web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama kërkon godinë të re për Kuvendin e Shqipërisë

11 Shtator 2025, 12:13, Aktualitet CNA

Rama kërkon godinë të re për Kuvendin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një godinë të re për Kuvendin e Shqipërisë.

“Kuvendi i Shqipërisë nxjerr ligje, por nuk ka ende ligjin e vet. Nuk ka pavarësi financiare, nuk ka administratën e vet, sa dhe si duhet në funksion të aktiviteteve të veta. Dhe madje Kuvendi i Shqipërisë është pa shtëpi. Ka një shtëpi që të garantojë praktikën dhe dreqi e mori estetikën, të një parlamenti të një shteti anëtar të BE-së. Ligji organik për funksionimin dhe organizimin e Kuvendit duhet të jetë një objektiv i vitit hyrës”, tha kryeministri./ CNA





Lajmet e fundit nga