web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aktori turk ndan foton me Ramën: Në mandatin e katërt do të bëjë gjëra të mrekullueshme

11 Shtator 2025, 10:31, Aktualitet CNA

Aktori turk ndan foton me Ramën: Në mandatin e katërt do të

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, së bashku me bashkëshorten e tij, Almeda Abazin, kanë ndarë një foto me kryeministrin Edi Rama.

Krahas fotos aktori e quan Ramën një lider vizionar dhe arkitekt të një vendi që shikon me shpresë drejt së ardhmes.

Ndër të tjera Tolgahan shpreh bindjen se Rama në mandatin e katërt do të bëjë gjëra të mrekullueshme për Shqipërinë.

“Është një nder i madh për mua të jem në të njëjtën kornizë me liderin vizionar të Shqipërisë, Edi Ramën.

Arkitekti i një vendi që shikon me shpresë drejt së ardhmes… Energjia dhe vizioni i tij janë vërtet frymëzuese.

Jam i bindur që edhe në mandatin e ri 4-vjeçar do të realizojë gjëra të mrekullueshme për Shqipërinë.

Me shumë respekt, i dashur Kryeministër @ediramaal ????????”, shkruan Tolgahan Sayisman./ CNA

Aktori turk ndan foton me Ramën: Në mandatin e katërt do të





Lajmet e fundit nga