Mero Baze vazhdon të shkruajë budallallëqe
Nuk është për të qeshur, ndoshta është për të qarë, se...

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në vendin tonë, Nancy VanHorn ka vizituar anijen “Mount Whitney” të ankoruar në Porto Romano.
VanHorn tha se Shtetet e Bashkuara nxisin zhvillimin e një baze detare në Shqipëri me kapacitet portual mallrash në ujëra të thella. Nancy VanHorn deklaroi se përforcimi i Porto Romanos i shërben rajonit dhe Europës.
"Anija e SHBA “Mount Whitney” që ankorohet këtu në Porto Romano simbolizon fazën e radhës të modernizimit ushtarak të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara mirëpresin plotësisht dhe nxisin zhvillimin e një baze detare në Shqipëri me kapacitet portual mallrash në ujëra të thella pikërisht këtu në Porto Romano. Investimi i Shqipërisë në përforcimin e Porto Romanos do t’i tregojë rajonit, dhe të gjithë Europës ,aftësinë e Shqipërisë për të qenë një drejtuese e vërtetë në Aleancën e NATO-s, deklaroi VanHorn.
E ngarkuara me Punë tha se Shqipëria është një aset jetik për NATO-n për shkak të vendndodhjes së saj strategjike.
Tashmë, Shqipëria është një aset jetik për NATO-n për shkak të vendndodhjes së saj strategjike. Por, duke përforcuar Porto Romanon dhe duke e lidhur atë me rrugë dhe hekurudha, Shqipëria do të bëhet një rrugë thelbësore për një operacion të mundshëm të ardhshëm në Krahun Lindor të NATO-s.
Përforcimi i Porto Romanos do të ndihmojë në sigurimin e linjave të komunikimit detar dhe në stabilizimin e transportit të materialeve ushtarake përmes kufijve. Gjithashtu, do të dërgojë një sinjal të qartë për të gjithë ata që kërkojnë të destabilizojnë sigurinë transatlantike: Ne jemi të aftë, ne jemi të bashkuar dhe ne jemi të angazhuar ndaj mbrojtjes kolektive në tokë, në ajër dhe në det.
Përtej përfitimeve të sigurisë, përforcimi i Porto Romanos do të kontribuojë për begatinë më të gjerë ekonomike të Shqipërisë – që nga rritja e tregtisë e deri te nxitja e projekteve të reja infrastrukturore që krijojnë vende pune.
Aktualisht, portet në ujëra të thella që u duhen anijeve të marinës së aleatëve si Anija e SHBA “Mount Whitney” për t’u rifurnizuar ose për t’iu siguruar ekuipazheve të tyre pushim dhe çlodhje, janë të pakët në numër në Adriatik.
Përforcimi i Porto Romanos është një aspiratë e madhe, por realiste, aspiratë që kërkon një angazhim të fortë, veçanërisht një investim domethënës të fondeve kombëtare. Në Samitin e NATO-s në Hagë këtë verë, Aleatët u zotuan të shpenzonin 5 përqind të PBB-së për mbrojtjen. Angazhimi i fondeve kombëtare për Porto Romanon do ta sjellë Shqipërinë më pranë këtij angazhimi dhe do të hapë derën edhe për investime shumëkombëshe në Porto Romano, gjithashtu.
Presidenti Trump ka theksuar se të gjithë Aleatët duhet të përmbushin angazhimet e tyre dhe të rrisin shpenzimet për mbrojtje për t’u përballur me sfidat e sotme dhe rreziqet e së nesërmes. Zhvillimi i një objekti portual të ujërave të thella në Porto Romano me kalata të sigurta, me mjedise për trajtimin e ngarkesave dhe me lidhje me hekurudhat e rrugët, ndihmon për t’iu përgjigjur kësaj thirrjeje. Kjo do të përmirësojë sigurinë rajonale, do të forcojë Krahun Lindor të NATO-s dhe do të nxisë rritjen ekonomike," deklaroi VanHorn./CNA
Nuk është për të qeshur, ndoshta është për të qarë, se...
Pas përfundimit të hetimeve nga SPAK dhe dërgimit në gjyq ...
Qeveria ka miratuar projektligjin për menaxhimin e integru...
Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliajt kanë reaguar pasi ...
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet social...
GJKKO lë në fuqi masën "arrest në shtëpi për avokatin Besa...
Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme sot ka mbyllur hetimet ...
SPAK-u ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznes...
Ish-kryetarja e Komisionit të ligjeve, personi që prishte ...
SPAK-u ka dërguar në Gjykatën e Posaçme dosjen për çiftin ...
SPAK-u mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim bashkëshorten e...
SPAK-u ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatë dos...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
E ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, ...
Avokati Besart Logu, me anë të një postimi në rrjetet soci...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë të mos e nxjerrin dokum...
Seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Gërdeci” është sh...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar...
Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 25 shtator për zhvillim...
Prokuroria e Beratit ka ndarë detaje nga hetimet e zhvillu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...