web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzohet për vdekjen e turistes angleze/ Gjykata e Sarandës kalon për gjykim dosjen e Saimir Kushovës

14 Shtator 2025, 17:16, Aktualitet CNA

Akuzohet për vdekjen e turistes angleze/ Gjykata e Sarandës kalon

Gjykata e Sarandës vlerësoi të ligjshme dhe të plota hetimet e Prokurorisë dhe vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj Saimir Kushovës, një zhytës profesionist.

Ai akuzohet për “shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”, në dëm të turistes britanike Rebbeca Gannon, e cila humbi jetën tragjikisht tre vite më parë teksa bënte zhytje me ekspeditë në bregdetin shqiptar.

Interpol Oslo në Norvegji, ka konfirmuar se Kushova është dënuar nga gjykata e Shkallës së Parë Hordaland, si pjesë e një grupi kriminal të organizuar, të cilët në mënyrë ilegale kanë importuar dhe janë kujdesuar për lëndën narkotike, në sasi të mëdha.

Sipas të dhënave nga ardhura nga autoritetet e huaja, rezulton se Kushova aktualisht ndodhej në burgun Bergen, Norvegji.

Ai do të gjykohet në mungesë në Gjykatën e Sarandës, ndërkohë në proces do të jenë të pranishëm prindërit e Rebeca Gannon, të cilët janë zhvendosur nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, me shpresën për të gjetur drejtësi për jetën e vajzës./CNA 





Lajmet e fundit nga