra janë 3 programe të reja dhe 4 të riorganizuara.
Bilanci i regjistrimeve duhet të bëhet pas datës 24 tetor për bachelor sepse me 1 është mbyllur raundi i parë, 20-22 kemi raundin e dytë dhe regjistrohen mes datës 28-8 tetor dhe kemi një raund të tretë të lirë që vijon deri më 24 tetor. Këtu nuk futen transferimet dhe kuotat që vijnë nga trojet. Nisur nga aplikimet ka një përqindje në rritje mbështetur tek aplikimet dhe tek kuotat. Vitin e kaluar kanë qenë 44.73% dhe këtë vit jemi 45.21% në raportin kuota aplikime.
Programet që kanë rritje të ndjeshme është financa dhe këtu kemi studentë cilësorë. Fizika dhe gjuhë letërsia janë programe me shumë probleme dhe stafet duhet të bëjnë një analizë sepse ndodhen në vështirësi. Do punohet fort për programe të reja në bachelor. Histori dhe trashëgimi kulturore e kemi joaktiv sepse e kemi riorganizuar dhe ky program studimi do të aktivizohet në 2026," tha rektori Gjuraj.
Gjuraj tha se deputetët e Shkodrës duhët të jenë në mbështetje të universitetit “Luigj Gurakuqi” duke lënë pas ndasitë politike mes tyre për të mirën e Shkodrës.
“Nevoja për investime. I bëj thirrje politikës në Shkodër, përfaqësuesve të Shkodrës në Kuvend, të majtë dhe të djathtë dhe secilit grup që përfaqëson Shkodrën atje, ata të jenë sëbashku, ne të jemi bashkë sepse ky është një interes i lartë publik. Kur të fillojnë, momenti për ndryshimin për arsimin e ligjit të lartë, ky universitet ka nevojë për ta mbështetur.
Do t’i kontaktoj deputetët për të ushtruar presion pozitiv në qeveri për të ndërtuar një kampus në këtë qytet sepse i shërben një gjeografie më të gjerë dhe ka ardhur koha për ta pasur një kampus. Kemi bërë kërkesë që dy godina t’i kalojnë në pronësi universitetit. Ambicia është që të kemi edhe një fakultet të shkencave mjekësore teknike sepse numri është i konsiderueshëm sepse kuotat plotësohen që në raundin e parë.
Brenda tetorit do kemi kartën studentore që prodhohet nga bashkia ndërsa do të nisë edhe mensa dhe kemi kushte të mira në konvikte. Përgatitjet për vitin e ri akademik kanë nisur dhe shpresojmë që auditorët të njohin rritje sidomos programet e mësuesisë duke qenë se janë me prioritet kombëtar”.
Programet e reja janë në qender të vemendjes tha Gjuraj e për këtë është lënë detyrë stafit akademik për të punuar./CNA
29 ditë mashtrim publik nga Erion Veliaj dhe Mero Baze. E...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK-ut dhe kalon ...
Nesër Shqipëria do të hapë katër kapituj të tjerë të negoc...
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 57 pasuri: 33 apartam...
Politikani famoz, Pëllumb Pilinçi, tha se nuk është një kr...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca paraprake për d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është pa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paraqitet në...
Politikani famoz Pëllumb Pilinçi, i cili ka sfiduar dhe kr...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë rreth mesnatës...
Sot, në orën 10:30 në GJKKO do të mbahet seanca e radhës p...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i pu...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, do të thërrasë sot krye...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë rreth mesnatës...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha sot se gjendja e sig...
Një gjendje e pazakontë trafiku ka rënduar qarkullimin në ...
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka kr...
Gjykata e Sarandës vlerësoi të ligjshme dhe të plota hetim...
28 ditë mashtrim publik nga Erion Veliaj dhe Mero Baze. E...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...