
SPAK ka kryer një sërë hetimesh që lidhen me Bashkinë e Tiranës, kryebashkiakun e saj të shkarkuar politikisht në Asamblenë e PS-së nga Kryeministri, për drejtorët dhe zyrtarët e këtij institucioni që kanë përfunduar pas hekurave dhe janë akuzuar për vepra të rënda pasi janë kapur në korrupsion.
Në fakt jo vetëm të përfshirë në dosjen "5D", por edhe në dosjen e inceneratorit të Tiranës.
Sot do të sjellim disa nga drejtorët dhe zyrtarët e Bashkisë së Tiranës që u hetuan, akuzuan dhe u dënuan nga drejtësia për vepra të rënda penale.
Koka e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në 10 shkurt të vitit 2025. SPAK ka përfunduar hetimet dhe e ka dërguar dosjen e tij për gjykim.
Kryebashkiaku i shkarkuar tashmë politikisht nga Rama, Erion Veliaj akuzohet për korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale, futje e sendeve të ndaluara në qeli, shpërdorim detyre dhe fshehje dhe mosdeklarim i pasurisë.
I kapur 9 herë në korrupsion, mbi Veliajn rëndojnë 13 akuza për disa vepra të rënda penale.
Pas inceneratorëve një nga aferat më korruptive në Shqipëri ishte dosja "5D", ku drejtorë dhe zyrtarë të bashkisë ishin përfshirë në korrupsion duke vjedhur para publike.
Nga kjo aferë u arrestuan dhe u akuzuan drejtorë dhe zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

I akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 7 (shtatë) herë, 4 (katër) herë e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e kryer 5 (pesë) herë, të parashikuara nga nenet 259 e 25 (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe 257/a/2 të Kodit Penal, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287, shkronjat (a), (b), (d), e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.

I akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 4 (katër) herë, e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuara nga nenet 259 e 25 (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe 257/a/2 të Kodit Penal, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287, shkronjat (a), (b), (d), e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.

I akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.
Enton Punavija

I akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.
I akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.

I akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).
I akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 2 (dy) herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 244 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021), si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287, shkronjat (a), (b), (d), e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.
E akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 2 (dy) herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 244 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021), si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287, shkronjat (a), (b), (d), e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Eglantina Zere së bashku me katër zyrtarët e tjerë të Bashkisë Tiranë, Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.
Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarin e Njësisë së Prokurimit, Kristo Zhulati, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të zhvilluar më 1 tetor të vitit 2019.
Zere u dënua me 1 vit burg, por do të vuajë 9 muaj burg, për shkak se 1/3 i ulet nga gjykimi i shkurtuar. Me nga 9 muaj u dënuan edhe 4 të pandehurit e tjerë në këtë proces, të cilët gjithashtu përfituan ulje dënimi në 6 muaj heqje lirie.

Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këto procedime penale janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k (e njëjtë me shoqërinë me emrin “V.A.S Konstruksion” sh.p.k), e cila është zotëruar në mënyrë indirekte nga shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish-funksionarë në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Drejtorisë në institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë ka përfituar kontrata publike në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik nga autoritetet kontraktore “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.
Nga hetimet e kryera është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë krijuar për operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k. avantazhe dhe privilegje të padrejta në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion Palestra e Mundjes” të zhvilluar në datën 09.12.2020.
Nga provat e mbledhura gjatë hetimeve, është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor është dakordësuar me përfaqësuesin e operatorit ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k. për ta shpallur fitues të procedurës së prokurimit që në fazën e përgatitjes së dokumenteve, ende pa u shpallur procedura.
Të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k, i cili ka qenë i paracaktuar për t'u shpallur fitues nga e pandehura Deborah Keçi.
Deborah Keçi është dënuar me një vit burg, por përfiton nga gjykimi i shkurtuar. Për këtë arsye dënimi i është konvertuar në 16 muaj shërbim prove.
Po ashtu Teuta Guri, Renaldo Gjerasi dhe Etion Merën janë dënuar me 9 muaj burg, i konvertuar në 60 orë pune në interes publik.

Inceneratori i Tiranës është një nga aferat më korruptive në historinë e Shqipërisë.
Janë paguar me miliona euro për një incenerator që nuk ekziston, dhe kemi vetëm një mal me plehra dhe një situatë katastrofike.
Për këtë aferë në fakt janë marrë përgjegjës vetëm disa zyrtarë të nivelit të ulët, pasi ndonëse është afera më e madhe e shekullit kemi një prokuror që fle mbi këtë dosje.
Disa nga drejtorët dhe zyrtarët e lidhur me Veliajn që janë akuzuar dhe arrestuar për këtë aferë janë:
Taulant Tusha, i cili është i përfshirë dhe në dosjen "5D" dhe Namik Simixhiu.
Simixhiu është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Këta janë vetëm një pjesë e drejtorëve dhe zyrtarëve pranë Bashkisë Tiranë dhe Erion Veliajt që janë arrestuar dhe akuzuar për dy nga aferat më korruptive atë të inceneratorit të Tiranës dhe dosjes "5D".
Ka dhe të tjerë drejtorë që janë përfshirë në skema korruptive të cilët po hetohen dhe duhen hetuar nga drejtësia./ CNA
Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon. Kryeminis...
Një tjetër masiv shkëmbor është shembur duke bllokuar rrug...
Për zyrtarët qeveritarë, të quhen “të pashpirt” është një ...
Avokati dhe kryetari i shoqatës të Avokatëve Penalistë...
Qeveria shqiptare ratifikon marrëveshjen e grantit të BE p...
Në kryeqytet ka nisur procesi i njoftimit për mjetet e bra...
Kryeministri Edi Rama tha të enjten e 11 shtatorit, gjatë ...
Pasditen e kësaj të premteje, në Kuvendin e Shqipërisë u ...
Gjykata e Shkallës së Parë e Jurisdiksionit të Përgjithshë...
Është koha për spektakël në Serie A, është koha për Superd...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë të mashtrojnë paturpësi...
Sot në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar depute...
Seanca e parë parlamentare u shoqërua me tensione dhe deba...
Investimet e reja të biznesit në prona janë në rritje të n...
Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e m...
Përfaqësuesja ekzekutive e Open Data Albania, Aranita Brah...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë sot të tjera detaje nga h...
I ftuar në emisionin "Opinion" analisti Artan Hoxha tha se...
Analisti Ylli Manjani i ftuar në emisionin "Now" me Erla M...
I ftuar në emisionin “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, a...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...