web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Veliaj duhet të ishte shkarkuar që në maj"/ Hoxha: Rama e dinte fatin e tij më parë se të gjithë

11 Shtator 2025, 22:15, Aktualitet CNA

"Veliaj duhet të ishte shkarkuar që në maj"/ Hoxha:

I ftuar në emisionin "Opinion" analisti Artan Hoxha tha se Veliaj duhet të ishte shkarkuar që në muajin maj sepse kushti ligjor është plotësuar që atëherë.

Hoxha tha se Rama e dinte fatin e kryebashkiakut të Tiranës para të gjithëve.

 

"Rama i referohet gërmës S dhe jo gërmës së Kushtetutës, nismën duhet ta marrë Këshilli Bashkiak. Opozita e ka kërkuar shkarkimin e tij që në 12 maj. Ngjarja e sotme duhet të kishte ndodhur që në maj. Ky kusht ligjot është plotësuar që në 12 maj. Zgjidhja është një akrobaci, ndoshta dhe ai është i ndërgjegjshëm për këtë ndryhsim. Çështja mund të shkojë në Gjykatë.

Veliaj ka opsionin që mund të japë dorëheqjen që mos të shkarkohet, nëse pranon të shkarkohet dhe të ankohet nuk ka kuptim. Nëse Veliaj nuk jep dorëheqjen do të përgatitet për një ankesë në Gjykatë.

Rama kujdeset edhe sot që të thotë se është dorëjashtë në çështjen e Veliajt. Dilema e tij që edhe e fsheh edhe jo më konfuzon. Kryeminsitri e ka ditur fatin e Veliajt para të gjithëve ne", tha Hoxha./CNA





Lajmet e fundit nga